Thinking ...
Connect with us

Politike

“Mos e bëni kaq të madhe”/ Lapsusi i deputetes socialiste për pagat e magjistratëve

Një lapsus i deputetes së Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, tërhoqi vëmendjen gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ku po diskutohej projektligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Gjatë diskutimit për pagat e magjistratëve, Bylykbashi përdori gabimisht shprehjen “paga e magjistareve”, në vend të “pagës së magjistratëve”.

Deputetja e korrigjoi menjëherë veten dhe e cilësoi si një lapsus pa rëndësi, duke kërkuar që të mos i jepej më shumë vëmendje.

“Është një lapsus, mos e bëni kaq të madhe”, tha Bylykbashi.

Advertisement