Connect with us

Politike

Pankartat hit në protestën kundër Zvërnecit, Rama i ironizon: Ato më të nxehtat…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat kundër projektit në Zvërnec, kësaj radhe me një postim në rrjetet sociale, ku ka komentuar memet dhe materialet satirike që janë prodhuar gjatë ditëve të fundit në lidhje me debatin për projektin.

Në një mesazh të publikuar në Facebook, Rama shkruan se, ndonëse nuk pajtohet me atë që e quan “revolucioni imagjinar i flamingove”, vlerëson kreativitetin e autorëve të memeve.

“RROFTË MEMEMANIA. Që të merremi vesh se mos krijohet bindja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky revolucioni imagjinar i flamingove. Aq sa më ngjallin keqardhje me përzierje rropullish fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë shton se ka parë edhe materiale të tjera që, sipas tij, nuk mund t’i publikojë për shkak të përmbajtjes së tyre.

“Sinqerisht u përcjell përgëzime e falënderime autorëve, ndërkohë që më vjen keq vërtet, që disa të preferuara të tjera nuk i postoj këtu dot se janë shumë të nxehta”, vijon ai.

Në fund të reagimit, Rama përsërit qëndrimin e tij se kundërshtimet ndaj projektit bazohen mbi skenarë të pavërtetë dhe frikëra të pajustifikuara.

Ai i cilëson si “rreziqe imagjinare” shqetësimet e ngritura ndaj projektit, duke mbrojtur investimin që, sipas tij, do të kontribuojë në transformimin e mëtejshëm të Shqipërisë.

Reagimi i kryeministrit vjen në një kohë kur protestat kundër projektit në Zvërnec po vijojnë në disa qytete të vendit.

Edhe të dielën, tubime u zhvilluan në Tiranë, Shkodër, Korçë, Pogradec, Elbasan, Fier dhe Gjirokastër, ku qytetarët shprehën kundërshtimin ndaj projektit dhe ngritën shqetësime për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e zonave të ndjeshme natyrore.

May be an image of text that says 'EDI RAMA Na u befsh KUR KURBAN BAN'

May be an image of one or more people and text that says 'EDHE ISHI IM KA ME SHUME PREMTIME SE TY o RAME'

May be an image of one or more people and text that says 'TE TRADHETON GRUAJA E DIVORCON TE TRADHETON EDI E DASHURON NA KAN BO MAGJI'

May be an image of one or more people and text that says 'FLAMINGO SILLJA RAMES NJE GOTE KOS SE υ THA GOJA'

May be an image of text that says 'TURISTI ELITAR NE ZVERNEC Zone Zoneembrojtur! e mbrojtur!'

May be an image of text that says 'TURISTI ELITAR'

May be an image of one or more people and text that says 'KA PO NA TRAJTONI SI ISH-I E PREMTON SE KA NDRYSHUAR.'

May be an image of crowd and text that says '0 dety Sebig Wshple shple FOR SALE OURPRIMEMINISTER OUR PRIME MINISTER leketunud T METERS WORTH METERSWORTHOFLUXURY OF LUXURY trihet REAL ESTATE ODIGNITY NO CONSCIOUSN NO RESPECT FOR HIS COUNTRY PERFECT FOR "STRATEGIC CINVESTORS STRATEGICINVESTORS INVES ORS'

May be an image of one or more people and text

May be an image of one or more people and text

May be an image of text that says 'JAM NGA JAMNGAFIERI! FIERI! ANULLO PROJEKTIN OSE TẾ BÉRA MAGJI!'

May be an image of text that says 'THE TENSION BETWEEN ALBANIANS AND'

May be an image of one or more people and text that says 'ME LALIN LOJNA TI? I BAN KTO M'SHKRUJ ΝE MASANXHER! IÇİK O ARROGANCE not allowed'

May be an image of one or more people and text that says 'EDHE ISHI IM KA ME SHUME PREMTIME SE TY o RAME'

 

Advertisement