Connect with us

Aktualitet

Mbështeti studentët/ Ambasador i Shqipërisë në RMV “ndëshkohet”

Denion Meidani, ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, raportohet se është liruar nga detyra. Djali i ish-presidentit Rexhep Meidani është emëruar diplomat dy vite më parë dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të drejtat e shqiptarëve në vendin fqinj.

Burime nga Shkupi dhe Ministria e Jashtme bëjnë me dije për A2CNN se Denion Meidani do të mbyllë parakohe detyrën në Maqedoninë e Veriut.

Jo zyrtarisht thuhet se arsyet e lëvizjes janë ankesat dhe pakënaqësitë e koalicionit Vlen dhe VMRO-së ndaj diplomatit shqiptar për qëndrimet e tij në debatet dhe diskutimet që kanë përfshirë politikën maqedonase.

Këtë “çështje” raportohet se kanë lidhje me pakënaqësitë e shqiptarëve për çështje të ndryshme dhe më së fundmi ajo për gjuhën shqipe, ku mijëra studentë shqiptarë kanë protestuar vazhdimisht për mënyrën sesi shteti dhe politika maqedonase po e trajton.

Sipas televizionit, diplomati Denion Mediani mund të emërohet ambasador në Republikën e Kosovës, ndërsa Petrit Malaj i cili është aktualisht në Prishtinë, pritet të shkojë ambasador në Maqedoninë e Veriut, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Advertisement