Connect with us

Bota

“Nuk meritojnë të jetojnë”/ Ben-Gvir trondit me deklaratën: 30–40 të vriten çdo natë në Gaza

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka shkaktuar reagime të forta pas një deklarate publike ku kërkoi kryerjen e vrasjeve të shënjestruara në Gaza, duke folur për “30 deri në 40 persona çdo natë”.

Deklarata u bë gjatë podcast-it të ish-pengut Rom Braslavski, teksa Ben-Gvir kritikonte reduktimin e sulmeve izraelite në Gaza dhe kundërshtonte që operacionet të kufizoheshin vetëm ndaj personave që përbëjnë kërcënim të menjëhershëm.

Ben-Gvir përdori edhe një retorikë tepër të rëndë, duke thënë se në Gaza ka njerëz që, sipas tij, “nuk meritojnë të jetojnë”. Ai bëri gjithashtu thirrje për emigrim masiv të palestinezëve dhe rikthimin e vendbanimeve izraelite në Gaza.

Ministri nuk ka kompetencë të drejtpërdrejtë për të urdhëruar ushtrinë izraelite të kryejë sulme, por është pjesë e kabinetit të sigurisë dhe drejton policinë dhe sistemin e burgjeve të Izraelit.

 

Advertisement