Connect with us

Politike

Nikolla firmos urdhrin, seanca e ardhshme e Kuvendit do të mbahet më…

Politike

‘Rama paska pyetur kush jemi’/ Bardhi: Nuk jemi anëtarë të asnjë grupi të strukturuar kriminal

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me diskutimin dhe përplasjet që u zhvilluan gjatë seancës së shkuar parlamentare.

Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili ka publikuar në rrjet një video me fjalimet e ministrave Elisa Spiropali dhe Ulsi Manja, ndërsa pyet “kush jeni, kush je…”. referuar qëndrimeve që kanë mbajtur deputetë të opozitës në raport me ish-Kryeministrin Sali Berisha.

“Ne nuk jemi Ols Rama, Arben Ndoka, Rrahman Rraja, Armando Prenga, Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj, Elvis Rroshi, Agim Kajmaku as Valdrin Pjetri dhe nuk jemi anëtar të asnjë grupi të strukturuar kriminal”, shkruan Bardhi në postimin e tij.

Postimi:

“Meqënëse çdo shqiptar e di tashmë kush është Edi Rama dhe ekipi i tij , ky vetë duhet të dijë kush ne nuk jemi.

Ne nuk jemi Ols Rama, Arben Ndoka, Rrahman Rraja, Armando Prenga, Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj, Elvis Rroshi, Agim Kajmaku, Valdrin Pjetri, etj. Nuk jemi anëtar të asnjë grupi të strukturuar kriminal, që qeverisë Shqipërinë prej 11 vitesh sipas parimit: “të vjedhim Shqipërinë për të vjedhur zgjedhjet, dhe të vjedhim zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë”!

Continue Reading

Politike

“TIMS”/ Salianji thërret si dëshmitarë Ballën, Rrumbullakun, Muçën

Datë 4 Qershor Taulant Balla, Muhamet Rrumbullaku, Ervin Muça thirren si dëshmitarë në Komisionin Hetimor “TIMS”.

Për shkak të mospajisjes ende me certifikata sigurie të deputetëve kryetari i komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS ka vendosur mbledhjen e komisionit ditën e Martë datë 4 Qershor.

Në këtë mbledhje do të dëshmojë Ministri i Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe i akuzuari Muça.

Mbledhja e radhës vjen pas tensioneve te forta mes deputetëve socialistë dhe kryetarit Salianji që shkoi deri në bojkotin e Komisionit nga përfaqësuesit e PS.

Continue Reading

Politike

“Vëllai i Malajt, hotel luksoz në Dhërmi”/ PD-SPAK: Hetoni kryebashkiakun e Matit për lidhjet e tij me krimin

Dega e PD-së në Mat i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Agron Malaj. Në një dalje për mediat, kryetarja e Rithemelimit, dega Mat, Denisa Vata tha se Malaj është i lidhur me aktivitete kriminale.

Për shkeljet e kryera nga Kryebashkiaku Malaj, Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin penal nr. Protokolli 273 në nëntor të vitit të shkuar. Sipas PD, ai ka përdorur pushtetin për të përfituar kontrata me para publike në favor të familjarë ve të tij.

PD deklaron se banorët e fshatit Madhesh në Ulëz janë ankuar se kryebashkiaku Agron Malaj, po u grabit ujin me dy HEC-et që do ndërtohen nga shoqëria “A.R.M-Albania Shpk”, me pronar Fatos Malajn.

“Pse nuk e thërret SPAK kryetarin e bashkisë Mat, Agron Malajn, edhe pse kundër tij ka një kallëzim zyrtar nga partia më e madhe e opozitës dhe dhjetëra indicie në rrugë të tjera për aktivitet kriminal?

Agron Malaj u thotë bashkëpunëtorëve të tij në Mat se është i paprekshëm dhe nuk ka çfarë i bën SPAK, se i ka rregulluar punët me ta, por kjo është mes tij dhe Prokurorisë. Ajo që u intereson matjanëve është zbardhja e së vërtetës dhe vënia para përgjegjësisë së abuzuesve me taksat e tyre. Për shkeljet e kryera nga Kryebashkiaku A.Malaj, Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin penal nr. Protokolli 273 në nëntor të vitit të shkuar.

Agron Malaj është denoncuar nga Partia Demokratike për këto shkelje dhe po ia rifreskojmë kujtesën si atij ashtu edhe SPAK:

Kryebashkiaku socialist i Matit ka përdorur pushtetin për të përfituar kontrata me para publike në favor të familjarë ve të tij.

Ai procedon me anë të vëllait, Fatos Malaj, i cili është zotërues i te paktën pesë shoqërive tregtare.

1-GLOBAL SECURITY e cila gjatë viteve 2014 – 2023 ka përfituar 5.4 miliardë lekë prej 360 transaksioneve me institucione të shtetit.

2-TRAJA&MADHESH sh.p.k.

Banorët e Fshatit Madhesh në Ulëz janë ankuar se kryebashkiaku Agron Malaj, po u grabit ujin me dy HEC-et që do ndërtohen nga shoqëria “A.R.M-Albania Shpk”, me pronar Fatos Malajn.

Kontrolli i Lartë i shtetit citon ndër të tjera:

Në procedurat e dhënies me koncension për HEC Traja 1 dhe HEC Madhesh u konstatuan pasaktësi mbi përdorimin e ujit dhe dëgjesave publike të banorëve të zonës. Në vlerësimin e Ndikimit në Mjedis u konstatua pasaktësi në kundërshtim me legjislacionin mjedisor në fuqi.

Nga miratimi i lejes së përdorimit të ujit, është vendosur kufizimi në ushtrimin e veprimtarisë duke përcaktuar që të mos kufizohet furnizimi me ujë të pijshëm, nevojat e bujqësisë në zonë dhe rezervat e domosdoshme ekologjike. Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se projekti i hartuar për HEC Madhesh dhe Hec Traja nuk kanë parashikuar vaditje për zonën, por vetëm prurje ekologjike

3-A.R.M-ALBANIA sh.p.k.

4-ARMY GUARD SECURITY sh.p.k.

5-La Brisa sh.p.k. pronare e hotelit luksoz La Brisa në Dhërmi”- thuhet në deklaratë.

Partia Demokratike, në emër të banorëve të bashkisë MAT dhe interesit publik, ka disa pyetje, për të cilat SPAK duhet të reagojë me nisjen e hetimeve të thelluara dhe të menjëhershme:

1. Përse kompania Global Security, ku ka qenë pronar deri në Nëntor 2019 kryebashkiaku dhe tani është i vëllai, fiton në mënyrë të përsëritur kontrata, edhe me negocim pa shpallje të njoftimit të kontratës si rasti i UKT Tiranë?

2. Përse vëllait të Agron Malajt i miratohen brenda ditës nga Këshilli i Basenit Ujor Mat lejet për përdorimin e ujit dhe të burimit, pa marrë parasysh faktorët ligjorë dhe kërkesat e qytetarëve?

3. Çfarë është bërë nga organet shtetërore të cituara nga KLSH për ndryshimin e kësaj situate për HEC Traja 1 dhe HEC Madhesh?

4. Ku i gjeti paratë dhe aksesin, vëllai i Agron Malajt për të ndërtuar një hotel luksoz në Pedonalen pranë ish-Kampit në Dhërmi?

Continue Reading

Politike

“Opozita, anije e fundosur”, Topi refuzon kategorikisht çdo ftesë nga “Rithemelimi”: I kam mbyllur hesapet me ta në 2008

Rezoluta antikorrupsion mori në seancën e sotme plenare votat e mazhorancës. Votimi i sotëm, për ish-presidentin Bamir Topi është një paradoks i madh nga i cili i fituari i vetëm është kryeministri Edi Rama.

I ftuar në “Ditari” nga Bruna Çifligu, ish-presidenti foli për një gjendje të mjeruar të opozitës, e cila i krijon kushte akoma më komode shumicës socialiste.

“Një avantazh i paramenduar, ekzekutuar sot nga kryeministri, për të hedhur në diskutim një temë që nuk askush nuk është kundër… por ajo vetë ka probleme të thella me korrupsionin.”

Sipas Topit, kryeministri sot është një lloj komoditeti që i krijon mundësitë që të mendojë se gjithçka mund të realizohet.

Ndërsa, duke u ndalur te turi i diasporës, ish-presidenti thotë se ato i shërbejnë garës së ardhshme elektorale.

“Qëllimi i kryeministrit sot është i tillë që, pas 11 viteve qeverisjeje, shfaqet me një model të ri: modeli i kontaktit me qytetarë shqiptarë. Në vetvete fsheh planin e tij për të filluar një fushatë ndryshe nga herët e tjera, për të tërhequr vëmendjen dhe për të kuruar imazhin.”

Teksa theksoi se emigrantët shqiptarë ia kanë dalë deri më sot të integrohen në shoqëritë e vendeve ku jetojnë me forcat e tyre, pa asnjë ndihmë nga shteti shqiptar, Topi shtoi se qeveria ka ende për të zgjidhur “hallet”  e shqiptarëve brenda vendit, e jo më pastaj të atyre që kanë emigruar.  Kjo vlen edhe për çështjen e pronave të çamëve.

Ndërsa, duke u kthyer nga politika e brendshme, për Bamir Topin, opozita ka asnjë ofertë për zgjedhjet e ardhshme, dhe synimi i vetëm për të ka mbetur që të “kapë institucionin e opozitës në zgjedhjet e ardhshme.”

I pyetur nëse do të pranonte një propozim të bërë nga grupi i Rithemelimit në një tryezë për Reformën Zgjedhore, apo për të ardhmen e opozitës, Topi u tregua i prerë.

“Jo. E para e punës ai debat, me përfaqësuesin e atij grupimi ka mbaruar në vitin 2008. Ka qenë ai dhe Edi Rama që bënë ndryshimet kushtetuese. Dhe nuk është problemi që shkatërruan demokracinë në partitë politike, por shkatërruan edhe raportin midis institucioneve.”

Për Bamir Topin, opozita sot është një anije e fundosur.

Continue Reading

Politike

Sejamini: Rama po merr flamurin e anti-korrupsionit e po rishpik veten, opozita s’përdor trurin e nuk ka strategji

Neritan Sejamini thotë se rezoluta dhe komisioni kundër korrupsionit që ka propozuar Edi Rama, është në fakt nisja e një serie reformash që ai do të propozojë për integrimin e Shqipërisë në BE në vitin 2030, një operacion edhe propagandistik që do t’i shërbejë Ramës për të rishpikur veten në zgjedhjet parlamentare.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini tha se Rama është “dhjetë hapa larg të tjerëve” dhe ka një projekt serioz për të fituar zgjedhjet, përfshirë edhe marrjen e profesionistëve nga Perëndimi, ndërsa opozita nuk përdor trurin dhe nuk ka asnjë strategji.

“Që të gjykojmë rezolutën duhet të gjykojmë motivimet dhe interesat e zotit Rama. Rezoluta po përcillet në mënyrë kaotike. Rezoluta është një mjet, nuk është asgjë. Zoti Rama do të bëjë një komision të posaçëm parlamentar dhe ky komision i posaçëm do të rishikojë shumë institucione të pavarura, të gjejë probleme dhe do të vijë me reformë të re, që do të reformojë shtetin shqiptar për ta bërë gati për tu futur në BE në vitin 2030. Kështu filloi edhe reforma në drejtësi.

Ka gjetur këto terma, përgjithësime të shkëlqyera, të gjithë duan drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, sepse nuk mund të dalësh kundër kësaj edhe opozita abstenoi sot. Ka gjetur luftë të re, mjet propagandistik, ndaj të cilëve nuk del askush kundër. Do të marrë ekspertë, edhe të huajë dhe në fund do të propozohen ato ndryshime që Rama ka në mendje.

Pra, zoti Rama do të bëjë disa gjëra. Do që mandate i kryetarit të SPAK të kalojë në dy, pra ai që të vijë pas Dumani të rrijë gjashtë vjet dhe jo tre. E dyta, ai do të ndajë termin që nëse bëhet fjalë për shpërdorim detyre pa dëme financiare, të hetohet nga prokuroritë e rrethit. Pra vetëm kur shkakton dëme nga shteti, të hetohet nga SPAK. Pra hetimet që ka nisur sot vetëm shpërdorim detyre, 90% e rasteve kundër zyrtarëve, do ti hetojë prokuroria e Tiranës.

Ka një element propagandistik për fushatën. Zoti Rama e ka menduar dhe është efikase. Ai thotë, korrupsioni është kancer i trashëguar. Ne duam ta luftojmë korrupsionin, bëjmë ligje dhe reforma. Ne e kemi filluar luftën para dhjet vitesh me reformën ne drejtësi dhe sot SPAK, që nga viti 1912, kemi një institucion që po nxjerr para drejtësisë shtetarët e korruptuar dhe kjo është arritja jonë. Tani thotë, meqenëse e bëmë drejtësinë, duhet të bëjmë integrimin ne BE dhe do ta bëjmë njëlloj me shtetbërje. Unë do të ngre flamurin shqiptar te oborri i BE. Kjo është e logjikshme dhe do të jetë fushata e tij.

Edi Rama po e rishpik veten me këtë ide, pra integrimi në BE, turizimi, po gjen një mesazh pozitiv, energjik dhe po merr edhe flamurin e luftës kundër korrupsionit. Ne mund të themi se kjo është propagandë, por kjo po ndodh dhe shumë njërëz do ta besojnë dhe do të frymëzohen.  Po merr profesionistë nga bota, në vend që të vinin te opozita. Ka projekt serioz dhe është dhjetë hapa para të tjerëve.

Ajo që bëri opozita sot është sjellje e gabuar. Është banalitet total, opozita duhet të jetë e zgjuar. Pas kaq vitesh qeverisje e tillë, që flamurin e korrupsionit mos ta ketë opozita por ta ketë qeveria, është katastrofike.

Opozita duhet të përdorë trurin, sepse mendon se akoma është me muskuj. Opozita duhet të kuptojë aktorët, kundërshtarin e vet, të huajt, aktorët e tjerë, forcat që veprojnë dhe të ketë një strategji. Opozita do ta hajë njëlloj si me reformën ne drejtësi

Edhe një gjë, nuk mund të rrëzosh Ramën, pa prekur elitën që e mban në pushtet, oligarkët dhe mediat që e mbajnë në pushtet”, tha Sejamini.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING