Connect with us

Lifestyle

Oriz i Skuqur me Perime – Receta e Thjeshtë Por me Shije

Orizi i skuqur plotëson të gjitha nevojat për një vakt të shpejtë e të shijshëm në një ditë të lodhshme të javës.

Ai kërkon pak kohë përgatitjeje por ofron shumë shije dhe kënaqësi në tryezë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni si të gatuani një pjatë me oriz të skuqur dhe perime.

Përbërësit:

2 vezë të rrahura

1-2 filxhan çaji oriz kaf ose të bardhë,

Perime ( brokoli, karrota, speca) të grira hollë sipas dëshirës

Gjysëm filxhani kokrra misri

Gjysëm filxhani bizele të ngrira

4-5 qepë të njoma të prera hollë

1-2 lugë gjelle uthull të bardhë

2-3 thelbinj hudhër

Salcë soje

Përgatitja:

Vendoseni tenxheren në zjarr dhe kur të ketë avulluar uji shtoni një lugë çaji vaj ose gjalpë.

Rrihini vezët dhe hidhini në tenxhere.

Kur të gatuhen, hiqni vezët dhe ndajini mënjanë.

Shtoni sërish pak yndyrë në tenxhere dhe kavërdisni orizin.

Skuqeni për disa minuta deri sa të fillojë të marrë nuancë të artë.

Shtoni dy lugë gjelle salcë soje, një lugë gjelle uthull të bardhë dhe hudhrën e grirë imët.

Shtoni perimet e përzgjedhura dhe kavërdisini me gjithë orizin.

Më pas shtoni bizelet, barishtet e qepëve dhe vezën e skuqur.

Një regjim i shëndetshëm ushqimor nuk mund të perceptohet i tillë pa praninë e drithërave të plota siç janë elbi, misri, gruri, tërshëra, thekra. Po ashtu edhe me një oriz të mirë.

Orizi i bardhë konsiderohet një drithë i përpunuar.

Po cili është orizi më i rekomanduar? Lexoni më poshtë informacionet nga AgroËeb.org.

Ku Ndryshojnë Orizi i Bardhë Dhe Orizi Kaf

Orizi i bardhë gatuhet më shpejt.

Megjithatë, përpunimi i kokrrave të orizit heq pjesën më të madhe të fibrës.

Një racion me oriz kaf ka 3 gramë e gjysëm fibër ndërsa orizi i bardhë ka më pak se një gramë fibër.

Çdo njeri ka nevojë për 28-35 gramë fibër në ditë.

Vlerat Shëndetësore

Fibra e orizit kaf është shumë e mirë për sistemin tretës.

Studimet kanë treguar se një regjim ushqimor i pasur me fibër është i dobishëm në menaxhimin e kolesterolit dhe uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Sipas të dhënave të AgroËeb.org, orizi kaf përmban magnez, mangan dhe zink, të cilat nuk gjenden tek orizi i bardhë.

Megjithatë, ky i fundit shpesh pasurohet me disa minerale siç është hekuri dhe vitaminat B.

Orizi kaf është shpesh më i rekomandueshëm, ose së paku sigurohuni që orizi i bardhë që blini të jetë i pasuruar me hekur dhe vitamina. /AgroWeb.org

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lifestyle

Vetitë e një bashkëshorti të mirë

Bashkëshortët janë njerëz shumë të mirë, por gratë dëshirojnë çdo herë një të mrekullueshëm dhe që kujdeset për to, pa marr parasysh se sa kohë ka kaluar që kur janë të martuar.

Ato dëshirojnë kujdesin dhe vëmendjen që ai iu ka kushtuar në fillimet e tyre.

Këto janë disa shenja që ai është bashkëshorti ideal:

– Ai nuk ndalet së angazhuari për ta fituar zemrën tuaj

– Ju pyet për ndonjë këshillë

– Ai flet për juve në shoqërinë e tij

– Jua mban shpesh dorën

– Nuk shikon pornografi

– Ju ndihmon në punët e shtëpisë

– Ju pëlqejnë gjërat e njëjta

– Ai ha ushqimet e juaja, bile edhe kur nuk janë të shijshme

– Ju bën të ndjeheni njeri i mirë

Continue Reading

Lifestyle

Tre shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Të dukesh i/e zgjuar dhe emocionalisht inteligjent nuk ka të bëjë vetëm me idetë apo shprehjet që po përpiqesh të përcillni, por edhe mënyra sesi e thoni këtë gjë.

Njerëzit shpesh përdorin fjalë dhe shprehje më inteligjente për t’u dukur më të thellë dhe depërtues. Kjo në fakt mund të ketë një efekt negativ, duke e lënë personin tjetër të ndihet i/e vetëdijshëm dhe i/e gjykuar.

Herën tjetër që të flisni me dikë, provoni të përdorni këto tre shprehje të thjeshta që në fakt, i përdorin kryesisht njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale.

  1. “A mund të më tregosh më shumë për këtë?”

Kur dikush ju beson, veçanërisht për diçka të ndjeshme ose të rëndësishme, mendimi juaj i parë nuk duhet të jetë një gjykim i rastit.

Njerëzit me një koeficient të lartë emocional bëjnë pyetje që e bëjnë personin përballë të ndihet i/e dëgjuar dhe i/e pranuar dhe e shtyjnë drejt detajeve të reja dhe rrëfimeve të gjata dhe pa doreza, shkruan CNBC.

  1. “Unë mendoj…”

Kur je duke korrigjuar dikë ose duke dhënë një mendim, të thuash “ky ishte problemi” del si ofenduese dhe e vrazhdë.

Njerëzit me vetëdije dhe inteligjencë të lartë shmangin këto lloj deklaratash. Ata në fakt, bëhen më pranues të mendimeve dhe gjykimeve të të tjerëve, duke dhënë edhe idenë e tyre shumë thjeshtë dhe pa shumë pompozitet.

  1. “A mund të më japësh ndonjë këshillë?

“Sa do e çuditshme tingëllon, kërkimi i këshillave mund t’ju bëjë të dukeni më të zgjuar. Në fund të fundit, duhet pak inteligjencë emocionale dhe vetëdije që ta kuptoni se nuk i dini përgjigjet për çdo situatë apo ngjarje, citon Anabel.

Një nga pengesat më të mëdha për këtë qasje është ankthi dhe kjo ju ndalon të ndërmerrni hapin e parë që mund të çojë në një kontakt kyç biznesi, një mundësi të re pune ose një partner/e romantike. Ndaj, mos kini mëdyshje sa herë mendoni se keni nevojë për këshilla.

Continue Reading

Lifestyle

Gjërat që duhet të keni parasysh gjatë takimit të parë

Të gjithë ne duhet të argëtohemi, të eksplorojmë njerëz dhe ide të reja dhe të kemi aventura.

Dhe i gjithë qëllimi i takimeve të para është të lidheni, të mësoni për njerëzit dhe shpresojmë të argëtoheni, apo jo? Pra, le t’ia dalim – po ndajmë me ju disa nga këshillat më të mira për një takim të parë të mrekullueshëm.

Ja çfarë duhet të keni parasysh gjatë një takimi të parë:

1-Zgjidhni vendin e duhur për takimin e parë.

2-Jini të sigurt kur dilni, siguria duhet të jetë prioriteti juaj numër një.
3-Vishni diçka që ju ndihmon të ndiheni mirë me veten.
4-Nëse jeni nervoz për takimin tuaj, merrni frymë thellë dhe relaksohuni.
5-Jepni komplimente të menduara pasi të gjithë i vlerësojnë ato.
6-Bëni pyetje me vend për të njohur personin që keni përballë.
7-Kushtojini vëmendje gjuhës së trupit tuaj.
8-Kushtojini vëmendje ‘flamujve të kuq’.

Continue Reading

Lifestyle

Ushqimet që ju ndihmojnë të bëni gjumë të qetë, nga çfarë duhet të hiqni dorë

Një studim i publikuar në Wall Street Journal thotë se që të kuptojmë se si ushqimi ndikon tek gjumi, duhet të mësojmë çfarë ndodh në organizëm kur mbyllim sytë për të fjetur.

Çfarë ndodh në trupin tonë kur flemë

Funksionet e trupit ngadalësohen ndërkohë që truri mbetet aktiv. Temperatura e trupit bie ndërkohë që frymëmarrja ngadalësohet dhe tensioni i gjakut ulet.

Muskujt relaksohen ndërkohë që truri prodhon një amino acid që qetëson të gjithë sistemin nervor. Hormonet pësojnë një ulje të ndjeshme duke nisur me atë të stresit. Hormonet si ghrelina dhe leptina të cilat rregullojnë nivelet e oreksti dhe ngopjes janë në ekuilibër të plotë.

Nivelet e insulinës rriten për të rregulluar sheqerin në gjak ndërsa melatonina dhe serotonina sinkronizojnë ciklin e gjumit dhe të zgjimit.

Si ndikon ushqimi tek gjumi

Ushqimet që ne hamë mund të ndikojnë ndjeshëm tek secili prej funksioneve të lartpërmendura. Le të marrim rastin e akullores. Ekspertët këshillojnë që njerëzit ta hanë akulloren në drekë dhe jo në darkë.

Nëse hahet në drekë, niveli i sheqerit do të ketë kohën e duhur për tu ekuilibruar. Nëse hani akullore në darkë, sistemi tretës duhet të punojë më fort për tretjen e saj dhe rrjedhimisht ndikon tek cilësia e gjumit.

Ekspertët thonë se ngrënia në një kohë shumë të vonë dhe përpara gjumit e vënë sistemin tretës në punë në një kohë kur i duhet të pushojë.

Nëse sistemi tretës është në punë, temperatura e trupit do të rritet, niveli i sheqerit do të ulet dhe të gjitha këto do ju prishin gjumin.

Mungesa e një gjumi cilësor më pas nxit njeriun të bëjë zgjedhje jo të shëndetshme në aspektin ushqimor dhe kështu rrezikohet më tepër nga sëmundjet.

Ushqimet që nuk duhet të hani kurrë para gjumit

Ekspertët thonë se nëse njerëzit duan të flenë mirë, ata duhet të frenohen ndaj ushqimeve të mëposhtme:

-Çokollata e zezë
-Akullorja
-Kosi
-Vera
-Ushqimet pikante
-Të skuqurat
-Mishi
-Djathërat me yndyrë
-Patatet
-Ushqimet që ju bëjnë të flini më mirë

Ushqimet e mëposhtme janë shumë të mirë, sepse kanë serotoninë e melatoninë dhe ju ndihmojnë të flini “si qingj”:

-Kivi
-Arrat
-Mishi i gjelit të detit
-Bananja
-Vezët
-Mishi i pulës
-Bajamet
-Qumështi
-Mjalti
-Barishtet
-Karkalecat e detit

Continue Reading

Lifestyle

Shenjat se jeni duke përjetuar shumë stres

Jam mirë’ ju thoni, edhe pse flini shumë pak, keni shumë gjëra për të bërë që nuk përfundojnë asnjëherë, dhe keni një monolog në trurin tuaj se si bota juaj është duke u ‘djegur.’

Si shoqëri, ne nuk jemi shumë të mirë për të ditur se kur niveli i stresit na ka kaluar në pikën ku nuk është i pranueshëm për trupin tonë.

Ne mendojmë se përderisa jemi në gjendje të zgjohemi, të shkojmë në punë, dhe të i mbajmë detyrat e përditshme, atëherë jemi mirë.

Epo, ja që jo çdo herë jemi. Prandaj, është mirë që të jeni në gjendje t’i kuptoni shenjat dhe të dini se kur jeni në stres dhe ndonjëherë edhe e teproni me nivelin e stresit.

Tre shenjat më të zakonshme të stresit janë; ju dekocentroheni shumë lehtë, keni më shpesh dhe më shumë të ftohtë, dhe ndjeheni të lodhur pa marr parasysh se sa shumë fleni.

Po ashtu shenja të tjera janë edhe; mendoni gjëra negative, depresion dhe ankth, nuk flini, keni luhatje në disponim. Irritoheni lehtë, leni më pak vetëbesim dhe motivim etj.

Shenjat e stresit paraqiten po ashtu edhe fizikisht në këto mënyra: akne dhe dhembje, tension në muskuj, shtoni dhe humbni peshë, marramendje, panik, alergji, kapsllëk apo edhe diarre, humbje të libidos. Si dhe shenjat të tjera paraqiten edhe në sjelljet tuaja: nuk bënë kohë për qejf dhe relaks, punoni kohë të gjata, ndryshim në pamje, standart i dobët në punë dhe menaxhment etj.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING