Connect with us

Aktualitet

Nga vapë përvëluese në stuhi! Pogradeci përfshihet nga reshjet, përmbyten rrugët

Pas një periudhe të gjatë të dominuar nga temperaturat e larta, situata meteorologjike ka pësuar një kthesë të menjëhershme në qytetin e Pogradecit.

Siç shihet edhe nga pamjet nga terreni, qielli është vrenjtur plotësisht, ndërsa një stuhi ka nisur të përfshijë zonën, duke sjellë freskim dhe ndryshim të dukshëm të kushteve atmosferike. Gjithashtu reshjet kanë shkaktuar përmbytje në rrugën “Dëshmorët e Pojskës”.

Ky ndryshim i motit vjen në një moment kritik për të gjithë territorin shqiptar, i cili përgjatë javëve të fundit është gjendur nën pushtetin e temperaturave ekstreme.

I nxehti ka favorizuar përhapjen e vatrave të shumta të zjarrit në zona të ndryshme të vendit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pyje, kullota dhe duke rrezikuar herë pas here edhe zonat e banuar.

 

Advertisement