Lifestyle
Njerëzit e vetmuar dinë të duan nga zgjedhja, jo nga nevoja
Magjia më e madhe që fshehin njerëzit e vetmuar është se kur vendosin t’ju lejojnë të shihni brenda tyre, ata nuk e bëjnë atë nga nevoja. Nuk kanë nevojë t’ju bëjnë pjesë të jetës së tyre. Ju jeni zgjedhja e tyre. Zgjedhje sepse ata vërtetë ju duan. Zgjedhje sepse i keni fituar me veprimet tuaja. Zgjedhje sepse ju keni fituar respektin dhe admirimin e tyre.
Ata nuk ju kanë në piedestalin e një shenjtori, ata i njohin dobësitë dhe mëkatet tuaja. Ata e njohin errësirën tuaj dhe çdo pikë të ndjeshme. Dhe vetëm sepse ata dinë gjithçka, ata të kanë ty atje lart.
Ju jeni pranuar ashtu siç jeni.
Njerëzit e vetmuar ngurtësohen me kalimin e kohës sepse mësohen të mos kenë nevojë për të tjerët. Ata mësojnë nga zhgënjimet, mësojnë të bien nga retë dhe të mos shemben. Por kur ata vendosin të rihapin ndonjë çarje, ata e bëjnë këtë rrallë, vështirë, në mënyrë selektive. Kur të gjeni një person të tillë, mbajeni atë në jetën tuaj dhe shikoni se si shkelni aty ku ata ju hapën rrugën për të kaluar.
Kur të gjeni një person të tillë, përqafojeni me kujdes. Është lënduar shumë herë… U tregoni se jeni atje. Tregojuni si dhe çfarë ndjeni. Asnjëherë mos ngatërroni rezistencën që ata tregojnë me atë që janë.
Mos i ngatërroni, mos i qeshni, mos u tregoni të padrejtë… Mbajini në krahët tuaj dhe qëndroni…, edhe nëse nuk e kërkojnë kurrë.
“Psikologjia”