Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Nis riatdhesimi i grave dhe fëmijëve shqiptarë nga kampi “Al Hol” I Sirisë”.

Published

on

Ka nisur riatdhesimi i fëmijëve dhe grave shqiptare të bllokuar në kampin “Al Hol” të Sirisë.

Lajmi është dhënë nga Gjysmëhëna e Kuqe e Sirisë, sipas të cilës gjatë ditës së sotme janë nxjerrë nga kampi katër fëmijë dhe një grua me aftësi të kufizuara, të cilët do të trajtohen nga mjekët dhe më pas do të nisen drejt Shqipërisë.

Nën udhëzimet e Khaled Hboubati, president i Gjysmëhënës së Kuqe Siriane po bëhet i mundur transferimi i fëmijëve dhe grave shqiptare nga kampi Al Hol në Hasekeh të Sirisë. Ata janë shoqëruar fillimisht për në Damask dhe më pas do të bëhet transferimi për në Shqipëri“, shkruan Gjysmëhëna e Kuqe Siriane në Facebook.

Një numër i madh grash dhe fëmijësh nga Shqipëria kishin ngecur në këtë kamp të kontrolluar nga forcat kurde prej disa vitesh. Bëhet fjalë për familjarë të luftëtarëve shqiptarë që kishin shkuar për të luftuar në krah të grupeve radikale kundër Presidentit Asad në Siri.

Një pjesë e tyre mbetën të vrarë duke lënë gratë dhe fëmijët vetëm, ndërsa të tjerë u shpërndanë pas marrjes së territorit nën kontroll nga forcat kurde.

Pasi morën zonën nën kontroll, kurdët i mblodhën gratë dhe fëmijët e xhihadistëve shqiptarë në kampin “Al Hol” me qëllim mbajtjen e tyre nën kontroll.

Nga i njëjti kamp i riatdhesua edhe vogëlushi shqiptar Alvin Berisha, ngjarje e cila bëri bujë disa muaj më parë.

Një pjesë e mirë e vendeve i kishin tërhequr qytetarët e tyre nga kampi në fjalë, ndërsa shqiptarët mbetën aty deri ditën e sotme, ku nje pjesë e tyre janë nisur për në Shqipëri.

Pritet që në ditët në vijim të bëhet edhe transferimi i të tjerëve.

 

LAJMI I FUNDIT

E rëndë në Fushë Arrëz/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, ndërrojnë jetë nëna me dy vajzat

Published

on

By

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në Fushë Arrëz të Shkodrës, ku nëna me dy vajzat kanë ndërruar jetë pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht dhe pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike njëra nga vajzat, në ndihmë të saj ka shkuar edhe e ëma dhe motra tjetër, por elektriciteti është përcjellë duke i marrë jetën edhe atyre.

Sipas policisë viktimat janë P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe, banuese në Fushë Arrëz. Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fushë Arrëz/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz. Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Continue Reading

kryesore

(Video) Tronditet Policia e Tiranës, efektivi qëllon për vdekje kolegun brenda komisariatit. Motivet dhe si ndodhi ngjarja

Published

on

By

Tirana është tronditur sot nga një krim i rëndë. Një efektiv policie ka qëlluar plot 6 herë në drejtim të kolegut të tij, dhe për pasojë ky i fundit ndërroi jetë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në ambientet e komisariatit nr.3 në Rrugën Mine Peza në Tiranë.

Ludian Zaimi, qëlloi për vdekje kolegun e tij Çaush Saliasi, ndërkohë që gjithçka duket se ka pasur si zanafillë një sherr të momentit, që çoi në përgjakjen e komisaratiit.

Gazetari Igli Çelmeta, i cili shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes raportoi për BalkanWeb se Zaimi, fill pasi plagosi kolegun, qëndroi në komisariat, ndërsa tashmë është ndaluar nga efektivët e policisë.

 

 

Ndonëse efektivit veteran, që kishte 20 vite në polici, iu dha ndihma e parë, ai nuk mundi të mbijetonte, duke ndërruar jetë në spital.

Efektivi i arrestuar tashmë, Ludian Zaimi kishte vetëm një vit e gjysmë që shërbente në radhët e efektivëve blu.

Pas ngjarjes reagoi edhe Policia e Shtetit, e cila bëri të ditur për mediat se “Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme. Si pasojë e plagëve të marra, punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike. Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media”.

Pas ngjarjes në komisariatin nr. 3 në Tiranë ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano i cili është njohur nga afër prej vartësve të tij për rrethanat se si ka ndodhur krimi. Lidhur me ngjarjen ka reaguar në mbrëmje edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Bresheri revolveri ne narkokomisariat! Polici i plagosur vdes ne spital! Shpreh ngushëllime familjes se viktimes dhe denoj gjendjen e rende ne narkokomesariate e narkoshtetit”, shkruante ndër të tjera Berisha.

Continue Reading

Kuriozitete

Të mirat e të këqijat, zbuloni çfarë ndodh me trupin tonë kur konsumojmë kafe esëll në mëngjes

Published

on

Të zgjoheni në mëngjes dhe të rrëmbeni me shpejtësi kafen tuaj të preferuar nuk është zgjidhja më e mirë. Lexoni pse…

Një grup studiuesish nga Universiteti i Nevada-Reno zbuluan se llumi i kafesë mund të përdoret si bionaftë, dhe me gjasë në të ardhmen e afërt, tymi i makinës suaj do të vijë erën e një filxhani kapuçino të sapo gatuar. Por kafja, me të cilën nis ditën një pjesë e mirë e njerëzve mund të mos jetë mënyra më e mirë për të filluar ditën tuaj. Në fakt, mjekët besojnë se koha më e mirë për të shijuar kafen është mëngjes i vonë, midis orës 9:30 dhe 11:30 paradite.
Bright Side tregon efektet që mund të ketë kafeina në trupin tonë kur e pimë me stomak bosh.

Ju mund të ndiheni më të fjetur.

Kafeja është një pije zgjimi për shumë prej nesh, por pirja e saj sapo të dilni nga shtrati mund të ketë efektin e kundërt. Kafeina dyfishon nivelet e hormoneve të stresit dhe mund të çojë në probleme me gjumin, gjë që rezulton në lodhje. Nëse e filloni ditën tuaj me një filxhan kapuçino me sheqer, mund të ndiheni përsëri të përgjumur pas një periudhe të shkurtër kohe. Kjo ndodh sepse trupi ynë prodhon insulinë për të kompensuar sheqerin, duke bërë që nivelet e glukozës në gjak të bien, gjë që rezulton në mungesë energjie dhe ankthi.

Trupi juaj mund të humbasë mineralet më shpejt.

Pirja e dozës suaj të rregullt të kafesë herët në mëngjes mund të bëjë që të humbni shumë vitamina dhe minerale thelbësore. Mund të sabotojë thithjen e hekurit, magnezit dhe vitaminave B të cilat janë jetike për sistemin tonë nervor. Shumë kafeinë gjithashtu mund të nxjerrë kalcium nga kockat tuaja, duke i bërë ato të dobëta.

Mund të krijojë probleme me stomakun.

Kafeja aktivizon sistemin tonë nervor, i cili nga ana tjetër ndikon në zorrën e trashë dhe mund të shkaktojë diarre. Shumë njerëz gjithashtu pëlqejnë të shtojnë qumësht ose krem ​​në filxhanin e tyre të mëngjesit dhe për rrjedhojë shumica prej nesh kanë vështirësi në tretjen e laktozës, kjo mund të shkaktojë shqetësime në stomak.

Mund të çojë në shtim të peshës.

Edhe pse kafeja e zezë mund të ju ndihmojë të digjni dhjamin, ajo gjithashtu mund të prishë modelet tuaja të shëndetshme të gjumit. Kur nuk flini mjaftueshëm, keni tendencë të ndjeheni më të uritur dhe të keni më shumë dëshira për ushiqme të ëmbla. Shumë lloje kafesh, si pijet me kafe të përzjera me ëmbëlsues, janë të mbushura me sheqer dhe kalori duke u bërë shkak për shtim në peshë.

Mund të përkeqësojë ankthin.

Kur zgjoheni në mëngjes, nivelet tuaja të hormoneve të stresit janë zakonisht të larta. Për shkak se kafeina është një stimulues, ajo i jep trupit tuaj një efekt nervoz dhe madje mund të shtojë ankthin për disa njerëz.

Mund të thajë lëkurën tuaj.

Për shkak se kafeja ju bën të përdorni tualetin më shpesh, ajo dehidraton trupin tuaj. Kur dehidroheni, është më e vështirë që toksinat të dalin nga trupi përmes lëkurës tuaj. Kjo, nga ana tjetër, e than lëkurën dhe e bën atë më të prekshme ndaj problemeve të ndryshme, si rrudhat e parakohshme.

Mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak.

Filxhani juaj i kafesë në mëngjes e bën më të vështirë për qelizat tuaja për të rregulluar sheqerin në gjak, i cili mund të çojë në sëmundje të ndryshme. Sheqeri i lartë në gjak, nga ana tjetër, mund të çojë në shtim në peshë dhe madje të rrisë rrezikun e infeksioneve të lëkurës.

Continue Reading

Aktualitet

Frikë në Britani: Kërcënimi bërthamor i Putinit, nuk është bllof!

Published

on

Më shumë se dy muaj kanë kaluar nga momenti kur Vladimir Putin shokoi botën me dërgimin e trupave në Ukrainë.

Ajo që po ndodh atje, deri përpara disa kohësh konsiderohej e paimagjinueshme në perëndim, shkruajnë disa media britanike. Ato përcjellin mes rreshtash frikën se kërcënimi i Vladimir Putinit për të përdorur armë bërthamore, nuk është thjesht një bllof.

Liderët perëndimorë mendojnë se presidenti rus po e përdor gogolin atomik për të frikësuar NATO-n, për ta detyruar të mos dërgojë më armë vdekjeprurëse në Ukrainë. Pak kohë më parë, edhe shefi i CIA-s

William J. Burns nuk e mohoi rrezikun që Vladimir Putin të përdorë armët nukleare i shtyrë nga dëshpërimi i disfatës, edhe pse sic tha ai, nuk sheh asnjë provë praktike që të tregojë se Kremlinit po e konsderon vërtët një lëvizje të tillë. Putin paralajmëroi një ditë më parë për hakmarrje të shpejtë nëse shtetet e huaja ndërhyjnë në Ukrainë. Rusia u ka thënë Shteteve të Bashkuara që të mos dërgojnë armë në Ukrainë, duke thënë se armët që po dërgon Perëndimi janë duke nxitur konfliktin.

Duke folur para ligjvënësve në Shën Petersburg, Putin ka thënë se Perëndimi dëshiron të ndajë Rusinë në copëza të vogla dhe ka akuzuar atë se po e shtyn Ukrainën në konflikt me Rusinë.

“Nëse dikush dëshiron të ndërhyjë nga jashtë për ngjarjet që janë duke vazhduar, dhe të krijojë kërcënime strategjike, që janë të papranueshme për Rusinë, ata duhet ta dinë se sulmet tona hakmarrëse do të jenë të shpejta si rrufe”, tha ai, duke shtuar : Ne nuk kemi të gjitha mjetet për këtë gjë, mjete që askush nuk i ka tani. Ne nuk do të mburremi, ne do t’i përdorim ato nëse është e nevojshme. Dua që të gjithë ta dinë këtë gjë”.

Continue Reading

LAJMI I FUNDIT

Rishfaqet CEO i Pfizer/ Bourla: Doza e katërt e nevojshme

Published

on

By

CEO i Pfizer, Albert Bourla, tha të dielën se një dozë e katërt e vaksinës COVID-19 do të jetë e nevojshme për të vazhduar për të ndihmuar në mbajtjen e shtrimeve në spital të menaxhueshme dhe sëmundjet më të lehta.
“Tani për tani, siç e kemi parë, është e nevojshme, një përforcues i katërt. Mbrojtja që po merrni nga e treta, është mjaft e mirë, në fakt mjaft e mirë për shtrime në spital dhe vdekje,” tha Bourla teksa shfaqej në “Face the Nation” i CBS.
“Nuk është aq i mirë kundër infeksioneve, por nuk zgjat shumë. Por ne thjesht po ia paraqesim ato të dhëna FDA [Administrata e Ushqimit dhe Barnave] dhe më pas do të shohim se çfarë do të thonë ekspertët jashtë Pfizer,” shtoi ai.
Në gusht, FDA miratoi plotësisht vaksinën e Pfizer për COVID-19 për njerëzit të paktën 16 vjeç ose më të vjetër. Një doze e tretë e vaksinës Pfizer i është dhënë autorizimi për përdorim urgjent.
Bourla i tha CNBC të shtunën për planet e kompanisë së tij për të paraqitur të dhëna për një dozë të katërt COVID-19.
“Është e qartë se ekziston nevoja në një mjedis të omicron për të rritur përgjigjen imune,” tha ai ndërsa u shfaq në “Squawk Box” të CNBC.
Vendet duke përfshirë Izraelin, Kilin dhe Gjermaninë kanë filluar tashmë të rekomandojnë doza të katërta COVID-19 për grupet me rrezik të lartë.
Prezantuesja e “Face the Nation”, Margaret Brennan e pyeti Bourlën nëse ai pret që të jetë në gjendje të shmangë të njëjtin konfuzion rreth injektimeve përforcuese që erdhën kur u vendos doza e tretë e vaksinës.
“Unë mendoj se po. Dhe unë mendoj se tani ne duhet të jemi shumë mirë të koordinuar, CDC [Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve], FDA dhe industria në mënyrë që ne të gjithë të ofrojmë për popullin amerikan dhe për botën një pamje kohezive më tepër. sesa konfuzion”, tha ai./ Pergatiti ntv.al nga thehill.com 
Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING