Aktualitet
Në prag të ndërrimit të viteve, 15-vjeçari kapet duke shitur fishekzjarrë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori për shtetasen J. K, 24 vjeçe, pasi dyshohet se me anë të një profili fals, ka ofenduar një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonimik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. Gj., 41 vjeç, pasi në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit G. C.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. Q, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushte një shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-referuan materialet në Prokurori për shtetasen E. A., pasi nëpërmjet celularit, ka kanosur një shtetase;
-punohet për shoqërimin e shtetasit E. Gj, pasi në anë të mashtrimit ka marrë një motomjet dhe nuk ja kthyer një shtetaseje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori për 2 shtetas të mitur pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushte 1 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin G. H, 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori për shtetasit S. T dhe L. T, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
-referuan materialet në Prokurori për shtetasin K. P, pasi duke pastruar armën e gjahut, të cilën e disponon me leje, nga pakujdesia në mënyrë të pavullnetshme, i është shkrepur arma duke shkaktuar dëmtime në pronën (kapanon) e shtetasit Sh. T. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua arma e gjahut;
-referuan materialet në Prokurori për shtetasin Y. T, pasi dyshohet se për motive pronësie ka kanosur shtetasin L. B;
-referuan materialet në Prokurori për shtetasin e mitur 15 vjeç, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, pasi ditën e sotme, në rrugën “Besim Cera” shërbimet e Policisë kanë konstatuar 15-vjeçarin duke shitur lëndë piroteknike, në kundërshtim me ligjin. Në momentin e shoqërimit 15-vjeçari ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori,për shtetasin E. C, pasi dyshohet se ka debatuar me bashkëshorten e tij në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.
Më datë 30.12.2025:
-shtetasi D. P, kallzoi se, persona të paidentifikuar,kanë hapur një profil fals, me fotografitë e motrës së tij duke përdorur shprehje fyese dhe denigruese për figurën e saj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve;
-është paraqitur për mjekim në spital një shtetase pasi dyshohet se nën efektin e alkoolit është rrëzuar, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme