Connect with us

Aktualitet

Media britanike cilësojnë Ksamilin si Karaibet e Evropës, ja destinacionet

Rritja e ndjeshme e turizmit në Shqipëri duket se e konfirmon interesin e shtuar të vizitorëve të huaj për vendin tonë. Një rritje që ka ardhur edhe prej lëvdatave që nuk reshtin prej mediave të njohura e prestigjoze, të cilat gjithmonë e më shpesh po heqin paralele mes Shqipërisë dhe destinacioneve më të famshme e të lakmuara të turizmit nëpër botë.
Së fundmi gazetari i njohur i Daily Telegraph, Martk Stratton ka shkruar një artikull të gjatë ku përshkruan bukuritë natyrore shqiptare dhe vizitën e tij në Ksamil i nxitur nga një status në rrjete sociale. Ai ndalet në mbresat që i kanë lënë ujërat e kristaltë, rëra e bardhë dhe patjetër ushqimi i shijshëm dhe mikpritja bujare.
Imazhet e publikuara në artikull tregojnë pamjet përrallore të palzhit të Ksamilit.


Një nga zgjedhjet e shumë turistëve të huaj është edhe ‘Sunny Hill Beach’ që gjendet në pjesën kryesore të plazhit të Ksamilit, një sygjerim perfekt për pushimet tuaja.
Ku përfshihet një kompleks me disa struktura shërbimi për pushuesit, me një restorant à la carte me menu ku dominojnë gatimet italiane dhe mesdhetare, me restorant të dedikuar ushqimeve tradicionale shqiptare apo Beach bar ku mund ta gjejë argëtimin dhe rehatinë çdo moshë.
Ndër të tjera në artikull përmendet kostot e lira të pushimeve krahasuar me destinacionet e huaja…
Me ujërat e kristaltë, rërën e bardhë dhe palmat (e importuara), qyteti bregdetar shqiptar i Ksamilit ofron një version më ekonomik të tropikëve.Pashë një postim në Instagram pak kohë më parë që përshkruante qytetin bregdetar shqiptar të Ksamilit si ‘Karaibet e Evropës’. Kishte më shumë se një ngjashmëri kalimtare, me palmat, plazhin verbues, detin e kaltër dhe cadrat me kashtë. Me preokupimin aktual mbi emigracionin shqiptar që po ziente, fillova të imagjinoj një rrëfim alternativ të britanikëve që janë të uritur për diell, e dynden në drejtim të kundërt për të kërkuar pak rreze dielli ‘karaibe’. Kështu që vendosa të bëj një vizitë, për të parë se si bëhet krahasimi.
Është sigurisht më e shpejtë dhe më e lirë për t’u arritur në krahasim me Barbados. Fluturova për në Korfuz, ishulli më i afërt grek me Rivierën Shqiptare, i cili shkon për 100 milje përgjatë bregut lindor të detit Jon.
Nga qyteti i Korfuzit nevojitet vetëm një udhëtim 40 minuta me traget për të mbërritur në Sarandë.
“Është një vend i sigurt dhe i qetë atje,” shprehu taksisti që më çoi në portin e Korfuzit. “E gjithë mafia e tyre është këtu ose në vendin tuaj”.
Në Sarandë, udhërrëfyesi Gezim Shimi qeshi kur i tregova komentin e taksistit. “Çdo publicitet është publicitet i mirë,” tha ai. “Gjatë viteve të fundit, unë kam udhëhequr shumë britanikë kureshtarë për të parë se si është Shqipëria në të vërtetë.”


Udhëtuam 30 minuta drejt jugut të Sarandës për në Ksamil, i cili ndodhet pak mbi kufirin e Greqisë Veriore. Ksamili nuk ekzistonte derisa regjimi komunist i Enver Hoxhës e vendosi atë në vitet 1960 si bazë për prodhimin e vajit të ullirit. “Është vetëm disa milje nga Korfuzi, kështu që vetëm ata me prejardhje të besueshme politike lejoheshin të jetonin këtu gjatë komunizmit,” tha Gëzimi.
Ai shtoi se shqiptarët rrezikonin jetën dhe gjymtyrët duke marrë varka të vogla, apo edhe duke notuar drejt Korfuzit, për të ikur nga marrëzia staliniste e Enverit.
Ksamili është një qytet i vogël, por në rritje, në një gji të gërmuar të mbrojtur nga tre ishuj të gjelbër në det.
Plazhi është i mbushur me hotele, restorante, bare dhe ndarje të të cilit janë të privatizuara. Megjithëse shumica prej tyre ishin të mbyllura kur mbërrita, duke konsideruar që akoma ishte herët për pikun e sezonit, ata vazhdonin punimet për t’u zbukuruar për verën. Ishin vetëm një numër i vogël njerëzish të zhytur në shezlong nën çadra me kashtë.
Megjithatë, Poda Boutique Hotel ishte i hapur dhe takova autoren e postimit në Instagram që më tërhoqi të vija këtu, Anna Poda, drejtoreshë menaxhuese e këtij biznesi familjar me 20 dhoma. “E shihni detin e kaltër dhe rërën e bardhë, është si i Karaibeve,” tha ajo e gëzuar, përpara se të rrëfente se palmat e tyre janë të Importuara.
Britanikët, tha ajo, po e preferojnë këtë destinacion, pasi u rënditën në mesin e tre kombësive që kishim më shumë vizitorë vitin e kaluar, së bashku me gjermanët dhe italianët. “Njerëzit vijnë për të shijuar 310 ditë me diell çdo vit dhe çmime vërtet të mira,” shtoi ajo.Ajo sigurisht ka një shpjegim për ngjyrën e detit dhe çmimet. Sedimentet nga malet e mermerit përreth krijojnë një fund deti me rërë të bardhë që jep një shtresë të mrekullueshme ngjyrë qumështi.
Dhe dhoma ime dyshe, me pamjen e saj të mrekullueshme të ballkonit drejt Korfuzit, kushton vetëm 80 £ për një natë.
Përgjatë gjithë kohës, riviera shqiptare u tregua me vlerë të jashtëzakonshme, veçanërisht kuzhina e ndikuar nga italianët, e pasur me ushqime deti. Në hotel, një vakt me tre pjata me sallatë greke, linguinë me midhje dhe levrek të pjekur në skarë, kushton vetëm 2250 lekë (17 £).
Në një distancë të afërt me Ksamilin ndodhet një pëizazh historic në të cilin qytetërimet Greke, Romake dhe Osmane kanë lënë gjurmë.
Butrinti, sa një e hedhure guri nga Ksamili, është një nga tre vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të Shqipërisë dhe një palimpsest arkeologjik. Virgjili e përmendi atë tek “Eneida” si datimin para rënies së Trojës, por lavdia e vërtetë filloi rreth shekullit të 3-të para Krishtit me romakët që u futën brenda dhe lanë struktura karakteristike sublime, duke përfshirë një teatër 3000 vendesh me mbishkrime latine që paralajmëronin spektatorët të mos i vendosnin këmbët në karrige.


Një orë ecje me makinë na çoi në male për në Gjirokastër, shtëpitë trekatëshe prej guri osmane dhe kalaja e përmasave të Kështjellës Windsor pothuajse nuk kanë ndryshuar që nga shekulli i 18-të. Ajo u njoh nga Unesco në vitin 2005. Kuzhina e përzemërt është e ndikuar nga osmanët. Për drekë, hëngra Imam bayıldı (fjalë për fjalë “imamit i ra të fikët”), një pjatë e quajtur sipas emrit të një kleriku mysliman, i cili konsumoi shumë patëllxhanë të mbushur dhe i ra të fikët.
Ndikimi i mëtejshëm osman dhe plazhet më pak të zhvilluara erdhën të nesërmen me një udhëtim në veri. Ksamili mund të jetë duke përjetuar një zhvillim me nxitim si një burim pasurie, por ne gjejmë pika më të egra si ‘’Pigeon Cove’’ , ku deti është në mënyrë inkandeshente blu në të gjelbër dhe ‘i rezervuar’ nga shkëmbinjtë e bardhë mahnitës.
Diku tjetër, plazhi i Porto Palermos mbikëqyret nga një kështjellë me mure të trasha e ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena për Sulltanin Osman si një mburojë kundër britanikëve në Korfuz. Ali Pasha, megjithatë, po tregtonte armë nga britanikët për të çuar përpara pasurimin e tij të pamëshirshëm territorial; sulltani përfundimisht u lodh prej tij dhe ia hoqi kokën.
Porto Palermo ka gjithashtu një bazë të braktisur nëndetësesh në një tunel të gjatë të vendosur në një kodër.


Udhërrëfyesi im Gëzimi tha se u deshën 30 vjet për t’u ndërtuar, kryesisht sepse Hoxha ra në konflikt me BRSS dhe Kinën, të cilët po financonin ndërtimin e saj. Si kompensim, ai refuzoi të kthente katër nëndetëse sovjetike.
Nuk ka dyshim që Hoxha do të ishte acaruar nga zhvillimet e ardhshme në bregdetin e Palasës. Këtu, njeriu më i pasur i Shqipërisë po ndërton ‘’Green Coast’’ një zhvillim hotelesh me pesë yje dhe vila luksoze. Është një dëshpërim i syve të shohësh betonizim pa kriter që mund të jetë një vizion i së ardhmes për këtë rivierë shqiptare, tregoi i shqetësuar Gëzimi.
“Unë do të thosha ejani dhe shikoni këtë bregdet tani, ndërsa i ngjan asaj, si dukej Korfuzi 50 vjet më parë,” nxiti ai.
Ai më la për një natë të fundit pranë Vlorës, ku deti Jon bëhet Adriatik dhe Hotel Paradise Beach ofron dhoma të mëdha me pamje nga deti për 75 £. Ajri i mbrëmjes ishte i ngrohtë, deti në ngjyrë blu dhe stafi më trajtoi ‘si një mik të humbur prej kohësh’. Mos u shqetësoni për reklamimet (hipërbolizimet) në Instagram, kujt i duhet kalipsoja e Karaibeve kur keni një gotë raki (jo rum) për ta bërë dolli një muzg duke i kthyer ishujt e largët grekë në silueta?
Burmi: The Telegraph

 

 

 

 

Aktualitet

VOA për operacionin e SPAK: Hetimet e Prokurorisë së Posaçme godasin 7 grupe të rrezikshme kriminale

Në Shqipëri, një nga hetimet më të rëndësishme dhe më të mëdha të kryera deri tani nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, ka mundur të dokumentojë disa raste vrasjesh dhe tentativash për vrasje, ku janë përfshirë 7 ndër grupet më të rrezikshme kriminale në vend dhe emrat më në zë të botës së krimit. Hetimet janë shtrirë dhe në disa shtete europiane, falë koordinimit me Europol-in edhe në fazën e operacionit të nisur që mëngjesin e ditës së djeshme.

Prokuroria e Posaçme lëshoi 50 urdhëra arresti, nga të cilat 14 u ekzekutuan në Shqipëri, dhe 6 të tjera në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjike, falë bashkëpunimit me autoritetet e këtyre vendeve. Një pjesë e mirë e personave ndaj të cilëve u lëshuan urdhëra arresti, ndodhen prej kohësh jashtë vendit. Në listën e personave që janë në kërkim rezulton dhe ish deputeti socialist Arben Ndoka, i dyshuar si kreu i njërit prej grupeve si dhe vëllai dhe i afërmi i një tjetër deputeti të shumicës, Eduard Ndreca.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, karakteristikë e këtyre grupeve është dhuna e egër në kryerjen e krimeve. Hetimet kanë zbuluar lidhjet mes tyre, aleancat dhe armiqësitë që kanë qenë burim i vrasjeve dhe tentativave për vrasje, mes anëtarëve të grupeve.

Nga hetimet, ka dalë në dritë dhe përfshirja e disa punonjësve të policisë, ish Drejtorit të Lezhës Henrigert Mitri, aktualisht në Drejtorinë qendrore të policisë, dhe ish shefit të seksionit të trafiqeve dhe narkotikëve në këtë qytet, edhe ai aktualisht në detyrë si oficer policie, të dy të lidhur me një nga grupet kriminale dhe të angazhuar në kultivimin e bimëve narkotike. Po ashtu, hetimet kanë çuar dhe në zbulimin e lidhjeve me grupet kriminale të dy ish efektivëve të forcave speciale.

 

 

Gjatë operacionit për ekzekutimin e urdhërave të arrestit, janë ushtruar kontrolle në 50 banesa, në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Rrëshen, Kurbin, Fushë-Krujë dhe Krujë, ku ishin dhe bazat e grupeve. Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka sekuestruar automjete të blinduara, bizhuteri, lingota floriri dhe vlera monetare, për një total prej afro 4.5 milionë euro, nga të cilat 3 milionë euro janë cash./ VOA

Continue Reading

Aktualitet

Pronari i hotelit në Dhërmi ndërron jetë në spital, e zuri korrenti bashkë me dy punonjësit

Aldo Metani, pronari i hotelit në Dhërmi që ra në kontakt me energjinë elektrike ka ndërruar jetë në spital.

Pronari i hotelit ‘Hilton’ dhe dy punonjës të tij ranë në kontakt me rrymën elektrike teksa po kryenin disa punime me ndriçimin e jashtëm të hotelit pasditen e sotme.

Mësohet se dy punonjësit E.H. dhe K.N., janë në gjendje të rëndë në spital.

Tre shtetasit pas kontaktit me energjinë elektrike u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por pronari i hotelit nuk ia doli. Mbetet për t’u parë në vijim gjendja e dy punonjësve të tjerë.

“Rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N, (pronari dhe 2 punonjës të një hoteli), dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar. Të tre shtetasit janë tr”, njoftoi më herët policia.

ansportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëveSakaq, grupi hetimor shkoi tek hoteli për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Aktualitet

Lihen në burg në Angli dy kriminelët shqiptarë! Kalonin ilegalisht emigrantë me kamion dhe avionë të vegjël

Dy kriminelë shqiptarë nga Londra Lindore, të cilët organizuan kontrabandimin e emigrantëve në Britaninë e Madhe duke përdorur kamionë dhe avionë të vegjël, janë dënuar në total me pesë vjet e dy muaj.

Dyshja u dënuan në mars të këtij viti, pas një hetimi të gjatë tetë-vjeçar nga Agjencia Kombëtare e Krimit mbi aktivitetet e një sindikate të rëndësishme shqiptare të krimit të organizuar.

Shtetasit shqiptarë Myrteza Hilaj, 50 vjeç dhe Kreshnik Kadena, 37, të dy nga Leyton, kanë organizuar të paktën nëntë udhëtimesh me emigrantë nga 2016 deri në 2017, ku tre prej të cilave ishin nëpërmjet një avioni në një aerodrom në Essex. Hilaj ishte koordinatori i MB për grupin shumëkombësh të krimit të organizuar.

Në vitin 2017, oficerët e NCA parandaluan dhe kapën një numër kalimesh nga Evropa, duke punuar ngushtë me homologët francezë dhe belgë. Shumë prej emigrantëve kishin të ruajtur numrin e Hilajt në telefon dhe kishin komunikuar drejtpërdrejt me të ose me kontakte të përbashkëta.

Provat telefonike zbuluan se dyshja ishin drejtuesit e një rrjeti kriminal që i merrnin emigrantëve shqiptarë rreth 10,000 £ për secilin për të hyrë në MB dhe më pas i ndihmonin ata të gjenin një vend për të jetuar. Kjo përfshinte sigurimin e tyre me pasaporta të falsifikuara, karta identiteti dhe fatura false të shërbimeve.

Hilaj siguroi që automjetet që transportonin emigrantët të mbërrinin në një vend të sigurt në MB dhe pasi t’i linin, të ktheheshin pa ngjallur dyshime. Ai ishte gjithashtu në kontakt të rregullt me ​​emigrantët e paligjshëm para dhe gjatë udhëtimit të tyre.

Kadena veproi si asistent i tij dhe ishte i përfshirë kryesisht në kontrabandimin e emigrantëve duke përdorur avionë të vegjël. Më 9 korrik 2017, ai ndihmoi gjatë një fluturimi që transportonte një numër të panjohur emigrantësh nga Calais në Essex, duke udhëtuar vetë drejt aeroportit Stapleford për të mbledhur dhe transportuar emigrantët nga fusha ajrore pasi të kishin zbritur.

Një fluturim i planifikuar më 17 korrik 2017 u kap nga policia franceze përpara se avioni të ngrihej nga fusha ajrore e Marck pranë Calais. Katër emigrantë, përfshirë një fëmijë, u ndaluan të sigurt. Piloti dhe lehtësuesi i Mbretërisë së Bashkuar u arrestuan të dy, pasi ky i fundit ka qenë në kontakt të shpeshtë me Kadenën. Të dy u akuzuan dhe u dënuan në Francë.

Në të njëjtën ditë, pas përgjimit në Francë, oficerët e mbikëqyrjes së NCA vëzhguan Hilajn dhe Kadenën në një takim “fallout” në një pijetore.

Hilaj dhe Kadena u arrestuan më 26 korrik 2017 në adresat e shtëpive të tyre nga NCA. Hilajt iu gjetën një sërë dokumentesh identiteti false, të cilat ai planifikoi t’ua dorëzonte emigrantëve që i ndihmoi. Në një nga telefonat e tij, oficerët zbuluan mesazhe në të cilat ai kishte korrigjuar gabimet e shtypjes në dokumente false, si dhe kërkime në internet në lidhje me ndalimi i avionit më 17 korrik.

Kadena u gjet me një sasi të vogël kanabisi, si dhe një foll sigurie për portën në Stapleford Airfield.

Hilaj dhe Kadena u dënuan sot në Southëark Croën Court me përkatësisht tre vjet e gjashtë muaj dhe një vit e tetë muaj.

Rezultati shënon fundin e një hetimi tetë-vjeçar të NCA – të koduar Operacioni Micropus – ndaj një grupi të krimit të organizuar shqiptar të përfshirë në lehtësimin e migracionit të paligjshëm, pastrimit të parave, trafikut të drogës dhe furnizimit me dokumente të falsifikuara.

Continue Reading

Aktualitet

Martinaj i zhdukur apo i vdekur? Hoxha: Eliminimi i tij, rezultat i aleancës së grupeve kriminale me interesat politike

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje lidhur me zhdukjen e ish drejtuesit të lojërave të fatit në vend, Ervis Martinajt.

Hoxha u shpreh se ai i qëndron një versioni të mëhershëm të tijit, ku shprehet se Martinaj është rrëmbyer, ekzekutuar dhe trupi i tij më pas është zhdukur

Ai shpjegoi më tej se ka dyshime se një emër i botës së krimit është përfshirë në eliminimet e Brilant dhe Ervis Martinajt duke qenë pjesë e një aleance të madhe të grupeve kriminale në vend.

“Ky është një hetim i cili e ka fillimin te procedimi 59 i vitit 2022, që nis nga zhdukja e Ervis Martinajt. Unë i qëndroj versionit që është rrëmbyer, ekzekutuar dhe kufoma është zhdukur, Policia ka kërkuar 2 muaj me polumbarë në det dhe më pas është kërkuar për 3 muaj në tokë pasi mendohet se kufoma e tij është në një rreze prej 3 km larg Fushë Kuqes.

 

 

Për mua, e gjithë kjo panoramë e ka zanafillën nga Ervis Martinaj. Nëse aty do ketë edhe një emër që ne e kemi përmendur shumë rrallë, ky vepron zakonisht rreth Kamzës, por është shfaqur në arratisjen nga burgu të Admir Tafilit, kur ka qenë vetëm 19 vjeç. Nuk ka qenë shumë i njohur deri në eliminimin e Brilant dhe Ervis Martinajt. Nëse ky emër do jetë i përfshirë në këtë mozaik do plotësonte gjithë kuadrin dhe do kishim një aleancë të madhe të grupeve kriminale që ishin edhe armiq edhe aleatë, madje janë bërë prapë armiq pasi është zhdukur Ervis Martinaj. Gjithë ky pazëll që është krijuar, këto grupe për shkak të interesave janë bashkuar, edhe me interesa politike, dhe kanë realizuar eliminimin e Ervis Martinajt dhe organizatës së tij. Ndaj është kontrolluar edhe shtëpia e Ervis Martinajt”, u shpreh ai.

Continue Reading

Aktualitet

U fut për t’u larë, 25 vjeçari polak rrezikoi të mbytet te Liqeni i Tiranës

Një 25 vjeçar nga Polonia është futur ditën e sotme në Liqenin Artificial të Tiranës ku ka rrezikuar të mbytet.

Ai është transportuar në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 18.05.2024, rreth orës 16:00, te Liqeni Artificial i Tiranës, është futur në liqen dhe dyshohet se ka rrezikuar të mbytet shtetasi polak F. M., 25 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Continue Reading
Advertisement

TRENDING