Connect with us

Bota

Pasojat e luftës, 5 pacientë vdiqën nga mungesa e energjisë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, duket se nuk i dëgjoi thirrjet e liderëve perëndimorë për të bërë më shumë përpjekje për t’i mbrojtur civilët palestinezë, pasi IDF rrethoi spitalin kryesor në veri te Rripit te Gazës, Al Shifa ku mjekët thanë se vdiqën pesë pacientë, përfshirë një foshnje, pasi gjeneratori i fundit mbeti pa karburant.

Stafi mjekësor i mjekojnë të plagosurit duke përdorur blicin nga celularët e tyre. Sipas raportimeve, më shumë se 20 foshnja ne spitalin Al Shifa kanë nevojë urgjente për trajtim me oksigjen.

Raportohet se Ushtria izraelite ka sulmuar spitalin Al-Shifa, i cili vuan jo vetëm nga mungesa e energjisë dhe mosfunksionimit te gjeneratorëve, por edhe nga mungesa e ujit, personelit dhe furnizimeve mjekësore.

Izraeli mohoi se spitali ishte nën rrethim, por pranoi se po zhvillohen luftime në zonë duke thënë se ana lindore e spitalit ishte e lire për kalim të sigurt të atyre që duan te largohen për në jug të Gazës. Ushtria e Izraelit tha se janë duke luftuar vetëm me Hamasin pasi nën spitalin Al Shifa ndodhet qendra kryesore e komandimit te grupit militant dhe se militantët e grupit po i përdorin pacientet si mburoja njerëzore.

 

 

Hamasi e mohon këtë ndërsa stafi mjekësor thotë se pacientët mund të vdesin nëse zhvendosen. Autoritetet palestineze shprehen se largimi i pacienteve është rrezik për jetën e tyre në këtë situatë ku luftimet janë intensive. Zëdhënësi i ushtrisë se Izraelit gjeneral Daniel Hagari tha ne një konferencë për shtyp se Stafi i spitalit Shifa ka kërkuar nga Izraeli te ndihmoje foshnjat ne repartin e pediatrisë për ti transportuar në një spital më të sigurt.

Hagari tha se do ofronin ndihmën e nevojshme për evakuimin. Sakaq, OKB thotë se zyra e saj në Gaza është bombarduar gjatë natës dhe se ka raportime për të vdekur dhe të plagosur. “Kjo është e gabuar”, shkruan një përfaqësues i UNDP ne rrjetet sociale.

“Civilet infrastruktura dhe objektet e OKB duhet te mbrohen gjithmonë”, shkruan ai. Në një deklaratë të fundit Ministria e Jashtme e Izraelit tha se numri zyrtar i izraeliteve te vrarëve gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit është ulur në 1.200 nga 14000 te raportuar me pare. Ndërsa sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, mbi 11.000 palestinezë janë vrarë që nga nisja e luftës.

Bota

Atentati ndaj Kryeministrit sllovak/ Reagon Von der Leyen: Akte të tilla s’kanë vend në shoqërinë tonë

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka reaguar ndaj atentatit që iu bë ditën e sotme Kryeministrit sllovak Robert Fico. Von der Leyen dënuar sulmin me armë zjarri ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico përpara një ndërtese në Handlova, ku u mbajt një mbledhje e qeverisë. Diplomatja europiane përmes një postimi në “X” e cilëson ngjarjen si një akt që minon demokracinë.

“Dënoj fuqishëm sulmin e poshtër ndaj kryeministrit Robert Fico. Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë më të çmuar të përbashkët. Mendimet e mia janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij.”, ka shkruar von der Leyen në “X”.

 

Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar dhe plagosur. Fico u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë. Kryeministri është dërguar në spital dhe ndodhet në sallë operacioni

 

Continue Reading

Bota

Kryeministria sllovake: Fico është qëlluar disa herë, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën

Në një mesazh të postuar më vonë në faqen e Robert Ficos në Facebook, stafi i tij tha se ai u qëllua disa herë dhe ishte “aktualisht në një gjendje të rrezikshme për jetën”.

Ata thanë se ai po transportohej në Banksa Bystrica pasi kishte nevojë për një operacion urgjent. Orët e ardhshme do të jenë kritike, thuhet në mesazh.

Continue Reading

Bota

Iu bë atenta sot, kusht eshte Kryeministri sllovak që mbeti i plagosur?

Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar dhe plagosur. Fico u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë. Kryeministri është dërguar në spital dhe ndodhet në sallë operacioni.

Kush është Robert Fico?

Kryeministri sllovak Robert Fico u rikthye në pushtet pas zgjedhjeve shtatorin e kaluar, në krye të një koalicioni populist-nacionalist.

Ai drejton partinë populiste të krahut të majtë Smer-SSD dhe fitoi votimin tetorin e kaluar me premtimet për të ndërprerë ndihmën ushtarake për Ukrainën, por mohoi të ishte pro-rus. Fico u detyrua të jepte dorëheqjen si kryeministër pas vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kuciak në 2018.

“Nëse Smer hyn në qeveri, ne nuk do të dërgojmë asnjë raund të vetëm municioni në Ukrainë,” u tha Fico mbështetësve gjatë fushatës së tij.

Kjo, si dhe premtimi i tij për t’i rezistuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë, bëri që disa shikues ta krahasojnë Fico me kryeministrin e djathtë populist të Hungarisë, Viktor Orban.

Continue Reading

Bota

Momenti i atentatit ndaj kryeministrit sllovak/ Truprojat ndërhyjnë për ta mbrojtur, nuk dihet gjendja e tij

Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar dhe plagosur. Fico u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë. Udhëheqësi sllovak është dërguar në spital dhe autori është ndaluar nga policia.

Ndërsa në reagimin e saj fillestar ndaj të shtënave, presidentja e Sllovakisë Zuzana Caputova tha se ishte e tronditur nga sulmi brutal dhe i pamëshirshëm ndaj kryeministrit dhe i uroi atij forcë për tu rikuperuar. Fico u kthye në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve shtatorin e kaluar, në krye të një koalicioni populist-nacionalist.

 

Continue Reading

Bota

VIDEO/ Atentat kryeministrit të Sllovakisë, dalin pamjet e para nga vendi i ngjarjes, kapet autori

Dalin pamjet e para nga atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico. Ai u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë, raportojnë mediat vendase.

Sipas gazetarëve në vendngjarje janë dëgjuar disa të shtëna.

Fico është dërguar në spital dhe autori i sulmit është ndaluar nga policia.

Qyteti ku u qëllua Robert Fico, Handlova është rreth 180 km (112 milje) në veri-lindje të kryeqytetit Bratislavë.

 

 

Një video e publikuar në rrjetet sociale pak sekonda pas ngjarjes tregon disa persona, mes tyre edhe truprojat që nxitojnë për të arrestuar të dyshuarin jashtë qendrës kulturore në Handlova.

Në reagimin e saj fillestar për ngjarjen e rëndë, presidentja në largim e Sllovakisë Zuzana Caputova tha se ishte e tronditur nga sulmi “brutal dhe i pamëshirshëm” ndaj kryeministrit dhe i uroi atij shërim të shpejtë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING