Connect with us

Bota

Lufta/ Rrëzohet avioni ushtarak i SHBA në Kuvajt, piloti prek tokën me parashutë

Ministria e Mbrojtjes e Kuvajtit tha se “disa avionë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara u rrëzuan” të hënën dhe se “të gjithë ekuipazhet mbijetuan.”

Deklarata vjen pasi videot e publikuara nga CNN treguan një avion luftarak që u rrëzua në Kuvajt dhe një pilot që ra me parashutë në tokë.

Ministria e Mbrojtjes e Kuvajtit tha se “disa avionë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara u rrëzuan” të hënën dhe se “të gjithë ekuipazhet mbijetuan.”

1772439388_pilotikuvajt.jpg

Sulm pranë ambasadës së SHBA në Kuvajt, autoritetet amerikane: Strehohuni në shtëpi deri në një njoftim të dytë

Foto: Shtëllunga tymi pranë ambasadës amerikane në Kuvajt

Re tymi janë parë mbi Kuvajt, pas raportimeve për një sulm të mundshëm pranë ambasadës së Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë vend.

Ambasada Amerikane në Kuvajt ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë, duke u kërkuar të mos paraqiten në ambientet e saj dhe të strehohen në shtëpi deri në një njoftim të dytë.

“Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm për sulme me raketa dhe dron mbi Kuvajt. Mos ejani në Ambasadë. Qëndroni në banesën tuaj në katin më të ulët të disponueshëm dhe larg dritareve. Mos dilni jashtë”, tha ambasada në një deklaratë teksa shtuan se “Personeli i Ambasadës Amerikane është strehuar në vend”.

Kuvajti, një aleat i SHBA-së që strehon gjithashtu një bazë ushtarake amerikane, deklaroi se ka kapur raketa të lëshuara në drejtim të territorit të tij.

Advertisement