Connect with us

Aktualitet

Mariela Berisha paraqitet në SPAK, teksa Mir Pepa mbetet në arrati! Zbardhen detaje nga mega-dosja

Ish-bashkëjetuesja e Jetmir Pepës, Mariela Berisha është paraqitur në SPAK, pjesë e listës së personave të thirrur në prokurori për tu marrë në pyetje lidhur me hetimet që po zhvillohen për grupin kriminal të Pepës.

Vetë Jetmir Pepa vijon të jetë në arrati ndërsa SPAK në prill zhvilloi një operacion në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare ku nga 11 masa siguire, vetëm 3 prej tyre u ekzekutuan.

Jetmir Pepa, një personazh i njohur në Shqipëri për bizneset dhe jetën mes lajmeve rozë, ishte koka e një grupi të strukturuar kriminal në vitet 2019-2021, që vetëm në vitin 2020 futi ose tentoi të trafikonte në Evropë të paktën 7.5 tonë kokainë.

SPAK deklaron dokumentimin e 8 episodeve të trafikut të kokainës në sasi të mëdha nga Amerika Latine në vendet evropiane, kryesisht në Holandë.

Emri i Mir Pepës është i lakuar dhe në përplasjen e bujshme mes motrave Berisha dhe blogurës Klea Prenga. Kjo e fundit u dhunua në një lokal pasi Mariela Berisha dyshonte se Prenga kishte krijuar një raport intim me Pepën.

Ky i fundit ka dhe një djalë me Mariela Berishën. Prej janarit 2025, Mir Pepa rezulton në kërkim nga Policia e Tiranës pasi qëlloi me armë zjarri në Parkun Olimpik në një koncert festiv natën e ndërrimit të viteve.

Dosja/ Goditja e grupit kriminal të Jetmir Pepës, SPAK thërret

Advertisement