Aktualitet
Me nderimin e duhur u festua 80 vjetori i JO në Shqipëri
/ΑΠΕ-ΜΠΕ/Homazhet u organizuan në dy varrezat ushtarake të viktimave të luftes Italo- Greke të viteve ’40, në atë të Kelcyres dhe në fshatin Vularat të minoritetit Grek.
Qeveria Greke u përfaqësua nga Zëvendës Ministri i Jashtëm Konstantinos Vlasis dhe qeveria shqiptare u përfaqësua nga Zëvendës Shefi i Shtabit të Ushtrisë Shqiptare, Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu dhe Prefekti i Gjirokastrës, Odise Kote.
Për shkak të koronavirusit, qindra të afërm dhe miq të të rënëve munguan këtë vit, të cilët u zëvendësuan në nderim nga anëtarët e pakicës kombëtare greke. Duke mirëpritur të pranishmit në dy varrezat, Zëvendës Ministri i Jashtëm Z. Vlasis vlerësoi heroizmin e ushtarëve Grekë në luftën e viteve ’40 dhe duke iu referuar provokimit turk, vuri në dukje se Greqia nuk përkulet dhe nuk tërhiqet.
Duke iu drejtuar anëtarëve të pakicës kombëtare greke, ai tha se duhet të jeni krenar që jetoni në këto toka, duke theksuar se nuk jeni vetëm.
Z. Vlasis falenderoi qeverinë shqiptare për bashkëpunimin në zbatimin e marrëveshjes së vitit 2009 për kërkimin, zhvarrosjen, identifikimin dhe varrosjen e ushtarëve grekë të rënë.
“Gëzuar festen për të gjithë nga gryka legjendare e Këlcyres, ku të parët tanë luftuan deri në fund duke mbajtur lart flamurin tonë! Si sot, grekët thanë “JO” -në e Madhe dhe i mësuan të gjithë botës se çfarë do të thotë guxim dhe vetëmohim. Sot ne nderojmë kujtimin e të gjithë atyre që luftuan si heronj në mënyrë që të mund të jetojmë të lirë dhe duhet të mbajmë gjallë vlerat që ata na trashëguan. Ne Grekët nuk përkulemi dhe nuk dorëzohemi! Ne Grekët qëndrojmë të fortë përballë sfidave të kohërave! Rroftë 28 Tetori 1940! Brohoritje për kombin! ” shkroi në një postim në mediat sociale Zëvendës Ministri i Jashtëm .
“Prefekti i Gjirokastrës përcolli angazhimin e qeverisë së tij për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë në zbatimin e marrëveshjes së mësipërme.
130 pika janë identifikuar në territorin shqiptar ku ka varre të viktimave greke të luftes Italo- Greke. Në dhjetë pika në zonën e Gjirokastrës, zbulimi kryhet me makineri moderne. Deri më tani, eshtrat e më shumë se 1,300 viktimave janë varrosur në dy varrezat.Kurora lulesh u vendosën për nder të heronjve grekë në varrezat ushtarake nga zyrtarët e të dy vendeve dhe autoritetet lokale të pakicës kombëtare greke.
ΑΠΕ-ΜΠΕ