Connect with us

Bota

Ky vit mund të përcaktojë fatin e luftës në Ukrainë

Më 21 shkurt 2022, presidenti rus, Vladimir Putin, e ka bërë një fjalim me tone të ashpra, duke ua ka ndryshuar mendjen shumë njerëzve që kanë besuar se Rusia nuk do të nisë pushtim të shkallës së plotë në Ukrainë.Më pak se 72 orë më vonë, raketat ruse janë nisur drejt territorit ukrainas, dhe forcat ushtarake ruse e kanë kaluar kufirin.

Sipas inteligjencës perëndimore, Putin ka besuar se Ukrainën do ta pushtojë brenda javëve, nëse jo ditëve.Kështu nuk ka ndodhur, dhe tani lufta i ka mbushur dy vjet. A do të përfundojë në vitin e tretë?Me siguri jo. Mirëpo një ngërç në bisedime mund të jetë mashtrues, pasi i vetëkënaqë mbështetësit e Kievit me situatën aktuale në kohën kur një faktor shumë i rëndësishëm i luftës është vënë në pikëpyetje: ndihma ushtarake e Perëndimit për Kievin.

“Është gjithmonë e rrezikshme të bëjmë parashikime, mirëpo është e vështirë të imagjinojmë se lufta do të përfundojë deri në fund të vitit 2024”, ka thënë Ruth Deyermon, ligjëruese në Departamentin për Studime të Luftës në Kolegjin King të Londrës.“Siç janë gjërat tani, asnjëra palë nuk duket se ka kapacitet për një mposhtje vendimtare të palës tjetër. Që të arrihet diçka e tillë, duhet të ketë ndryshim rrënjësor të faktorëve të jashtëm, sidomos kur është fjala për nivelin e përkrahjes që ofron Perëndimi”, ka thënë Deyermond në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Natyrisht që më shumë mbështetje prej anës së Perëndimit do t’i ndihmojë Ukrainës që të bëjë përparim për çlirim të territorit”, ka shtuar ajo, “ndërsa një zbehje e mbështetjes së Perëndimit do të rezultojë me një Ukrainë që pajtohet me kushtet e vëna prej Rusisë në bisedimet për paqe”.

Olga Oliker, drejtore e programit për Evropën dhe Azinë Qendrore në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, ka qenë më direkte në vlerësime.“Nëse Ukraina mbetet pa armë dhe njerëz, po, lufta do të përfundojë vitin e ardhshëm”, ka thënë Oliker në një intervistë përmes telefonit.

“Gjithmonë ekziston mundësia që dorëzimi i njërës palë t’i japë fund luftës”, ka thënë ajo.“Dhe nëse mbeteni pa armë dhe njerëz, nuk ekzistojnë shumë mundësi tjera”.Zhvendosja e baticave të luftës
Situata në luftë ka ndryshuar disa herë prej nisjes së luftës në Ukrainë.

Në përgjithësi viti 2022 ka qenë viti i Ukrainës, pasi e ka befasuar gjithë botën duke i mbijetuar, por edhe duke e luftuar bindshëm Rusinë rreth Kievit në javët e para të luftës.Më vonë, forcat mbrojtëse ukrainase kanë arritur të rikthejnë pjesë të mëdha të territoreve rreth Harkivit dhe Hersonit.Më 2023, një ofensivë e shumëpritur e Kievit, e nisur në qershor, nuk i ka prodhuar rezultatet e synuara, që të depërtohet në “korridorin tokësor” që mundëson kalimin prej territorit ukrainas në Krime, gadishullin ukrainas të pushtuar prej Moskës më 2014.Në një intervistë të publikuar nga The Economist më 1 nëntor, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosua të Ukrainës në atë kohë, gjenerali Valeriy Zaluzhniy, e ka përshkruar situatën në fushëbetejë si “ngërç” – fjalë që te disa në Ukrainë e kanë lënë shijen e disfatës, përfshirë te presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Gjërat kanë ndryahuar që atëherë, më pak në fushëbetejë, por më shumë në Uashington, pasi një lloj tjetër ngërçi atje përbën kërcënim për mbrojtjen e Ukrainës.Rreth dy javë para deklaratave të Zuluzhniyt, të cilat mund të kenë kontribuuar në shkarkimin e tij këtë muaj, presidenti amerikan, Joe Biden, ka propozuar ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë të 60 miliardë dollarëve, kryesisht për armë.Katër muaj më vonë, pas shumë diskutimeve e mospajtimeve në Kongresin amerikane dhe bllokadës së vënë prej republikanëve, paketa e ndihmës nuk është miratuar ende, edhe as nuk dihet se kur mund të ndodhë diçka e tillë.

Në fushëbetejë, zhurma e armëve të zjarrit në Ukrainë është duke u zbehur secilën herë që pakësohen armët, dhe situata rreth Avdivkas nuk i ngjan aspak ngërçit.Pas shumë muajsh të luftimeve, forcat ushtarake ruse e kanë kapur këtë qytet të shkatërruar të Donbasit.Rritje e vetëbesimit?
Sikurse në betejën e gjatë për Bahmutin, edhe fitorja në Avdivka i ka kushtuar shumë Rusisë, me humbje të numrit të ushtarëve dhe armëve.

Megjithatë, kjo fitore shkon në të mirë të presidentit rus, Vladimir Putin pak para zgjedhjeve të presidenciale të 15-17 marsit, të cilat pritet t’ia sigurojnë edhe gjashtë vjet në pushtet, dhe mund t’ia kenë rritur vetëbesimin për luftën.Ky rezultat mund t’ia ketë hapur rrugën Moskës që të pushojë më shumë territor.“Nëse forcat ruse vazhdojnë të avancojnë përtej Avdivkas dhe të fitojnë kontroll në rrjetin transportues, përfshirë perëndimin e Bahmutit, ato do të përbëjnë kërcënim për një lokacion më strategjik, Pokrovskin, rreth 80 kilometra larg”, ka thënë analistja ushtarake Dara Massicot, hulumtuese e lartë në Institutin për Paqe Ndërkombëtare Carnegie”, në një postim në X, të njohur më parë si Twitter, më 20 shkurt.

“Trajnimi i liderëve ushtarakë rusë dhe këndvështrimet e tyre do t’i bindin se tani është koha për realizim objektivash: njësitet ukrainase kanë mungesa të municioneve dhe numrit të ushtarëve, ndihma amerikane është duke u vonuar”, dhe Perëndimi ende nuk i ka përmbushur synimet për prodhim të municionit, ka shkruar Massicot.“Nëse Shtetet e Bashkuara nuk ofrojnë ndihmë ushtarake shtesë, atëherë kapacitetet ushtarake ukrainase do të përkeqësohen”, ka thënë Mark Cancian, analist ushtarak në Qendrën për Studime Strategjike Ndërkombëtare në Uashington, përmes një emaili.

“Në atë situatë, pres që ata të pajtohen për një lloj armëpushimi të negociuar, që i mundëson Rusisë të pushtojë territorin e kapur”.Ndihma ushtarake amerikane e ka përjetuar pikun në verën e kaluar me rreth 1.4 miliard dollarë në muaj, ndërsa sasia e pajisjeve ushtarake që dërgon SHBA-ja në Ukrainë do të zvogëlohet për 80-90 për qind deri në verën e vitit 2024, nëse Kongresi nuk e miraton një pako të re ndihme, ka thënë Cancian për Radion Evropa e Lirë më herët gjatë muajit.Megjithatë, edhe nëse ndihma e pakësuar amerikane dhe faktorë tjerë çojnë në pauzë, nuk pritet të ndikojnë me dhënie fund të luftës në këtë vit.Një arsye është që Ukraina “është tejet e fokusuar në rindërtim dhe mbrojtje kundër sulmeve të vazhdueshme ruse”, kanë thënë analistët Massicot, Micheal Kofman dhe Rob Lee në një koment të publikuar më 26 janar, për situatën në luftë, pas kundërofensivës së vitit 2023.

Sipas tyre, pavarësisht nivelit të ndihmës së Perëndimit, Kievi është i vendosur që të shmangë çfarëdo marrëveshje që do t’i çimentonte fitoret territoriale prej anës së Rusisë, qofshin ato edhe të përkohshme.Një tjetër faktor është se pavarësisht kapjes së Avdivkës, ende është e paqartë sa thellë mund të depërtojnë forcat ruse më 2024.Shefi ukrainas i inteligjencës, gjenerali Kyrylo Budanov, ka thënë për të përditshmen amerikane The Wall Street Journal se forcat ruse “nuk kanë forcë” për të arritur atë që e ka konsideruar synimin e tyre strategjik, për zaptim të rajoneve Donjeck dhe Luhansk – të cilat përbëjnë Donbasin – në tërësinë e tyre, këtë vit.

Ndërkohë, analistët kanë thënë se për Rusinë, mbajtja e territorit që kontrollon tani, dhe kapja e një pjese tjetër në lindje dhe jug, është vetëm njëra pjesë e planit, pasi ekzistojnë edhe ambicie tjera që kërkojnë më shumë kohë për t’u përmbushur.“Rusia ende synon nënshtrimin e Ukrainës, dhe tani beson se është duke fituar”, kanë thënë Jack Watling dhe Nick Reynolds, analistë ushtarakë në Institutin Royal United Services, me bazë në Britani, në një koment që e kanë publikuar më 13 shkurt.

“Në kushtet për dorëzim që i propozojnë tani ndërmjetësuesit rusë përfshihet që Ukraina të heqë dorë prej kontrollit mbi territorin e pushtuar prej Rusisë, përfshirë Harkivin, në disa versione përfshihet edhe Odesa, të pajtohet që nuk do t’i bashkohet NATO-s, dhe të ketë një udhëheqës shteti të miratuar prej Rusisë”.Rusia shpreson që të gjitha këto t’i arrijë përmes një procesi me tri faza, kanë shkruar Watling dhe Reynolds:duke ia shteruar Ukrainës të gjitha municionet, duke e mbajtur vijën e frontit nën presion të vazhdueshëm, “duke thyer vendosmërinë e partnerëve ndërkombëtarë për të dërguar ndihmë ushtarake në Kiev”, dhe duke shënuar fitore në fushëbetejë, “të cilat do të mund të përdoren kundër Kievit, duke e detyruar që të kapitullojë sipas kushteve të vëna prej Rusisë”.

“Planifikimet për zbatim të këtyre objektivave tregojnë se ata parashohin që fitorja të arrihet më 2026”, kanë shkruar ata.Pjesa më e rëndësishme e ekuacionit është që Rusisë mund t’i rriten ambiciet, dhe atë në periudhë të shkurtër.Pas gati një çereku në pushtet, Putinit i kanë ndryshuar synimet, varësisht prej avancimeve apo kthimeve mbrapa që i ka pasur.

“Është me rëndësi që të përmendim që synimet e Rusisë mund të zgjerohen, varësisht prej suksesit”, kanë thënë analistët e RUSI-t, dhe “duke marrë parasysh që Kremlini i ka shkelur pothuajse të gjitha marrëveshjet e rëndësishme me Ukrainën dhe NATO-n, nuk ka garanci që edhe nëse Rusia i merr të gjitha ato që ka dashur prej negociatave, ajo nuk do të ndalet derisa të pushtojë gjithë Ukrainën, apo të detyrohet të përdorë forcën diku tjetër”.Në anën tjetër, dështimi i Rusisë për të shënuar përparim substancial më 2024, do të nënkuptojë që suksesi në të ardhmen do të jetë shumë i vështirë.Pika kyçe këtu është ndihma e Perëndimit.

“Teoria ruse e fitores është e mundshme nëse partnerët ndërkombëtare të Ukrainës dështojnë që ta furnizojnë si duhet ushtrinë ukrainase”, kanë shkruar Watling dhe Reynolds.“Megjithatë, nëse partnerët e Ukrainës vazhdojnë të ofrojnë municione të mjaftueshme dhe trajnime mbështetëse, për t’i përballuar sulmet ruse më 2024, atëherë Rusia ka pak mundësi që të shënojë përparim të madh më 2025. Nëse Rusia nuk sheh mundësi për fitore më 2025, atëherë me vështirësi mund ta detyrojë Kievin që të kapitullojë më 2026”.

Analistë tjerë pajtohen se ajo që do të ndodhë këtë vit, do ta përcaktojë rrjedhën e luftës.“Vendimet që merren tani do të përcaktojnë nëse ushtria ukrainase ka burime të mjaftueshme për t’i mbajtur pozicionet që ka më 2024, që t’i zmbrapsë sulmet ruse dhe të rindërtojë forcën për vitin 2025 e përtej”, ka thënë Massicot për Radion Evropa e Lirë.“Shenjat tregojnë që luftimet do të vazhdojnë deri të paktën fillimin e vitit 2025”, ka thënë Deyermond.“Çfarë ndodh më pas, përfshirë sa shpejt dhe në çfarë rrethane përfundon lufta, do të varen prej asaj që ndodh këtë vit”.

Bota

Ukraina paralajmëron/ Zelensky: Rusia mund t’i intensifikojë sulmet ndaj nesh

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të shtunën se ka mundësi që Rusia të rrisë shkallën e sulmeve në verilindje të Ukrainës, pas fitoreve të fundit që i ka shënuar afër qytetit të Harkivit.

Trupat ushtarake ruse kanë tentuar të avancojnë në fushëbetejë, teksa forcat ushtarake ukrainase janë përballur me mungesë të armëve për sulm dhe mbrojtje.

Zelensky e ka pranuar se ekzistojnë probleme me stafin ushtarak dhe moralin e tyre, duke shtuar se një pjesë e brigadave ekzistuese janë të thata.

Ai i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se flota ajrore e vendit të tij po përballet me mungesa dhe u ka bërë sërish thirrje vendeve aleate që të dërgojnë më shumë aeroplanë luftarakë.

 

 

“Sot ne kemi vetëm rreth 25 për qind të asaj që na duhet për ta mbrojtur Ukrainën”, ka thënë Zelensky teksa i ka komentuar kapacitetet ajrore të Ukrainës.

“Në mënyrë që Rusia të mos ketë superioritet ajror, flotës sonë i duhen 120 deri në 130 aeroplanë modernë”.

Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar së fundmi një paketë ndihme për Ukrainën, në vlerë të 61 miliardë dollarëve, në të cilën përfshihen edhe pajisjet ushtarake.

Forcat ruse kanë nisur javë më parë ofensivën verore dhe kanë marrë kontrollin e disa fshatrave në frontin verilindor të Ukrainës, afër Harkivit – qytetit të dytë më të madh në shtet.

Guvernatori rajonal i Harkivit, Oleg Synegubov, ka thënë të shtunën se gati 10.000 njerëz janë urdhëruar të largohen brenda një jave.

“Situata po kontrollohet prej mbrojtësve të Ukrainës”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, kryeministri polak, Donald Tusk, ka bërë të ditur se vendi i tij do të shpenzojë 2.3 miliardë dollarë për të forcuar kufirin lindor kundër “armiqve potencialë”.

Polonia është në kufi me Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL

Continue Reading

Bota

Krim në familje/ Burri vret vjehrrën, plagos gruan dhe më pas i jep fund jetës

Një krim i rëndë ka ndodhur Radniçka në Bjellovar të Kroacisë. Pas njoftimit policia ka gjetur në një banesë dy persona të vdekur dhe një tjetër të palgosur rëndë, e cila ëhstë dërguar me urgjencë në spital ku po i jepet ndihma mjekësore.

Sipas asaj që raportojnë mediat kroate ngjarja ka ndodhur pas një konflikti familjar. Një burrë ka vrarë vjehrrën e tij, ka qëlluar më pas gruan të cilën ka kujtuar se ka vdekur, dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Autoritetet policore dhe të drejtësisë kroate kanë nisur hetimet rreth rastit tragjik dhe së shpejti do të dalin me njoftimin e parë rreth krimit.

Continue Reading

Bota

Implanti i parë dështoi, Elon Musk në kërkim të një vullnetari të dytë për instalimin e çipit të Neuralink në tru

Elon Musk ka bërë me dije se laboratori i tij i çipit të trurit ‘Neuralink’ është në kërkim të një pjesëmarrrësi të dytë njerëzor. Manjati i teknologjisë postoi në mediat sociale për të ndarë lajmin vetëm disa ditë pasi kompania e tij zbuloi se pacienti i parë ndonjëherë përjetoi një problem pas operacionit.

“Neuralink po pranon aplikime për pjesëmarrësin e dytë,” postoi Musk në X të premten. “Ky është implanti ynë kibernetik i trurit Telepathy që ju lejon të kontrolloni telefonin dhe kompjuterin tuaj vetëm duke menduar.”

Kompania neuroteknologjike e Musk në janar instaloi një implant truri tek Noland Arbaugh, subjekti i parë i testimit njerëzor, të cilin kreu miliarder i Tesla dhe X e shpalli si një sukses.

Teknologjia e Neuralink funksionon përmes një pajisjeje rreth madhësisë së pesë monedhave të grumbulluara, e cila vendoset brenda trurit të njeriut përmes operacionit invaziv, nga të cilat fijet janë një komponent kyç për mbledhjen e sinjaleve.

Një postim i kompanisë tha se temat që lidhnin implantin me trurin e Arbaugh kohët e fundit “u tërhoqën… duke rezultuar në një rënie të numrit të elektrodave efektive” dhe aftësisë së pacientit për të përdorur kursorin.

Ndërsa nuk ofroi asnjë shpjegim, kompania tha se bëri modifikime për ta bërë implantin më të ndjeshëm ndaj sinjaleve nervore. Ambicia është të shtohen aftësitë njerëzore, të trajtohen çrregullimet neurologjike si ALS ose Parkinson, dhe ndoshta një ditë të arrihet një marrëdhënie simbiotike midis njerëzve dhe inteligjencës artificiale.

Continue Reading

Bota

U qëllua 5 herë me armë zjarri, kryeministri i Sllovakisë Robert Fico ende në gjendje të rëndë

Kryeministri sllovak Robert Fico mbetet në gjendje të rëndë dhe përballet ende me rreziqe për ndërlikime, por gjendja e tij paraqitet e stabilizuar, thanë zyrtarët të shtunën, pas atentatit të së mërkurës.

Kryeministri 59-vjeçar, u qëllua të mërkurën pesë herë me armë zjarri. Sulmi tronditi Evropën dhe ngriti shqetësime për gjendjen e polarizuar politike në Sllovaki, një vend i Evropës Qendrore, me 5.4 milionë banorë.

Ndërkohë sot Gjykata e Specializuar Penale Sllovake vendosi që i dyshuari, i identifikuar nga prokurorët si Juraj C., të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim nën akuzën për vrasje mbetur në tentativë.

Ministri i Brendshëm Matus Sutaj Estok tha të enjten se i dyshuar, i cili u ndalua në vendngjarje, kishte vepruar i vetëm duke shtuar se Juraj C. kishte marrë pjesë më parë në protesta anti-qeveritare.

 

 

Mediat lokale njoftuan se autori i dyshuar për sulmin, 71 vjeç, ka qenë më parë ish-punonjës sigurie në një qendër tregtare dhe autor i tre librave me poezi.

Gjykata vendosi që ai të mbetet në paraburgim në pritje të përfundimit të hetimeve për shkak të rrezikut që paraqet për t’u arratisur apo përfshirjes siç thane ndonjë aktivitet të mundshëm kriminal. Vendimi I gjykatës është objekt ankimimi.

Prej rikthimit të tij për herë të katërt si kryeministër tetorin e kaluar, zoti Fico ka ndryshuar shpejt politikën në atë që kritikët e opozitës e quajnë, një rrëmbim të pushtetit. Qeveria e tij ka reduaktuar mbështetjen për Ukrainën dhe po bën ndryshime tek transmetuesi publik, gjë që kanë ngritur shqetësime në raport me lirinë e medias./ VOA

 

 

Continue Reading

Bota

Lufta në Ukrainë/ 125 ushtarë të vrarë në Donbass në 24 orë

UKRAINA- Ushtarët e grupit taktik Lindor të Forcave të Armatosura Ruse kanë eliminuar 125 luftëtarë ukrainas në 24 orët e fundit në Donbass. Tass raporton këtë informacion, duke cituar deklaratat e zëdhënësit të grupit Alexander Gordeyev.

“Gjatë veprimeve aktive, ushtria përmirësoi pozicionet e tyre përgjatë vijës së frontit. Sulmet ajrore, zjarri artilerie, sisteme të rënda flakëhedhëse goditën pozicionet dhe pajisjet e Brigadës 128 të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës. Në afërsi të Makarovkës u shkatërruan 125 personel ushtarak të armikut, automjete luftarake të këmbësorisë, një raketë, pesë dronë me krahë fikse dhe dy depo municionesh.”, u tha në deklaratë.

Ndërkohë presidenti Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se sulmi në Kharkiv mund të jetë vala e parë e nisjes së një ofensive më të madhe nga Rusia.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING