fbpx
NTV
No Result
View All Result
12/01/2021 , 1:30
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
12/01/2021 , 1:30
NTV
No Result
View All Result
Home Rajon

Maqedonia e Veriut do të zgjasë për gjashtë muaj gjendjen e krizës

Aktualisht rreth 200 trupa ushtarake janë vendosur për të siguruar spitalet e Qendrave COVID

by Cuci
01/12/2020 , 21:38
0 0
Maqedonia e Veriut do të zgjasë për gjashtë muaj gjendjen e krizës
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka kërkuar Kuvendit vazhdimin e gjendjes së krizës në këtë shtet edhe për gjashtë muaj, me qëllim të siç thuhet “përballjes sa më efikase me pandeminë dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës”.

Qeveria vendimin e miratoi me kërkesë Komitetit Drejtues të Krizave, organ ky që po menaxhon me situatën pas shpalljes së gjendjes së krizës më 20 nëntor, në kohëzgjatje prej 30 ditës. Kërkesa e qeverisë duhet të votohet nga Kuvendi më së voni deri më 19 dhjetor.

Në situatë të gjendjes së krizës, shteti menaxhon si me sektorin publik ashtu edhe atë privat. Burimet teknike dhe njerëzore mund të përdoren, përfshirë Ushtrinë.

Aktualisht rreth 200 trupa ushtarake janë vendosur për të siguruar spitalet e Qendrave COVID.

Mjekët ushtarakë gjithashtu janë të angazhuar në trajtimin e pacientëve në qendra spitalore.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se të hënën janë regjistruar 29 viktima të reja me COVID-19 dhe 1.069 persona të infektuar, ndërsa numri i të shëruarve brenda një ditë ka shkuar në 1.242.

Kjo është hera e parë, në tre muajt e fundit, që numri i të shëruarve është më i madh se i të infektuarve.

Në Klinikën Infektive dhe qendrat tjera spitalore janë duke u trajtuar mbi 1.300 persona, shumë prej të cilëve në oksigjeno terapi.

Nga Ministria e Shëndetësisë, më parë kanë thënë se masat që janë në fuqi kanë nisur të japin efekte, përkundër shifrës së lartë të atyre që kanë humbur betejën me sëmundjen.

Sipas raportit, në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostikuar 62.945 persona dhe prej tyre 1.792 e kanë humbur jetën, 40.188 janë shëruar ndërsa 20.964 janë raste aktive.

Related Posts

Takim me turqit në Tiranë? Mitsotakis i përgjigjet Cavosoglu: Mos bëni burrin e mirë! Datën e bisedimeve e cakton Këshilli Europian
Rajon

Takim me turqit në Tiranë? Mitsotakis i përgjigjet Cavosoglu: Mos bëni burrin e mirë! Datën e bisedimeve e cakton Këshilli Europian

11/01/2021 , 18:08
Serbia dërgon vaksina anti-Covid në Mitrovicë, reagon Kosova…
Rajon

Serbët me 8 milionë doza…mund të zgjedhin vaksinën që duan

11/01/2021 , 9:07
Greqi/ Depozitohet projektligji për ’12 miljet’ në parlament, nis diskutimi të martën
Rajon

Greqi/ Depozitohet projektligji për ’12 miljet’ në parlament, nis diskutimi të martën

09/01/2021 , 10:21

Recent Posts

  • OKB jep alarmin: 13,5 milionë njerëz rrezikojnë të vdesin
  • “600 mijë euro për lule”/ Francezët shpërthejnë kundër Macron: E turpshme!
  • Sërish qindra viktima/ Italia gjen “pacienten 1”, kush është 25 vjeçarja e infektuar në nëntor 2019
  • Presidentja e Greqisë mesazh Shqipërisë: Po ju monitorojmë! S’ka ‘BE’ pa respektuar minoritetin, ka ende punë
  • Takim me turqit në Tiranë? Mitsotakis i përgjigjet Cavosoglu: Mos bëni burrin e mirë! Datën e bisedimeve e cakton Këshilli Europian

Kategorite

  • Aktualitet (1,066)
  • Bota (1,145)
  • Ekonomi (188)
  • Foto lajm (10)
  • Horoskopi (84)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (181)
  • Kronike (234)
  • Kulture (43)
  • LAJMI I FUNDIT (48)
  • Lifestyle (417)
  • MEMORIE (7)
  • Moti (85)
  • OPINION (33)
  • Pinknews (588)
  • Politike (305)
  • Rajon (105)
  • REAGIM (68)
  • Shendeti (293)
  • Shkrime (11)
  • Shtypi Dites (25)
  • Sociale (53)
  • Sport (260)
  • Videonews (248)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!