Bota
Mes pandemisë, Greqia do të paguajë 2.3 mld euro për 18 aeroplanë luftarakë francezë “Rafale
Greqia do të blejë gjashtë avionë Rafale të ndërtuar rishtas dhe 12 të dorës së dytë (të përdorur) për 1.92 miliardë euro dhe do të paguajë dhe 400 milionë të tjera për pajisjet e tyre, tha Stelios Petsas.
Athina synon të rrisë forcat e saj të armatosura dhe aftësinë mbrojtëse me avionë të rinj, anije luftarake dhe armë, ndërsa tensionet mbi burimet e energjisë në rajonin e Mesdheut Lindor rriten dhe marrëdhëniet me Turqinë fqinjë janë të mbushura me mosmarrëveshje.
Gjashtë avionët e parë të përdorur do të dorëzohen rreth qershorit dhe pjesa tjetër nga mesi i vitit 2023, shtoi Petsas.
Monitor/