Connect with us

Politike

Nëna e moshuar me djalin me spektër autik u sulmua nga policia, Rama: Atë e për’dhunuan protestuesit

Kryeministri Edi Rama ka komentuar rastin e një gruaje të moshuar me djalin në spektrin e autizmit, e cila u sulmua me ujë me piper nga policia, duke akuzuar organizatorët se e kanë përdorur për qëllime politike. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se gruaja nuk është ndjerë e mbështetur nga institucionet për shkak të hendekut mes rezultateve të qeverisë dhe përjetimit të saj personal.

Sipas kryeministrit, protestuesit e kanë marrë gruan në Parlament dhe e kanë vendosur në qendër të vëmendjes mediatike për të krijuar një përplasje me policinë dhe institucionet. Ai akuzoi kundërshtarët politikë se përdorin raste të tilla për të krijuar simbolika proteste, ndërsa kërkoi që qeveria të përmirësojë komunikimin dhe empatinë ndaj qytetarëve.

“Një histori që e keni parë të gjithë. Atë nënën, me fëmijën me spektër autik, të cilën korbat e kishin marrë me vete te parlamenti, për t kthyer në viktimën e policisë për të mbrojtur deputetët ng atë verbrit e dhunshëm të Shqipërisë. Ne sapo kemi dyfishuar mbështetjen për fëmijët autikë dhe për nënat e tyre. Përjetimi i asaj nëne është tjetër Ajo mund të mos jetë e informuar, ose dhe mund të jetë. Por ajo nuk e ka ndjerë kurrë empatinë tonë në fundin e atij hendeku mes faktit tonë dhe përjetimit të vetmisë së saj dëshpëruese. Në fund të endekut e futën sorrat dhe korbat, dorën e solidaritetit të tyre hipokrit për ta marrë me vete te Parlamenti, me të njëjtin manual që përdorin terroristët që i përdorin si mburojë teksa sulmonin me maska policinë e shtetit. E vunë para kamerave, e përdhunuan dhe e nxorën në mexhelis për t’i qarë hallin. E futën në rrjet, dhe më pas e lanë në fatin e saj dhe u nisën për te mikrofoni në Bulevard. Si ata skuthat e zinj që i kemi parë në përdorimin e këtij manuali që çojnë mish përtop të tjerët dhe kërkojnë solidaritet për të shkretët njerëz duke mbajtur fjalime në emër të viktimave të shtetit policor,” tha Rama.

Advertisement