Connect with us

Pinknews

Molla e sherrit/ E ndau nga e dashura

Këngëtarja Elhaida Dani ka konfirmuar romancën me balerinin Ledian Agallijaj në DWTS. Çifti, të cilët përfliteshin prej disa ditësh për një lidhje, gjatë performancës në skenë dhuruan puthje duke i dhënë kështu fund çdo dyshimi.

Pas kërcimit sensual, këngëtarja dhe balerini folën për marrëdhënien e tyre duke e quajtur diçka të shenjtë dhe të bukur.

“Ne e dinim qe diçka e tille po kuptohej nga java ne jave dhe nga publiku e produksioni patjetër, koleget dhe e ndienim qe ishte momenti ta ndanim ndoshta, por jo aq shume se është diçka e shenjte e bukur dhe delikate qe ne do donim ta mbanim për vete akoma. Sido qe te shkoje Dancing ne jemi shume te lumtur se fituam diçka shume te madhe”, tha Elhaida Dani.

Ndërsa Lediani shtoi: “As unë nuk kam ca shtoj me shume, është e njëjta ndiejnë dhe për mua.”

Si nisi historia e tyre e dashurisë dhe ndarja e balerinit nga partnerja

Që prej startimit të spektaklit të kërcimit, Elhaida Dani dhe balerini i saj Lediani kanë dhuruar kërcime sensuale.

Në media nisën të qarkullonin thashethemet për një lidhje mes tyre, ndërsa “Kryefjala.com” raportoi se se Lediani i kishte dhënë fund lidhjes së tij disavjeçare me një vajzë simpatike bionde.

Kjo gjë është vënë re pasi ai i ka fshirë të gjitha fotot që kishte më të në rrjetet sociale.

Ndërsa janë ngritur dyshimet se mund të jetë njohja me këngëtaren arsyeja përse ai është ndarë.

Nga ana tjetër, ndonëse mund të dimë gjëra për jetën profesionale të Elhaidës kur vjen puna tek ajo personale, artistja ka qenë gjithmonë shumë hermetike.

Gjatë një interviste për “Goca dhe gra”, e pyetur nëse ka dikë në krahë, Elhaida as nuk e mohoi, por edhe as nuk e pohoi.

Këngëtarja u shpreh se momentalisht nuk dëshironte të fliste për këtë gjë pasi dëshironte që ta mbabte për vete.

Ajo theksoi se është shumë supersticioze dhe shtoi se në momentin kur ajo të jetë e sigurt për gjënë e saj atëherë do e ndaj me të gjithë.

“Kam një projekt mjaft të madh që nuk dua ta bëj akoma publik, por është diçka shumë e shenjtë për mua e kam pasur ëndërr që kur isha e vogël… Nuk është dasmë akoma jo për momentin… nejse… Nuk e di nëse dua ta them këtë gjë, jam shumë hermetike te kjo gjë. Jam shumë supersticioze, dua ta mbaj…

Nuk di të them nëse është prishur nga energjia e keqe apo syri, por di që gjërat të cilat nuk ekzistojnë akoma… më saktë, përse të ndaj diçka timen kur nuk jam e bindur 100% diçka që do ndodhi. Thjesht dua ta mbaj diçka private timen dhe ta ruaj derisa të jem e sigurt që dua ta ndaj me këdo, sepse në këtë rast jam dhe një personazh publik dhe më duhet të jem e kujdesshme”, u shpreh artistja.

Si një ndër pretendentet për të fituar “Dancing With The Stars”, Elhaida është shprehur se nëse do rrëmbente çmimin e madh me lekët që do të merrte ajo do t’i investonte në një projekt.

“Do t’i investoja ne një projekt që do t’i bëjë të mira dhe të artistëve të rinj, kam një projekt në mendje. I vetmi gabim që bëra një natë ishte padjeshka dhe nuk është vetëm një lëvizje që bën gjithë kërcimin. Është një performancë që zgjat dy minuta dhe nuk është një padjeshkë që ta hedh poshtë.

Juria pa gjithë performancën, nuk u fokusua vetëm te padjeshka dhe prandaj dha ato pikë. Ndoshta është një vlerësim që lidhet me gjithë netët. Qëllimi që jam në atë emision nuk është për të bërë debate. Nëse nuk më drejtohen mua nuk kam pse flas në emër të të tjerëve. Një herë qëllova që thashë një mendim timin dhe u nxeh aq shumë situata sa mora një përgjigje jo te këndshme”, ka thënë Elhaida.

Elhaida gjithashtu u pyet dhe për kritikën që mori për albumin e saj më të fundit nga Elton Deda. Ka pasur një kritikë të keqe nga Elton Deda. Atij nuk i pëlqeu mesa duket. U bë shumë e madhe.

Unë e kam mik prej vitesh, është artist shumë i mirë, por që çdo njeri ka opinionin e vet.

Artistja gjithashtu na tregoi “fiksimin” e saj të vogëlisë dhe na zbuloi se shumë shpejt mund të kemi një bashkëpunim nga ajo dhe Ermal Fejzullahu. Gjithashtu, Elhaida na tregoi projektet e saj të ardhshme muzikore.

“Vdisja fare kur kam qenë e vogël. Kush ka qenë ajo gocë që nuk vdiste për Ermalin. Do doja shumë të kishim një bashkëpunim, madje dhe e kemi biseduar. Kënga ime e re do të vijë këtë muaj. Është ‘single’. Nuk do jetë vetëm një këngë do të jenë disa, mund të ketë dhe bashkëpunime”, u shpreh Elhaida.

Pinknews

“Mbylle se nuk ke tru ti”/ Pas Erjolës, Egla ‘shënjestron’ Gracianon

Egla ka qenë në qendër të debateve me banorët ditët e sotme. Pas përplasjes me ofendime me Erjolën, e njëjta situatë është parë edhe me Gracianon. Teksa po qëndronin në oborr, dy banorët janë përplasur me njëri-tjetrin, teksa nuk i kanë kursyer aspak ofendimet. Debati ka vijuar në prani të banorëve të tjerë të cilët nuk kanë ndërhyrë.

Pjesë nga biseda:

Graciano: Ti je dritë dielli, ti je me të ngrënë syrin, ta kam thënë.

Egla: Ma hangsh syrin.

Graciano: Do ta ha, por po mbytesh (për bananen që po konsumon Egla).

Egla: Tani mbylle.

Graciano: Kujdes se po mbytesh (për bananen që po konsumon Egla). Pse je kështu moj Egla? Tu prish magjia moj zemër dhe më vjen shumë inat se unë vdes për ty, aq e mirë je.

Egla: Zemra më ke parë në këtë soj magjie sepse jam këtu, kështu siç është. Mbylle gojën sepse nuk ke tru. Do më çikë më shumë kohë.

Graciano: Po të bëjë robi këtë lojë… Unë nuk merrem me ty sepse duhet të bie në nivelin e debateve që ti bën dhe unë nuk jam i tillë.

Egla: Qetësohu zemra.

Graciano: Unë i qetë jam, nuk jam Erjola që del nga vetja në sekonda.

Egla: Erjolën e kam merak se mi dalin hemorroidet.

Erjola: Graciano mos më zër në gojë te ajo.

Continue Reading

Pinknews

Debate të ashpra në ‘BBV’/ Egla në gjendje të rënduar, qan teksa qëndron e vetme

Dita e sotme nuk ka nisur mirë për Egla Cenon. Banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ është përfshirë në debate me shumicën e personave të tjerë që gjenden në shtëpi. Duke nisur nga Erjola, Romeo, Juli e deri tek Graciano, Egla u përball me ofendime mirëpo në fund ‘shpërtheu’ në lot.

Duket se nuk ka mundur të mbajë veten pas debateve të njëpasnjëshme, saqë në fund ka qarë.

E vetme, në një cep në oborr, Egla shihet e përlotur e pranë saj nuk qëndron asnjë prej banorëve.

Shikoni momentin këtu:

Continue Reading

Pinknews

Vetëvrasja e nënës me 3 fëmijët në lumin Bunë, Luiz Ejlli reagon pas ngjarjes së rëndë

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrën, ku Alma Arrazin vendosi që të mbytej së bashku me tre fëmijët e saj të mitur mbrëmjen e 2 majit në lumin Bunë.

Dyshohet se 39-vjeçarja ka vendosur që të flijohet së bashkun me 3 të vegjlit e saj për shkak të dhunës dhe tradhtisë bashkëshortore të partnerit të saj, Erdgys Arrazi.

Rreth kësaj ngjarje që ka tronditur mbarë opinionin publik, ka reaguar edhe këngëtari i njohur shkodran Luiz Ejlli.

Përmes një postimi në InstaStory, ai iu ka shprehur ngbushëllimet familjes së viktimave, ndërsa tha që organet kopetente do të pubojnë për të zbardhur asryet që një nënë kreu vetevrasje së bashku me 3 fëmijët e saj.

E gjithë Shqipëria por sidomos shkodranët jemi të tronditur nga ngjarja e rëndë ku një nënë dhe 3 fëmijët e saj humbën jetën. Jam pyetur nga media të ndryshme për rastin në fjalë dhe përgjigja ime është kjo: ‘Organet kompetente janë ato që do të zbardhin arsyet dhe motivet që çuan atë grua deri në atë pikë sat i jepte fund jetës, duke marrë me vete edhe 3 fëmijët e saj. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët e tyre.”– ka shkruar Luizi

Continue Reading

Pinknews

“S’të nxorra unë finalist, ishte vendim i Vëllait të Madh” / Eglës i shpëton goja, ia thotë troç Romeos

Disa ditë më parë, Egla Cenos iu dha mundësia për të nxjerrë në nominim kokë më kokë dy nga banorët, megjithatë jo për atë çfarë aktorja priste por për të dërguar një prej tyre në finale.

Kështu, ajo zgjodhi çiftin Heidi-Romeo, ndërsa ky i fundit më pas u zgjodh si finalisti i parë.

Mirëpo duket se zgjedhja nuk qenka bërë nga Egla por ka qenë një ‘urdhër’ nga “Vëllai i madh”, siç e ka konfirmuar vetë aktorja në një debat me Romeon.

Ajo i është drejtuar këtij të fundit se, “nuk më plas të të çoj në finale, por ishte zgjedhje e Vëllait të madh”, ndërsa Romeo shihet në siklet nga përgjigja e Eglës.

Teksa të gjithë banorët ndodheshin në oborrin e shtëpisë, Egla Ceno ka analizuar deklaratën e Gracinao Taganit se Erjola ka pëlqim për Romeon, duke thënë që 3-shja punojnë në të njëjtën dhe histori e tyre asaj i duket shumë e çuditshme.

“Po të pyes Romeo, ke patur ndonjë njohje?” e pyeti Egla aktorin, I cili I hodhi poshtë këto aludime duke thënë që mes tij dhe Erjolës nuk ka pasur më shumë sesa një raport miqësor.

 

Continue Reading

Pinknews

Me pushime në Meksikë, Arbana Osmani ndan për fansat foto me bikini në rezidencën e Pablo Escobarit

Ish-prezantuesja e njohur e “Big Brother VIP Albania”, Arbana Osmani, është duke shijuar disa ditë të paharrueshme në Meksikë së bashku me bashkëshortin e saj, Eduartin.

Arbana ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram imazhe dhe përshtypje nga aventurat e saj në Tulum, duke shijuar mikpritjen e rezidencës së dikurshme të Pablo Escobarit, që tashmë është shndërruar në hotel.

Në fotografitë e publikuara, moderatorja e njohur shihet duke shijuar detin dhe diellin në një nga vendet më ekzotike dhe historike të Meksikës.

FOTOT: Me pushime në Meksikë, Arbana Osmani ndan për fansat foto

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING