Sociale
Manastirliu: 40% rritje pagash për mjekët dhe infermierët
ATSH/ Minsitrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale Ogerta Manastrilriu, gjatë një komunikimi me gazetarët në Kryeministri ka deklaruar se rritja e pagave me 40% është një mbështetje historike për mjekët e dhe infermierët.
“Prej vitit 2013 janë rritur me 27% pagat e mjekëve dhe infermierëve dhe me buxhetin e ri 18 mijë personel shëndetësor do të përfitojnë 40% rritje page, rritja me e lartë historike dhe njëkohësisht një sfidë ku po përballen shumë vende për të mbajtur mjekët në vend”, tha Manastirliu.
Sociale
Vjen oferta e parë për futbollistin e Milanit, ai është…
Sharl De Ketelare ishte padyshim një nga blerjet më të dështuara sezonin e kaluar, me mesfushorin belg që erdhi te Milani për 35 milionë euro, ku në 40 ndeshje nuk shënoi asnjë gol dhe dha vetëm një asist.“Djalli” duket se nuk ka më besim te 22-vjeçari dhe është në pritje të ofertave për të.Duket se e para ka ardhur nga Seria A, me Atalantën që ka shfaqur interes për belgun.Siç bëjnë me dije mediat italiane, bergamaskët janë të gatshëm që ta huzazojnë me të drejtë blerje De Ketelaren, teksa Milani ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje.
Sociale
Shqetësimi qytetar/ Rrugët e Dibrës si Kandahari (VIDEO)
Peshkopi/ Dibëra si Kandahari. Në redaksinë e NTV.AL vjen shqetësimi qytetar.
Jo vetëm rrugët e shkatërruara por edhe trotuaret po i veshtiresojne jeten njerezve. Femijeve po iu rrezikohet jeta cdo dite kur shkojnë në shkolle, pasi te dy krahet e trotuareve jane te bllokuara nga makinat qe tregtojne ushqime dhe tezgat e ambulanteve qe shesin. Bulevardi i qytetit te sjell ndermend kandaharin e famshem ne Afganistan. Edhe pse ankesat iu jane bere te ditura autoriteteve, prej policise bashkiake te Dibrës, nuk po merret asnje mase
Video e derguar nga nje qytetar
Sociale
Protestë në Bërxullë, banorët përplasje me FNSH
Banorët e Bërxullës në Rinas kanë tentuar ditën e sotme të bllokojnë aksin Rinas-Tiranë duke protestuar për rrugën që po ndërtohet në tokën e tyre. Protesta ka agravuar dhe në ndihmë të forcave të rendit kanë mbërritur edhe grupet e FNSH-s duke bërë të mundur edhe lirim e rrugës.
Banorët janë shprehur se shteti po u grabit tokat e tyre dhe nuk po i dëmshpërblen me çmimin që duhet dhe se ato po na vjedhin.
Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata thonë se kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi. Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Janë rreth 200 banorë të Fushë-Prezës dhe Bërxullës, të cilët preken nga shkatërrimi i pronave dhe tokave bujqësore. Një pjesë e këtyre banesave ende janë në proces legalizimi, ndërsa për tokat bujqësore kanë çertifikatë pronësie.
Sociale
Bllokohet Rruga e Kombit, banorë ngrihen në protestë
Banorët e qytetit të Rubikut janë ngritur në protestë në shenjë kundërshtie për bllokimin e hyrjes së rrugës në anën lindore.
Banorët e zonës janë mbledhur të gjithë para Rrugës së Kombit, ndërsa pohojnë se penalizohen nga ky vendim.
Sipas tyre me bllokimin e hyrjes së rrugës, ata ngelen të izoluar. Pjese e protestës është bërë dhe deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Piroli.
Sociale
Vendimet e qeverisë/ Nga 1 tetori dyfishohet ndihma ekonomike
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se duke nisur nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike.
‘Nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike. Dua të ndalem në këtë mbështetje që qeveria po jep për skemën e ndihmës ekonomike për përfituesit e saj janë mbi 64 mijë familje.
Do mbështeten për energjinë elektrike personat të cilët kanë status me aftësi të kufizuar, të cilëve u rritet masa e mbështetjes për energjinë elektrike. Kjo masë mbështetje shkon nga 2000 mijë lekë në 3000 mijë lekë. Nga kjo mbështetje përfitojnë 12 mijë persona.’- u shpreh Manastirliu.
-
Pinknews13 hours ago
“Jeni shkë*rdhaçka”/ Françeska shokon sërish me deklaratën në BBV
-
OPINION9 hours ago
‘Më mirë dorëzohu Edi, se më keq do bëhet’/ Kryeministri spanjoll i kthet keq Ramës
-
Pinknews12 hours ago
Një dron në ‘BBV3’ nga Sara, Bardhi dhe bebi/ Për kë vallë?
-
Pinknews10 hours ago
“Ti më eksiton” / Deklarata e Eglës lë pa fjalë banoren: Aman mos…
-
Pinknews12 hours ago
“Të ndyra, të shëmtuara”/ Sara Gjordeni shpërthen keq ndaj gazetareve
-
Pinknews13 hours ago
Video/ Përgatitet funerali i mbretit Charles, çfarë po ndodh në Pallatit Buckingham
-
Rajon13 hours ago
“Ushtarët shkatërruan mbrojtjen e Ukrainës”/ Sulmet ruse pjesë e lëndëve mësimore në Serbi
-
Politike12 hours ago
Bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj qëllon me thikë drejtorin e ATK, ngjarja në mes të Tiranës