Aktualitet
“Nuk e lëshojmë tokën!”/ Tensione në Rrjoll! Banorët përplasen me policinë
Një protestë po mbahet këtë të shtunë në Rrjoll të Velipojës nga banorët që kanë pretendime për pronën ku pritet të ndërtohet një resort turistik ndërsa situata është tensionuar pasi ata janë përplasur me policinë ndërsa kanë hequr një pjesë të rrethimit me kangjella.
Banorët kundërshtojnë vijimin e punimeve në kantierin e ndërtimit ndërsa rreth orës 10:30, janë afruar pranë zonës së punimeve dhe janë përballur me policinë që ndodhej në terren për të garantuar sigurinë. një pjesë e rrethimit metalik është zhvendosur, ndërsa disa banorë kanë tentuar të ndalojnë lëvizjen e mjeteve të rënda të punës.
Policia ka ndërhyrë për të shmangur përshkallëzimin e situatës.