Connect with us

Kosova

Lëvizja drejt njohjes e Greqisë/ Gervalla jep lajmin

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme, ka folur për raportet e Kosovës me pesë shtetet mosnjojëhëse. Ajo tha se me disa prej tyre, Kosova ka marrëdhënie të mira tregtare dhe kulturore. Në këtë drejtim, ajo pret qe prej Greqia së shpejti të lëvizë nga qëndrimi i saj.

“Pres që Greqia së shpejti mund të lëvizë drejt njohjes, sepse nuk shoh dileme nëse Kosova dhe Greqia janë shtete partnere. Por, natyrisht që ne nuk mund t’i imponojmë vullnetin tonë as një shteti të pavarur dhe sovran. E jona është që të punojmë në atë drejtim dhe e tyrja është që të zgjedhin momentin”. – deklaroi kryediplomatja

Advertisement

TRENDING