Politike
Pas aludimeve për arratisje, Berisha zbulon vendndodhjen e udhëtimit ‘blic’
Lideri demokrat Sali Berisha tregon se ka zhvilluar “një udhëtim blic” ditën e enjte, por jo për t’u arratisur nga Shqipëria siç është aluduar në rrjetet sociale, por për një vizitë në Berlin, në Budestagun Gjerman.
“Së pari: Për të marrë pjesë, me ftesë të zotit Christian Freiherr von Stetten MdB, Kryetar i Qarkut Parlamentar të Ndërmarrjeve të Mesme (PKM) të grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, në festën e 50-të verore të PKM-së. Ky aktivitet u zhvillua po atë ditë, më 25 qershor 2026, nga ora 17:30 në Kopshtin e Kronprinzenpalais, në Berlin.
Së dyti: Për të takuar miq të mi të shquar gjermanë në Bundestag, CDU, për t’i falënderuar ata me mirënjohje të thellë për mbështetjen e tyre të çmuar ndaj meje, Partisë Demokratike dhe Shqipërisë”, shkruan lideri demokrat, teksa zbulon dy qëllimet e udhëtimit të tij jashtë vendit.
Siç shihet dhe nga pamjet që një qytetar ka ndarë në rrjetet sociale, Berisha është shoqëruar nga shërbimi ekskluziv i aeroportit deri në shkallët e avionit.