Connect with us

Lifestyle

Nuk ka familje të ndara, por vetëm perceptime të gabuara

Mos ki keqardhje për fëmijën që e sheh duke luajtur i shkujdesur sepse prindërit e tij janë divorcuar. Të pikëllohesh për fëmijën që përjeton tensione dhe grindje të përditshme në familjen e tij. Diçka që padyshim do të ndikojë në pjesën tjetër të jetës së tij.

Mos ki keqardhje për fëmijën që nuk fle me të dy prindërit në të njëjtën shtëpi. Ajo që është thelbësore është të rritesh duke marrë dashuri dhe interes nga të dy. Të pikëllohesh, të të vijë keq për fëmijën që përpiqet të tërheqë interesin e prindërve të tij dhe përjeton refuzim të përditshëm.

Një fëmijë i prindërve të divorcuar nuk gjurmohet/tregohet me majë të gishtave. Njerëzit që i dhanë jetë mund të kenë ndaluar së jetuari së bashku si çift, por duhet të vazhdojnë të jetojnë së bashku si prindër.

Ata nuk janë dy të huaj, as dy armiq por dy njerëz që përpiqen për të mirën e fëmijëve të tyre. Kjo është arsyeja pse ata u divorcuan. Për të mbrojtur fëmijët e tyre nga një model i gabuar i familjes.

Fëmijët e prindërve të divorcuar nuk kanë probleme psikologjike. Probleme të tilla kanë fëmijët që përjetojnë dhunë psikologjike dhe fizike, grindje, indiferencë midis njerëzve që duan më shumë.

Pra, në vend që të nxirrni përfundime në lidhje me një fëmijë të prindërve të divorcuar, sigurohuni që fëmija juaj të ketë modelin e duhur të familjes dhe mbrojeni atë nga polemikat e mundshme që do të qëndrojnë të rrënjosura në shpirtin e tij përgjithmonë.

REVISTA PSIKOLOGJIA!

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *