Connect with us

Aktualitet

Lajmi i fundit/ Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, qeni sulmon në kokë 4-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një qen i racës pitbull ka kafshuar një vajzë katërvjeçare. Sipas informacioneve paraprake, qeni dyshohet të ketë pa pronar.

E mitura ka qenë duke në zonë me gjyshen e saj në momentin kur është sulmuar, duke pësuar dëmtime në pjesën e kokës. Ajo është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, qeni është mbajtur i lidhur dhe pritet të merret në administrim nga autoritetet policore, për t’u dërguar më pas në një qendër të posaçme për trajtimin dhe mbrojtjen e kafshëve.

 

ntv.al

 

 

Advertisement