Connect with us

Biznes

Nafta shkon në 248 lekë, Konfindustria apelon…

Teksa çmimi i naftës ka pësuar rritje, Konfindustria i ka bërë thirrje Kuvendit që të ndërpresë pushimet verore dhe të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme me qëllim ngritjen e Entit Rregullator të Karburanteve dhe zhbërjen e Bordit të Transparencës pasi sipas tyre bie në kundërshtim me interesat e qytetarëve. Bordi i Transparencës përcakton çmimet e karburanteve që prej krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

“Konfindustria rikërkon nga deputetët e të gjitha partive pa dallim, që në sesionin e jashtëzakonshëm të Kuvendit, të marrin nismën ligjore për themelimin e ERRK, si agjenci e përhershme, profesionale, në varësi të Kuvendit dhe sipas modeleve të suksesshme të rajonit. Bordi i Transparencës  është ndërtuar dhe funksionon në kushtet e konfliktit të pastër dhe flagrant me interesin publik. Gjysma e antarëve të tij, që furnizojnë me të dhëna dhe janë pjesë e vendimmarrjes, përfaqësojnë pikërisht kompanitë, që duhet të jenë subjekt i vëzhgimit për spekullime në treg”, thuhet në reagim.

Në reagim, Konfindustria thotë se duhet të shkrihet Bordi i Transparencës pasi vendimet e saj janë taksë speciale shtesë për bizneset e qytetarët dhe favorizojnë kontrabandën e karburanteve. Ndër të tjera pretendon se Bordi po rrit artificialisht të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe po prodhon falimentime masive, papunësi e emigracion.

Sipas Konfindustrisë, e cila jo për herë të parë kërkon zhbërjen e Bordit, nafta në Shqipëri është afërsisht 33% dhe 25% më shtrenjtë se në Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut.

“Konfindustria kërkon ndërprerjen e pushimeve të verës dhe mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Shqipërisë me qëllim ngritjen e Entit Rregullator të Karburanteve/ERRK dhe si rrjedhim zhbërjen e Bordit të Transparencës. Kërkesa vjen pas vendimeve të njëpasnjëshme dhe të vazhdueshme të BT në kundërshtim me interesin publik, që prodhon pasoja mjaft të rënda në afatgjatë të krizës ekonomike, falimentime masive, papunësi, emigracion dhe deri me rrezikun e cënimit të qëndrueshmërisë shoqërore dhe kushtetuese të shtetit.

Konfindustria vlerëson, se nisma në fjalë do të tregojë pikërisht integritetin e partive dhe deputetëve, që mbrojnë interesin publik, janë të pakapur nga karteli i karburanteve dhe interesat afatshkurtëra politike.

Vendimet e BT në thelb janë “taksë speciale shtesë” për bizneset dhe qytetarët, që rrit artificialisht të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe favorizon qartësisht kontrabandën masive të karburanteve.

Vendimi i fundit i BT i datës 27/8/2022 ka thelluar më tej ndryshimin në çmimin e naftës, që bizneset dhe qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë krahësimisht shteteve të Rajonit. Sot nafta/diezel në Shqipëri është përkatësisht afërsisht 33% dhe 25% më e shtrenjtë sesa në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, që furnizohen në të njejtat tregje ndërkombëtare. Bizneset dhe qytetarët shqiptarë paguajnë 0.5-0.6 euro/litër më shtrenjtë naftën sesa shtetet e sipërpërmendura. Shqipëria, përpara rritjes së fundit të çmimeve, ishte vendi i 11 në renditjen botërore për shtrenjtësinë krahësimore të karburantit, thuhet në reagim.

Pavarësisht kërkesës së Konfidustrisë dhe opozitës për shkrirjen e Bordit, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku deklaroi disa ditë më parë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi Bordi nuk ndikon në rritjen apo uljen e çmimeve të hidrokarbureve. Ajo theksoi se Bordi i pasqyron çmimet duke iu referuar bursës, konkretisht agjencisë ndërkombëtare “S&P Global Platts”.

Në vendimin e fundit Bordi i Transparencës rriti me 9 lekë çmimin e naftës, ku nga dje pasdite tregtohet me 248 lekë për litër, ndërsa benzina u ul me 4 lekë dhe shkoi në 201 lekë për litër. Çmimi i gazit u rrit me 1 lekë, duke u shitur 79 lekë. Edhe më parë, Konfindustria ka kërkuar që të shkrihet Bordi i Transparencës, pasi sipas tyre po vepron në dëm të interesit publik.

Biznes

“Mbi 300 tituj librash, mbi 50 mijë përdorues”/ SIGAL Audiobooks, libraria digjitale FALAS për të gjithë shqiptarët

SIGAL UNIQA Group Austria është jo vetëm kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri por edhe kompania më novatare, pararojë e zhvillimeve teknologjike.

Si e tillë, shumë institucione, arsimore dhe biznesi, i referohen si një shembull për tu ndjekur në zhvillimet teknologjike, në shërbimin ndaj klientit dhe në menaxhimin dhe lidershipin.

Kompania lider e sigurimeve në vend dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria, i ka dhënë një rëndësi të veçantë edhe përgjegjësi sociale ndaj qytetarëve me një sërë aktivitetesh që synojnë përmirësimin e jetës së tyre, por edhe pasurimin e anës mendore dhe shpirtërore.

Një prej këtyre projekteve është edhe “AudioBooks”, platforma e parë dixhitale e librave audio në shqip.

Për këtë folur mbi këtë nismë të SIGAL UNIQA dhe Drejtorit të saj të Përgjithshëm z. Avni Ponari, të ftuar në Shijak Televizion ishin Tereza Kokona, teknike dhe edituese e librave në SIGAL Audiobooks dhe Nikolin Metaj, menaxher për web dhe marketing digjital në SIGAL UNIQA Group Austria.

Sipas Metajt, “SIGAL Audiobooks” sjell te shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pa asnjë kosto, librat e autorëve më të mirë shqiptarë dhe të huaj, ndërsa janë 50 mijë përdorues besnikë të platformës.

“Audiobooks.al është platforma e parë për dëgjimin e librave në Shqipëri. Kjo është krijuar nga z. Avni Ponari. Sponsor general SIGAL UNIQA Group Austria. Është një nismë e kësaj kompanie sigurimesh. Çdo person në Shqipëri, në botë, në diasporë mund të dëgjijë libra falas në gjuhën shqipe. Është një librari digjitale. Janë mbi 300 tituj librash tashmë në platformën tonë. Dhe kemi mbi 50 mijë përdorues që na dëgjojnë çdo ditë.

Regjistrimi është shumë i thjeshtë. Mjafton të shkoni te pjesa e Login dhe me vetëm një adresë e-maili mund të jeni një prej përdoruesve. Dhe mund të dëgjoni mbi 300 tituj librash në çdo moment të ditës”, shpjegoi Metaj.

Ndërsa Tereza Kokona shpjegoi larmishmërinë e kategorive të librave që ofron kjo platformë.

Duhet theksuar që është vetëm në shqip. Dhe një gjë shumë e rëndësishme është që jemi falas. Gjithë kjo platformë, gjithë kjo risi vjen falas te dëgjuesi. Nuk duhet të paguash asgjë. Thjesht merrni atë telefonin, regjistrohuni dhe dëgjoni librin tuaj të preferuar. Çfarëdo lloj libri, roman, poezi… Search titullin e librit, kategorinë ku do të dëgjosh. Mund të jesh fan i historisë, kulturës, shkencës… Ku e ndjeni ju veten më mirë”, shpjegoi Tereza Kokona, teknike dhe edituese e Sigal Audiobooks.

Më pas, ajo shpjegoi edhe rrugën se si librat fizikë kalohen audio në “SIGAL Audiobooks” duke respektuar edhe të drejtën e autorit apo Shtëpisë Botuese.

Librat që janë në platformën “Audiobooks.al” janë libra të përzgjedhur në bashkëpunim me shtëpitë botuese apo edhe me dëshirën e autorëve. Kooperimi është i thjeshtë. Autori kërkon të ketë një bashkëpunim me ne. Jep gjithë të drejtat e tij mbi librin. E drejta e autorit është kushti bazë. Nuk ka shkelje ligji dhe nuk bëjmë asgjë pa të drejtën e autorit. Përzgjedhim librat që kanë influencë”, tha Kokona.

Platforma ka për qëllim ruajtjen, zhvillimin dhe trashëgimin brez pas brezi të gjuhës shqipe.

Në fund edhe një thirrje të gjithë autorëve shqiptarë, kudo ndodhen, ti bashkohen kësaj platforme që synon ruajtjen, zhvillimin dhe trashëgimin brez pas brezi të gjuhës shqipe:

“I bëj thirrje të gjithë autorëve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Edhe autorëve më me zë, mund të shkruajnë një e-mail në [email protected]  dhe do komunikojmë së bashku”.

Në fund të vitit të shkuar, SIGAL AudioBooks u promovua edhe para shqiptarëve të SHBA në një event të organizuar nga Shoqata Panshqiptare Vatra.

Kush nuk e ka bërë ende, le ta shkarkojë tani “SIGAL Audiobooks” në App Store dhe Play Store dhe në këtë mënyrë e merr librarinë kudo me vete, në makinë, udhëtime, punë e kudo tjetër.

 

 

Continue Reading

Biznes

Kur dimri ka trokitur dhe virozat janë shtuar, privilegj të kesh mjekun në xhep/ Shqiptarët përqafojnë masivisht “TeleShëndet”

Sot, industria mjekësore po përballet me shumë sfida: ndryshimet demografike të tilla si plakja e popullsisë në shumë vende, dispoonueshmëria e kufizuar e doktorëve në zonat rurale, dhoma të mbipopulluara pritjeje, rritja e shpenzimeve mjekësore dhe kërkesa e pacientëve për shërbime më të përshtatshme ndaj nevojave të tyre.

Një prej tyre është edhe Teleshëndetësia, e cila ofron shumë avantazhe si për pacientët ashtu edhe për punonjësit e shëndetësisë.

Pikërisht këtë shërbim novator e solli për herë të parë kompania e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria. Ky shërbim ka ardhur duke u pasuruar me sa më shumë shërbime muaj pas muaji duke qenë kështu më pranë klientëve, brenda e jashtë vendit.

Ky shërbim inovativ i kompanisë i mundëson pacientëve që të ndihmojnë vetveten me shërbimet për të cilat ata kanë nevojë, direkt nga celulari, kudo që ndodhen, nga dhoma e tyre e ndenjes apo zyra në vend të pritjes pas dyerve të doktorëve apo spitaleve, duke ofruar shërbime përkujdesi 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.

“Ofrimi i takimeve virtuale u shfaq veçanërisht si një domosdoshmëri edhe më e madhe gjatë pandemisë COVID-19. Teknologjia e përmirësuar e ka bërë marrjen e kujdesit shëndetësor më të lehtë, madje edhe për ata të cilët nuk janë edhe aq të dhënë pas teknologjisë apo kompjuterit. Kjo shmang rradhët e gjata nëpër klinika apo spitale ndërsa ju kursen qytetarëve kohë dhe para.

SIGAL UNIQA ishte kompania e parë që solli në Shqipëri shërbimin “TeleShëndet”, ndërsa sot, mijëra klientë të saj, nëpërmjet aplikacionit në celular mund të:

  • Këshillohen me një mjek të liçensuar 24 orë të ditës në 7 ditë të javës
  • Mund të shkarkojnë kartelën e tyre mjekësore
  • Mund të marrin një recetë mjekësore online
  • Në rast kur mjekët rekomandojnë një medikament ata mund të lëshojnë një recetë elektronike e cila njihet nga çdo farmaci.
  • Gjithashtu ata mund të kryejnë Check up, 1 herë në vit
  • Vizitë okulisti falas
  • Xhama syzesh me zbritje
  • Vizitë Dentisti falas dhe higjenizim me zbritje 60%

Ndërsa përfitojnë edhe zbritje në shërbimet që marrin në klinikat dhe spitalet më të mira në vend, shprehet Edison Gjoni, menaxher i “TeleShëndet” pranë SIGAL UNIQA Group Austria.

Edhe pse pak vite në treg, numri i qytetarëve që përdorin tashmë shërbimin “TeleShëndet” ka ardhur gjithmonë në rritje, ashtu si edhe benefitet që ofron ai.

Gëzim Latifi, menaxher në profesion, është një prej klientëve që përdor “TeleShëndet” dhe është mjaft i kënaqur.

Ishin orët e vona të mbrëmjes. Kisha dhimbje të forta stomaku por nuk kisha mundësi të shkoja në spital. Si klient i vjetër i SIGAL UNIQA kam shërbimin Teleshëndet. Mora menjëherë doktoreshën. Ajo me erdhi në ndihme me keshillat dhe recetën e ilaceve dhe sot jam shumë më mirë. Do ja këshilloja çdo shqiptari që ta kishte një TeleShëndet në shtëpi pasi është diçka e mrekullueshme të kesh mjekun në xhep…”, shprehet klienti.

Por “TeleShëndet” është një ndihmës i madh edhe për prindërit.

Ulja e temperaturave në vend është shoqëruar me një numër të lartë fëmijësh të prekur nga virozat, ndërsa në spitale dhe klinika ka fluks të lartë vizitiash te pediatri.

Fëmijët janë gjithçka për prindërit ndaj dhe shëndeti i tyre është prioritet mbi prioritetet. Por për çdo problem shëndetësor që mund të ketë fëmija juaj ju mund ti drejtoheni mjekëve të “TeleShëndet”, me audio ose video, dhe të merrni prej tyre këshilla profesionale pa qenë nevoja të shkoni në spital.

Shkarkoni tani aplikacionin “Teleshëndet” në celularin tuaj, iPhone ose Android, regjistrohuni në pak minuta dhe provoni falas për 24 orë këtë shërbim të mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA.

Nëse mbeteni të kënaqur, mund ta blini ONLINE në www.teleshendet.al 

Jeta është e mbushur me surpriza ndaj të kesh mjekun kudo dhe kurdo me vete është një privilegj i madh…

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…

https://www.youtube.com/watch?v=ZuFldls6OcU 

Për më shumë informacione:

Web: www.teleshendet.al 

E-mail: [email protected]    

WhatsApp: 068 606 2829

Continue Reading

Biznes

Ndërtimi arriti rekordin historik në 2021

Sektori i ndërtimit ka njohur rritje të fortë vitet e fundit, pas rënies ciklike që kishte nisur nga 2008, duke arritur një rekord të ri në vitin 2021.

Sipas të dhënave të INSTAT, Produkti i Brendshëm bruto (PBB) i sektorit të ndërtimit, i matur me çmime korente, që vlerëson transaksionet ekonomike të sektorit arriti në 180 miliardë lekë (1.5 miliardë euro) në vitin 2021, duke shënuar një nivel rekord historik.

Pas ndryshimeve të tranzicionit, nga fillimi i viteve ’90, pjesa më e madhe e kapitalit të lirë në vend ka shkuar për të ngritur apartamente e banesa private. Zhvillimet e vrullshme demografike dhe zhvendosja e popullatës nga zonat rurale në ato urbane e nxitën këtë tendencë, që kulmoi në ciklin rritës deri në vitin 2008.

Pas kësaj periudhe, ky sektor hyri në një cikël maturimi dhe rënieje, duke reflektuar ngopjen e tregut dhe orientimin e bizneseve drejt sektorëve të tjerë. Në vitin 2013, ndërtimi arriti në nivelin më të ulët që prej 2005-s.

Por, pas vitit 2013, ndërtimi iu kthye sërish rritjes i nxitur si nga projektet e infrastrukturës ashtu dhe nga rikthimi i vrullit të projekteve rezidenciale, sidomos në kryeqytet, për të arritur një rekord të ri në 2021-n.

Kjo tendencë pritet të vijojë, bazuar në sipërfaqen e lejeve të ndërtimit në 2021 dhe 6 mujorin e parë 2022. Sipas INSTAT, në vitin 2021, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në kryeqytet ishte 1.6 milionë metra katror, nivel rekord të paktën që nga viti 2010 kur raportohen të dhënat, nga të cilat gati 80% ishin për ndërtime rezidenciale.

Po sipas INSTAT, vetëm në 6-mujorin e parë 2022 u dha në kryeqytet gati 1.2 milionë m2 sipërfaqe leje ndërtimi, ose sa 75% e sipërfaqes së dhënë për gjithë vitin 2022 (shiko grafikun: Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit dhënë në Tiranë, 6 M I).

Edhe sektori i pasurive të paluajtshme ka përshpejtuar ritmet e rritjes duke filluar nga 2018-a. Sipas INSTAT, PBB me çmime korente në aktivitetin e real estate arriti në 112 miliardë lekë (gati 1 miliard euro) në 2021-n, duke arritur nivelin m ët ëlartë historik të pas tranzicionit.

Pak ditë më parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në deklaratën e fundit për Shqipërinë, ka këshilluar që të tregohet kujdes për ndikimin që mund të ketë vrulli i ndërtimeve dhe zgjerimi i tregut të pasurive të paluajtshme në stabilitetin e sektorit financiar.

“Ne bëjmë thirrje për monitorim nga afër dhe menaxhim të rreziqeve të mundshme nga rritja e lartë e kreditimit gjatë viteve të fundit, përfshirë huadhënien e rritur në monedhë të huaj.

Në këtë kuadër, mirëpresim përpjekjet e BSH për të adresuar mungesën e konsiderueshme të të dhënave mbi tregun e pasurive të paluajtshme dhe ndërtimin, si dhe bëjmë thirrje për mbikëqyrje të shtuar të ndikimit të këtij sektori mbi stabilitetin financiar”, thuhet në deklaratën zyrtare.

PBB-së me çmime korrente- INSTAT: “Të gjitha transaksionet ekonomike janë rezultat i llogaritjes së sasive të ndryshme të produkteve dhe çmimeve të prodhimit dhe shitjes. Duke mbledhur të gjitha transaksionet e caktuara merret vlera e përgjithshme për një periudhë të caktuar. Kur vlerat e dy periudhave të krahasohen, ato njëkohësisht do të reflektohen si në çmim ashtu dhe në sasi. Këto vlera shprehen me çmimet korrente”./ Monitor

Continue Reading

Biznes

Turizmi/ Garë e fortë mes Korçës dhe Vlorës

Gjysmën e vitit, nga janari në mars dhe nga tetori në dhjetor shqiptarët pëlqejnë të pushojnë në Korçë. Nga prilli në qershor shkojnë në Durrës dhe nga korriku në shtator zgjedhin Vlorën.

Udhëtimet përgjithësisht zgjasin nga 1 deri në 3 net ndërsa për tu akomoduar shërbejnë shtëpitë e dyta apo ambientet me qira.

Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e anketës së turizmit në familje sipas së cilës vjet janë regjistruar 7,7% më shumë udhëtime në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj, krahasuar me vitin 2020.

Rritja më e lartë është shënuar për udhëtimet për qëllime personale dhe biznesi jashtë vendit. Ata që kanë udhëtuar më shumë vjet janë moshat nga 25 në 34 vjeç ndërsa shtetet ku kanë shkuar më tepër janë Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Greqia.

Ndryshe nga udhëtimet brenda vendit ato jashtë Shqipërisë zgjasin më shumë se katër ditë.

Continue Reading

Biznes

Miqësorja e luksit/ Bli ‘TeleShëndet’ ose Sigurimin e Pronës Online dhe SIGAL dhuron dy bileta për Shqipëri-Itali

Pushimi i kampionateve dhe mospjesëmarrja e të dyja kombëtareve në Botërorin e Katarit, sjell në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë një ndeshje miqësore të shumëpritur për tifozët shqiptarë. Shqipëri-Itali do të mbushë shkallët e stadiumit kombëtar më 16 nëntor, ndërsa miliona të tjerë do ta ndjekin përmes televizionit. Në historinë e Kombëtares Shqiptare, kjo do të jetë miqësorja e dytë me 4 herët Kampionët e Botës pas asaj të vitit 2014, kur Shqipëria u mposht 1- 0 në minutën e 82-të me golin e Stefano Okaka. Por jo vetëm kjo miqësore, pasi me Kombëtaren “Axurre” Kuqezinjtë kanë luajtur edhe dy sfida të tjera, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”, ku u shortuam në grup. Këto dy takime kanë përfunduar me fitoren e “Axurrëve”, 2-0 në Itali dhe 0-1 në “Loro Boriçi” në Shkodër në vitin 2017.

SIGAL UNIQA Group Austria, sponsor zyrtar i Kombëtares Shqiptare, vjen me një mundësi të artë për të gjithë tifozët që këtë super-ndeshje duan ta ndjekin LIVE nga shkallët e “Air Albania Stadium”.

Kushdo që blen Online një prej paketave “Teleshëndet” ose Sigurimin e Pronës, fiton 2 bileta FALAS për ndeshjen Shqipëri-Itali.

Shqipëri-Itali luhet më 16 Nëntor, ora 20:45. Mos e humbisni shansin të shijoni këtë super-përballje nga tribunat e “Air Albania Stadium”.  Por ndërkohë të keni siguruar pronën tuaj apo të keni mjekun 24 orë me vete falë “TeleShëndet”.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

Për çdo pyetje, kontaktoni në:

WhatsApp: 068 606 2829 

E-mail: [email protected] 

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING