Connect with us

Aktualitet

Në burg për rrëmbimin e Ersidës, Musaku: Shkonin çdo ditë në hotel

Marjus Musaku vazhdon të jetë ende në burg për pengmarrje dhe përdhunim Ersida Dyrmishit, nënë e dy fëmijëve.

Ndërsa vetë Musaku, në atë kohë deklaroi se Ersida Dyrmishi kishte shkuar me dëshirën e saj, dhe se kanë pasur një histori dashurie.

Në media kanë dalë foto dhe biseda që hedhin dyshime se ata kanë patur një lidhje intime bashkë dhe ngrihen dyshime se ajo ka qëndruar me dëshirën e saj në hotel me të nga data 25 korrik deri me 3 gusht të vitit të 2022, kohë për të cilën u shpall e zhdukur.

Në një intervistë nga burgu për Top Channel, Marjus Musaku u shpreh se është i pafajshëm dhe çdo gjë ka qenë me dëshirë. Ai deklaroi se gjatë muajit qershor ka qëndruar pothuajse çdo ditë nga 2 orë në hotel me Ersidën dhe për këtë ka dhe dëshmitarë.

 

 

“Gjatë muajit qershor unë shkoja përditë me Ersidën, ditë për ditë, nga ora 2 deri në 4. Kurse Nikoll Marku ka bërë një falsifikim total, s’më kanë marrë njëherë në pyetje. Këto kanë dëshmuar në gjykatë, ka qenë i zoti i shtëpisë ku unë shkoja. Kanë qenë disa dëshmitarë që e kanë vërtetuar marrëdhënien time me Ersidën dhe nuk po zbatohet asnjëlloj gjëje”, tha Marjus Musaku.

Ai më tej shtoi se gjithçka është bërë që Ersida dhe bashkëshorti të përfitojnë azil. Sipas tij, Ersida sot ndodhet në Itali. Më tej, Marjusi tregon se Ersidën e ka kapur edhe me shokun e burrit të saj, por nuk i ka bërë asgjë.

“Ersida sot ndodhet në Itali. Kanë shkuar për të kërkuar azil. OBGJ-ja, Nikoll Marku i ka dhënë një letër sikur ajo është përdhunuar. Ka përfituar azil.  Në 12 gusht ka ikur në Itali. Ajo e bëri këtë sepse unë e kapa me shokun e burrit të saj. Në shtëpinë në Durrës kemi qëndruar që prej datës 25 deri më 3 gusht. Ne dilnim për kafe, ajo e ka thënë dhe vetë tek psikologia. Asnjëherë nuk kam ushtruar dhunë. Normale që kemi kryer marrëdhënie, kemi qenë të dashur. Ajo ka ardhur me dëshirën më të madhe. Kemi shkuar nga Porto Romano. Kur e kapa me shokun e burrit të saj nuk i kam bërë asgjë. I thashë ik se nuk je për mua. Ersidës i kërkoj vetëm të thotë të vërtetën.  E kapa me shokun, e lashë në jetën e vet. Ajo më bëri puçin me burrin e saj. Nuk jam marrë njëherë në pyetje. Më janë shkelur të gjitha të drejtat. I kërkoj vetëm të thotë të vërtetën. Nuk kam asnjë inat. I kam paguar dhe shkollën të fëmijëve të saj. E kam mbajtur me lekë. E vërtetoj me të pyetur tek dyqanet. Ka blerë fustane të shtrenjta. Shumë njerëz na kanë parë si çift normal. Nuk e kam prekur njerë me dorë”, tha Musaku.

Aktualitet

Çfarë do të ndodh me temperaturat gjatë fundjavës

Dita e shtunë pritet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira të cilat në zonën jugore do të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në jug të vendit e gradualisht në mesditë do të shtrihen edhe në pjesën qendrore.

Në orët e mbrëmjes pritet ndërprerje e reshjeve të shiut

Ditën e diel moti pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës.

Përgjatë relieveve malore të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpjetësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Continue Reading

Aktualitet

Dita e Drejtësisë/ Sokol Sadushi: S’kemi ambiente e gjyqtarë, dosjet ‘stivë’! S’duam lëmosh

Në Ditën e Drejtësisë, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka evidentuar problematikat me të cilat përballet sistemi gjyqësor në vendin tonë. Në një takim me gjyqtarë, Sadushi vuri theksin te mungesa e burimeve njerëzore në sistemin gjyqësor, si edhe financiare, ndonëse thotë se ka një përmirësim të ndjeshëm. Sadushi thotë se kjo situatë është kritike në të gjitha gjykatat e vendit.

“Megjithëse Gjykata e Lartë ka një përmirësim të ndjeshëm të situatës post-reformë, falë punës dhe angazhimit maksimal të gjyqtarëve dhe stafit administrativ, por edhe Këshillit të Lartë Gjyqësor që ka plotësuar numrin e gjyqtarëve, ajo vijon të ketë pamjaftueshmëri të burimeve njerëzore, materiale dhe financiare. Në fakt, kjo është situata në të gjitha gjykatat e Republikës, që do ta konsideroja problematike, në mos edhe kritike”, tha Sadushi.

Përgjegjësinë për këtë situatë Sadushi nuk ia ‘faturon’ vetëm ekzekutivit dhe legjislativit, por sipas tij rëndon edhe mbi pushtetin gjyqësor të cilët duhet të kërkojnë prej tyre përmbushjen e detyrimeve kushtetuese e ligjore.

“Përgjegjësia rëndon mbi të gjithë Ne gjyqtarët e Republikës, ashtu, si edhe mbi Këshillin e Lartë Gjyqësor, që nëpërmjet reagimit institucional dhe legjitimitetit të vendimmarrjes duhet t´i dëshmojmë ekzekutivit dhe legjislativit se sistemi i drejtësisë nuk zgjat dorën për lëmoshë, por kërkon prej tyre përmbushjen e detyrimeve kushtetuese e ligjore, në funksion të parimeve dhe vlerave, mbi të cilat vepron një shtet i së drejtës”, u shpreh Sadushi.

Kryetari i Gjykatës së Lartë thotë se gjyqtarët po përballen dosjet që po rriten në mënyrë drastike.

Kjo e bën të domosdoshme nevojën e gjykatave për mirëmenaxhim, që nuk mund t’ia japin gjyqtarët e mbingarkuar me një vëllim çështjesh në rritje drastike. Ne kemi nevojë për një trupë administratorësh të aftë për të menaxhuar dhe drejtuar, në mënyrë që gjyqtarët të përqendrohen në detyrën parësore, të gjykuarit. Gjykatat nuk mund të kryejnë siç duhet misionin e tyre, nëse struktura, qeverisja, vizioni strategjik, programet dhe veprimet që ndërmerren, nuk krijojnë një perceptim të merituar në publik se gjyqësor është i përgjegjshëm.

Continue Reading

Aktualitet

“Kryeministri s’do gjejë mbështetje tek diaspora”/ Burimi: Nuk mund t’i tregohen dhëmbët Greqisë

Analisti Genc Burimi deklaroi se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk do të gjejë mbështetje tek diaspora.

Burimi tha se Rama nuk ka bërë asgjë për emigrantët. Sipas tij, nuk mund t’i tregohen dhëmbët Greqisë, pasi ky do të ishte një gabim i madh diplomatik.

“Edi Rama nuk do gjejë mbështetje tek diaspora, nuk ka bërë asgjë për emigrantët. Rama dëshiron t’i tregojë dhëmbët Greqisë, por kjo mund të ketë pasoja. Në raport me Greqinë, nuk besoj se Shqipëria ka fuqi. Shqipëria ndoshta mund t’i tregojë dhëmbët Brukselit sesa Greqisë. Pasi Serbia prsh e bën këtë, duke qenë afër Rusisë dhe Kinës, mund t’ja tregojë dhëmbët Brukselit”, tha Burimi.

Më tej, Burimi vlerësoi se mazhoranca ka nisur që të lëkundet, që kur Bardhi shkoi nga grupi i Bardhit tek ai i Berishës.

 

 

“Mazhoranca ka nisur të lëkundet kur Bardhi shkoi nga grupi i Bardhit tek ai i Berishës. Kjo sepse me këtë lëvizje bie narrativa e mazhorancës ndaj Berishës. Gazment Bardhi është një politikan që thotë se kam besim tek SPAK-u. Mjafton kaq, sepse mbrapa janë ndërkombëtarët. Karta e ndërkombëtarëve ndaj opozitës ka ndryshuar. Shqipëria sot ka një korrupsion të paparë. Opozita ka fituar pikë me ardhjen e Bardhit. Dumani i jep përgjigje Bardhit e nuk i jepte Kryemadhit, Këlliçit. Bardhi nuk trembet sepse nuk ka dosje. Bardhi i kap shah mat SPAK-un dhe ndërkombëtarët”, deklaroi Burimi.

Continue Reading

Aktualitet

Grabitet çifti italian në Vlorë, autorët thyejnë xhamin e ‘Audit’ dhe marrin 2500€

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Vlorë.

Një çift italian kanë parkuar mjetin e tyre në zonën e Lungomares dhe kanë shkuar të drekojnë në një nga restorantet e zonës.

Në këtë kohë persona të paidentifikuar pasi thyejnë xhamat e makinës, jo nga ana e rrugës,kanë grabitur shumën e parave në çantën që ishte në makinë,në shifrën 2500 euro.

Blutë e Vlorës kanë mbërritur në vendngjarje, për të mbledhur  dëshmitë dhe provat materiale.

Mësohet se grabitësit kanë vjedhur dhe gjithë  dokumentacionin dhe sendet me vlerë që gjetën në makinë.

Continue Reading

Aktualitet

Policia i gjeti në spital pas sherrit me farmacisten/ Çfarë pa shoqja e dy viktimave në dhomë

Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, 25 dhe 40 vjeç janë shtetaset ukrainase që u gjetën pa shenja jete sot në mesditë në një banesë në Tiranë, pranë zonës së “Selvisë”. Shkak për vdekjen e tyre mendohet të jetë mbidoza nga ilaçet qetësuese dhe antidepresantë.

Kozachenko dhe Lopukhova ishin konfliktuar dy ditë më parë me një farmaciste në rrugën “Muhamet Gjollesha” ku kishin hyrë për të blerë medikamentet Tramadol dhe Xanax. Farmacistja ka refuzuar t’iu japë ilaçet në mungesë të recetës së mjekut por kjo ka bërë që ukrainaset të revoltohen dhe janë përplasur fizikisht me të

Ato e kanë kafshuar farmacisten në krah, ndërsa menjëherë pas ngjarjes, farmacistja mësohet se ka bërë denoncim në polici.

Efektivët i kanë gjetur dy gratë ukrainase në një spital nga Tiranë dhe më pas i ka shoqëruar në komisariat. Pas marrjes në pyetje ato janë të lërë të lira.

 

 

Mirëpo, dy ditë më pas, shoqja e tyre e dhomës i ka gjetur me hemorragji nga goja dhe pa shenja jete.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING