Connect with us

Kronike

Mobilizimi rekord pasi i vranë Kapllanin, Dumani përdori…

Vrasja e Klevis Kapllanit në Sinaballaj të Rrogozhinës është kryer teksa, ai fliste përmes aplikacionit “SKY” me Nuredin Dumanin. Kapllani po priste dy miqtë e Dumanit, Besian Xhixhën dhe Enver Divën, ti çonin një makinë tip “Benz”, që do përdorej për goditjen e Dine Çamit dhe Elton Kilës në Elbasan.

Por pasi ka marë lajmin e vrasjes së Kapllanit, Dumani ka udhëtuar urgjentisht nga Elbasani në drejtim të Sinaballaj, duke parë nga distanca vdekjen e mikut të tij, të cilin ai e kishte përdorur për të vendosur armën tip “TT” në servisin e Seit Manahasës në Peqin. Kjo armë ishte përdorur nga Skerdi Tasi në vrasjen e Emiljano Ramazanit në muajin korrik 2020.

I tronditur nga ajo që kishte ndodhur dhe që kishte parë, Dumani kthehet në Elbasan, duke marë takim me financuesin e tij, Erjon Alibej dhe së bashku bien dakord që të kundërpërgjigjen shumë shpejt ndaj grupit rival. Ata hetojnë në mënyrë të ftohtë dhe të shpejtë duke dalë në konkluzjonin se vrasjen e Klevis Kapllanit e ka kryer Seit Manahasa dhe Talo Çela.

Në pamundësi për të kapur dhe goditur Manahasën, i cili në muajin shtator 2020 ndodhej në burg për shkak të grackës që i kishin ngritur me pistoletën “TT” Dumani dhe Erjon Alibej dhe pamundësi për të gjetur Talo Çelën, të bien dakord që kundërsulmin e tyre ta përqëndronin pikërisht tek Bujar Çela, vëllai i Talos, që punonte si taksist dhe në jetën e tij s’kishte kryer asnjë krim.

Mobilizimi i grupit është kryer në një kohë rekord, ku brenda 24 orëve, janë gjendur 60 mijë euro për pagesë, armët dhe një automjet tip “Renault” të vjedhur, të cilin grupi ja mori Ervis Martinaj.

Më 15 shtator 2020 u vra Klevis Kapllani, ndërsa një ditë më pas në datën 16 shtator 2020, Nuredini u takua me Enver Divën e Besmir Xhixhën në fshatin Pajovë.

Për vrasjen e Bujar Çelës, ata i kishin siguruar Dumanit një automjet tip “Renault”, të cilën ja kishte lënë në mbajtje Ervis Martinaj.

Sipas Dumanit, Martinaj ka dashur ta përdorë këtë mjet në një ngjarje kriminale, por për shkak të zbulimit ai ishte tërhequr, duke e lënë në mbajtje makinën në zonën e Fushë-Krujës, tek Enver Diva dhe Besian Xhixha.

Nga hetimet e kryera nga SPAK rezulton se automjeti tip “Renault” ishte futur në territorin shqiptar nga Pika e Kalimit Kufitar Morinë nga Gëzim Haziri, i cili është nga qyteti i Kukësit.

Sipas dosjes së prokurorisë Haziri ka mjaft hyrje-dalje në kufi me shtetasin Bujar Hasani alias Lika, person me precedent kriminal i vrarë më datë 30 maj 2020 dhe lidhje e afërt e Ervis Martinaj, dhe Alket Xhixha, vëllai i Besian Xhixhës, i arrestuar në flagrancë disa vite më parë për “Vrasje të mbetur në tentative” në dëm të shtetasit Bujar Kullaj, ngjarje e ndodhur në kryqëzimin e rrugës së fshatit Larushk dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Këto fakte mbi automjetin “Renault” të përdorur në ekzekutimin e Bujar Çelës, mbështesin deklarimin e Nuredin Dumani i cili ka pohuar se:”…çunat (ljala për Besmir Xhixhën e Enver Divën) më thanë që kishin një “Renault” që ja kishin marrë Ervis Martinaj dhe se kjo makinë ishte planifikuar për tu përdorur në një ngjarje tjetër, por ishte parë shumë herë në atë zonë dhe nuk mund të përdorej, prandaj ja dhanë çunave…”.

Dumani tregon se një ditë pasi ishte vrarë Klevis Kapllani, në 16 shtator 2020 takohet me Xhixhën dhe Divën në Pajovë dhe këtë natë së bashku ndenjtën deri rreth orës 04:00 të mëngjesit të datës 17 Shtator, në mbikqyrje dhe pritje të Bujar Çelës të dilte nga banesa.

Rreth kësaj orëve të mëngjesit, kur dhe shkonte të pinte kafenë e mëngjesit tek një bar kafe,të cilën Nuredinit ia kishte pas treguar më parë Eljo Bitri.

Gjatë kësaj periudhe Bitri ishte një person që luante me dy krahët,pasi ishte njeri i afërt me Talo Çelën, por njëherazi informonte dhe Nuredinin për gjithçka.

Bujar Çela, është qëlluar me 15 plumba në ambjenet e kafes tek rreth-rrotullimi i Bradasheshit në Elbasan duke mbetur i vdekur në vend.

Dy vite nga kjo vrasje, Dumani ka çuar prokurorët e SPAK në vendin e kanalit të ujrave të zeza, ku kishte hedhur armët e vrasjes së Çelës, por ato nuk u gjendën.

“…pistoleta që më kishte falur Talo Çela, mo bllokuar teksa po qëlloja vëllain e tij, Bujar Çela”. Bujari nuk kishte vdekur akoma por unë e doja të vdekur.

Meqenëse mua mu bllokua arma që kisha thërras Besin që ishte shofer dhe i thash:
“…hajde më sill armën…”.

Më tha: “…ça të bëj…?”
Unë i thashë: “…godite në kokë…?.

Ai qëlloi dy herë me pistoletë 9 mm nuk e mbaj mend llojin e armës. Jemi larguar direkt pastaj secili me makinën e vet në drejtim të Peqinit ku unë ika shumë para dhe prita sa të vinin çunat me “Renault”.

Kur i pashë ja bëra me shenjë që të ktheheshin tek vendi ku do digjeshin makinat. Çunat e futën makinën te tuneli, nën urën e shinave të trenit dhe e dogjën dhe që të 2 erdhën te makina ime tip Benz.

U larguam deri në Fushë-Krujë me benzin. I kemi renë nga Peqini në Rrogozhinë më pas në Durrës – Vorë me destinacion Fushë-Krujën.

Benzin e lash në parkimin e një pallati përballë Komisariatit të policisë në Fushë-Krujë dhe i thash çunave çojani benzin Soni Rreçit, se nuk na bën punë, në kuptimin që nuk do ta blija.

Armën pistoletë 9 mm dhe një Uzi Pistol 7.65 mm i kemi hedhur në kanalin që ndohet tek rruga dytësore në Plepa, tek kanali rruga dytësore kur vjen nga Shkëmbi i Kavajës për në Plepa, mbi rrugën kryesore

. Ndërsa, pistoletën që mu bllokua dhe që ma kishte falur Talo Çela, ia fala Enver Divës pasi ai ma kërkoi. Ishte pistoletë “Zastava” me silenciator.

Mbas shinave ku është rotondo jemi kthyer djathtas dhe kemi hedhur armët. Lekët mi ka sjellë Erjoni nëpërmjet një personi në Vorë, ku unë kam nxjerr Enverin dhe Besin të marrin lekët me sa mbaj mend.

Erdhën lekët tek unë dhe ja ndava të dyve. Unë nuk mbajta asnjë lek. Të dyve i ranë nga 30.000 Euro për kokë. Unë pastaj u largova për në Kosovë. Arjanit i kam shkruar për këtë ngjarje…”-ka treguar Dumani.

Marrë nga OraNews

Kronike

Ergys Arrazi kishte një lidhje tjetër, i kërkonte bashkëshortes të dalë nga shtëpia

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e Shkodrës ku prej ditësh një nënë së bashku me tre fëmijët e saj rezulton e zhdukur. Konfliktet në çift kishin muaj që kishin nisur dhe çifti ishte i ndarë pasi martesa nuk konsumohej më dhe Ergys Arrazi kishte nisur një marrëdhënie tjetër. Sipas familjarëve të gruas, ai grindej çdo ditë me të dhe i thoshte të dilte nga shtëpia ku ajo jetonte në një dhomë dhe flinte me fëmijët.

I pyetur në polici, ditën kur denoncoi zhdukjen, por edhe më vonë pas gjetjes së trupit të së bijës ai e ka cilësuar bashkëshorten “të sëmurë mendore” dhe sipas tij kishte muaj që trajtohej me ilaçe depresioni. Por kjo dëshmi nuk është verifikuar nga blutë, pasi ende nuk është gjetur ndonjë kartelë e 39-vjeçares apo mjek që t’i ketë lëshuar recetë për këto medikamente.

Gruaja ka qenë e vetme në këtë situatë pasi dhe pas zhdukjes së saj e vetmja që ka treguar interes ka qenë e motra ndërsa vëllai dhe të afërmit e tjerë nuk janë interesuar në polici dhe nuk i janë përgjigjur kërkesës për t’u pyetur si persona që kanë dijeni për ngjarjen.

Continue Reading

Kronike

Gruaja dhe fëmijët u vetëmbyten/ 31-vjeçari mohon akuzat: Nuk i kam dhunuar

31-vjeçari Ergys Arazi, autori i dyshuar, nuk e ka pranuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij apo fëmijët.

I ndaluari i ka qëndruar deklaratës së tij të tre ditëve më parë duke thënë se ka humbur kontaktet me bashkëshorten dhe fëmijët pa patur idenë se ku ndodheshin. Arrazi është shprehur se ka patur një marrëdhënie normale me bashkëshorten dhe fëmijët duke thënë se nuk e kam idenë përse bashkëshortja ka ndërmarrë këtë veprim.

Arazi nuk ka pranuar asnjë prej dy veprave penale që rëndojnë mbi të “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes” duke deklaruar se nuk është ai shkaktari i kësaj ngjarje të rëndë.

Po ashtu dyshohet se motra e viktimës me datën 2 maj është takuar duke konsumuar një kafe me Ergys Arazin dhe kanë zhvilluar një bisedë, e cila dyshohet se lidhet me problemet e fundit të ndodhura në familjen Arazi. Motra e viktimës ka deklaruar pas ngjarjes se kunati i saj ka ushtruar dhunë në familje psikologjike dhe fizike gjë e cila sipas saj ka detyruar të motrën të ndërmarrë veprimin e rëndë.

Continue Reading

Kronike

Aksident i fortë në aksin Lezhë-Shëngjin, makinat ‘shkërmoqen’, 2 të plagosur

Një aksident i fortë është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes “Xhenjo”.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetër duke shkaktuar plagosjen e dy shoferëve, të cilët janë në Spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Continue Reading

Kronike

Gota e rakisë në oborr zbuloi autorin e krimit, detaje të reja nga vrasja e të moshuarve në Dropull

Ngjarja që tronditi Dropullin dy ditë më parë është zbardhur ndërsa është vënë në pranga edhe autori i vrasjes së çiftit të të moshuarve, Kosta dhe Kleoniqi Ilia. Detaje të reja janë zbardhur nga kjo vrasje, ku raportohet se kanë qenë ekzaminimet daktiloskopike dhe biologjike ato që kanë zbuluar veprimet e autorit.

Thoma Mastora ishte banor i të njëjtit fshat ku jetonin të moshuarit dhe njiheshin me njëri-tjetrin prej disa vitesh. Ai ishte personi i fundit që i kishte takuar para se t’i vriste, ndërsa një nga provat që çoi në identifikimin e tij si vrasësin e tyre ishte gota e rakisë që ishte në tavolinën e ndodhur në oborrin e shtëpisë, ku u gjend i pajetë edhe 84-vjeçari Kosta Ilia.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në orët e vona të drekës ose të pasdites së 30 prillit. Policia tha në deklaratën e tyre se shkaqet e vrasjes kanë qenë për motive të dobëta dhe konflikte çasti dhe të mëparshme mes autorit dhe viktimave.

Kleoniqi Alia, 88 vjeç, kishte disa kohë që ankohej te të afërmit e saj se 69-vjeçari i shqetësonte me praninë e tij. Sipas policisë të moshuarit u gjetën me shenja plage të shkaktuara nga mjet i fortë prerës në kokë dhe në trup. Burime policore pohojnë se arma e krimit është një sëpatë e vogël.

Drejtuesit e Komisariatit të Gjirokastrës thanë po ashtu në deklaratën e tyre se Thoma Mastora njihej si një njeri problematik në fshat. Ai ishte dënuar më herët për vjedhje. Për sqarimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve u shoqëruan, u dhe pyetën për rrethanat e hetimit 35 shtetas.

Continue Reading

Kronike

Hidhet poshtë versioni i parë/ Në trupin e 9-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Informacion sqarues shtesë

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punen për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING