Politike
Numri 2 i partisë Erisa Xhixho: Ka lidhje të forta mes qeverisë, krimit të organizuar dhe fondeve publike
Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka ngritur akuza të forta për lidhje mes qeverisë, krimit të organizuar dhe keqpërdorimit masiv të fondeve publike.
Ajo u shpreh se përfshirja e individëve të denoncuar në nivele të larta përbën cënim të sigurisë kombëtare dhe të standardeve të NATO-s, ndërsa theksoi se qindra miliona euro të menaxhuara nga institucionet shtetërore janë shndërruar në “gropa thithëse korrupsioni”. Sipas Xhixhos, ndërkohë që qytetarët dhe pensionistët mezi mbyllin muajin, fondet publike shpenzohen për luks, afera dhe tendera të dyshimtë, duke thelluar pabarazinë dhe varfërinë në vend.
Ti ke verëra 33,000 euro të faktuara që pi kryeministri jonë me gjithë bandën e tij. Ke udhëtime charter pa fund. Ke nga ana tjetër skandali më i madh, ai i vinotekës 3 milionë euro, e cila u zhduk brenda natës, në një bashkëpunim të policisë, të krimit dhe të çdo gjëje tjetër, që ishte një skandal tjetër se si nuk paguhen akcizat, se si nuk paguhen taksat. Ndërkohë qytetarët shqiptarë kanë bërë burg për një faturë energjie, kanë bërë burg për një ndërtim pa leje e të tjerë me radhë. Pra, këtu duhet të kuptojnë qytetarët shqiptarë që absolutisht që para ka, sepse taksat e tyre pikërisht janë gjithë taksat që mbulojnë buxhetin e shtetit, por ato vidhen qoftë në tunelin e Llogarasë, rreth 75 milionë euro me një të rënë të lapsit, ku ndryshohet tenderi dhe urat në një projekt fillestar janë më pas zhduken duke u vjedhur.