Connect with us

Shkrime

Me sy të skuqur nga vera e bark të fryrë nga ushqimi, ndërkombëtarët në Shqipëri promovojnë dhunën e Ramës

Nga Petrit Vasili

Shëmtueshëm sa më s’bëhet, ndërkombëtarët në Shqipëri sot ngjajnë me agjentë turistikë.
Diplomatë të një rëndësie serioze këtu në Shqipëri i shohim që promovojnë të mallëngjyer, me sy të skuqur nga vera dhe bark të fryrë nga të ngrënët natyrën dhe lokalet shqiptare.
Kontrast i fortë mes kësaj zderhalljeje të tyre piktoreske dhe romantike dhe veprimeve kriminale të një policie bandite dhe të inkriminuar gjer në palcë, ndaj protestuesve nëpër sheshet e Tiranës.
Janë po këta diplomatë të nginjur, që dalin e flasin në krah të qeverisë dhe kundër opozitës duke pasur kurajë ta fajësojnë edhe për dhunë.
Është vërtet një situatë tragjikomike, sepse ndërkombëtarët, që dikur inspironin e mbronin së paku parimet bazë të demokracisë, sot të velur nga “havjari” bëjnë shurdh memecin përpara një realiteti shumë shumë të rëndë, ku kriminelët e policisë me dhe pa uniformë veprojnë si reparte paramilitare naziskine të Edi Ramës.
Ngjarjet tragjike të 17 shkurtit dhe dhuna çnjerëzore e policisë nuk u dënua aspak nga ndërkombëtarët tashmë të kthyer agjentë turistikë.
Ndaj ndërkombëtarët agjentë turistikë nuk i hyjnë në punë kërkujt.
Opozita shqiptare duhet ta kuptojë se me këta ndërkombëtarë pa parime dhe të kompromentuar me pushtetin duhet të ndërtojë një raport rreptësisht të kushtëzuar.
Pritja me shumë respekt në zyrat opozitare të këtyre agjentëve turistikë batakçinj nuk i shërben aspak kauzës madhore të çlirimit nga narkoshteti.
Këta agjentë turistikë kanë humbur të drejtën që të flasin e predikojnë nëpër zyrat opozitare, sepse kanë kurajon e paturp që të heshtin, ndërkohë që veprimet kriminale të qeverisë Rama dënohen rreptë e gjerësisht edhe në mediat me prestigjioze të vendeve të tyre.
Kjo tregon se “havjari” e ka bërë më së miri punën e vet dhe këta ndërkombëtarë lëvizin vetëm në trajektoren nga agjentë turistikë në mbrojtës të qeverisë.
Agjentët turistikë ndërkombëtarë po i ndihmojnë mbase promovojnë të vetmin turizëm që po shohin sheshet e Shqipërisë dhe që është “turizmi i dhunës”, përmes fotove se si trajtohen protestuesit nga kafshët paramilitare të policisë.

Advertisement