Connect with us

Politike

PD zyrtare çel fushatën, Alibeaj: Jemi nën agresionin e treshes Rama-Berisha-Meta

Kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj në çeljen e fushatës dhe prezantimin e kandidatit të tij për Tiranën, Roland Bejko, nuk i kurseu kritikat ndaj Sali Berishës.

Ndër të tjera Alibeaj tha se PD sot është nën agresion nga PS “me në krye një kryeministër mafioz si Edi Rama, një pazarxhi politik si Ilir Meta, bashkë me Sali Berishën, të shpallur non-grata”.

Salianji shtoi se Berisha dhe Meta në fakt janë bashkë me Edi Ramën, ndërsa thotë se ish-kreu i PD e përçau këtë parti për qëllime personale.

Pjesë nga fjala e Alibeajt:

 

 

Po bëhet më shumë se një vit e gjysmë, që një sulm i pashembullt, i mirë-koordinuar, i mirë-organizuar, i mirë-financuar, vazhdon të zhvillohet pandërprerë ndaj Partisë Demokratike të Shqipërisë, partisë së parë opozitare të vendit, të krijuar nga ëndrra e studentëve dhe intelektualëve të lëvizjes së Dhjetorit.

E pra, sot kjo parti është nën agresion. Partia Socialiste, pasardhëse e ish-komunistëve shqiptarë, me në krye një kryeministër mafioz si Edi Rama, një pazarxhi politik si Ilir Meta, bashkë me Sali Berishën, ish-kryetarin tonë dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë të shpallur non-grata nga aleati ynë madhor, SHBA, si minues i demokracisë dhe inkurajues i korrupsionit madhor në vend, në koordinim të hapur dhe të fshehtë me veglat e tyre në pushtet me sistemet mediatike dhe mafioze të tyre, me korrupsionin e 30 viteve, i janë futur një sulmi që nuk po njeh të ndalur.

Partia Demokratike dhe çdo simpatizant i saj ka qenë në një agresion të shumëfishtë. Agresion politik, agresion mediatik, agresion ligjor, madje dhe agresion fizik.

Dhe  e dini pse?

Sepse kjo parti, ju dhe të gjithë demokratët që e duan dhe kanë kontribuar për të janë ndryshe nga ata. Ata nuk e durojnë dot – e kam fjalën për kastën e vjetër politike, dinozaurët e tranzicionit shqiptar që të ekzistojë një forcë politike me integritet, që të ekzistojë një forcë politike që në themel të saj ka vlerat më të mira njerëzore, që ka në themel të saj lirinë e çdo individi, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Dinozaurët e politikës së vjetër Edi Rama, Sali Berisha  dhe Ilir Meta nuk mund të pranojnë që të ekzistojë një forcë politike jashtë kontrollit të tyre personal.

Ata nuk mund të pranojnë që në Shqipëri, ka njerëz të lirë si puna juaj, sepse njerëzit dhe pushtetin i duan t’i kenë në kontroll, për interesat e tyre, për pushtetin e tyre dhe për hallet e tyre.

Ata e dinë shumë mirë, se një parti politike si Partia Demokratike, e çliruar nga mëkatet e së shkuarës, e çliruar nga çdo dilemë e rrugës që duhet të ndjekë, me moralitet të lartë politik dhe vendosmëri drejt të ardhmes,  është një kërcënim për pushtetin e tyre.

Ky mentalitet që kasta e vjetër politike përfaqëson, mentaliteti ku çdo gjë shihet si pronë personale, njerëzit, partitë, institucionet, ja kanë marrë frymën Shqipërisë për 32 vite me radhë.

Për një gjë të jeni të sigurtë, ju dhe gjithë shqiptarët që na dëgjojnë sot. Janë të tre bashkë, dhe s’ka as më të voglin dyshim për këtë. Nuk mund të vazhdojnë jetën politikë pa njëri tjetrin.

Kanë 33 vite që ndajnë interesa politike dhe financiare bashkë. Oligarkët i kanë bashkë, mediat i kanë bashkë, politikën e kanë zaptuar bashkë.

Si ka mundësi që Sali Berisha dhe Ilir Meta, këta opozitarët e vërtetë nuk denoncojnë asnjë oligark të lidhur me qeverinë dhe bashkinë?!! Është shumë e thjeshtë! Janë bashkë me Edi Ramën, me sistemin politik dhe financiar 33 vjeçar në Shqipëri. Ditën bëjnë sikur zihen për parime, natën ndajnë interesat financiare së bashku. Prandaj edhe fyejnë, shajnë, ulërasin, sa herë që u përmenden paratë që përdorin për fushata e interesa politike.

Ashtu siç kanë bërë me mua këto ditë, mediat dhe taboret politike të Sali Berishës, vetëm e vetëm se ngrita një pyetje që e bëjnë të gjithë shqiptarët në fakt.

Ku i gjen paratë Sali Berisha për aktivitet e tij politike të kushtueshme? Pyesni Erion Velinë, oligarkët që ai përfaqëson, dhe aty do të gjeni përgjigjen se ku gjenden këto para.

Ky sistem pra, sistemi politik i drejtuar nga Rama, ka element përbërës  themelor të tij, Berishën dhe Metën. Sistemi politik që ka patur si elemente bazë të tij në vendimmarrjen politike biznesin klientelist dhe krimin e organizuar nuk mund të bëjë pa Berishën dhe Metën.

Berisha dhe Meta janë shpëtimi i vetëm i këtij sistemi të kalbur sepse nuk janë alternativë për shkak të izolimit perëndimor dhe pamundësisë për të fituar.  Dhe ne duhet ta themi sot fort.

Po!!Edi Ramën e mbajnë në pushtet Sali Berisha dhe Ilir Meta. Nuk mund të vashdojë gjysma e sistemit pa gjysmën tjetër. Kjo është e qartë! Kanë nevojë për njëri tjetrin.

Në shtëpinë tonë të demokratëve, prej më shumë se një viti e gjysmë vazhdon një luftë, një përçarje me protagonist Sali Berishën. Shkaku është i thjeshtë!

Halli personal dhe familjar i tij, shpallja non-grata nga SHBA-të si minues i demokracisë dhe inkurajues i korrupsionit madhor, janë në thelb dhe e vërteta lakuriq e gjithçkaje që ai ka kryer kundër Partisë Demokratike gjatë këtyre muajve pa ndalim, qëkurse ish- Kryetari i Partisë Demokratike ia pezulloi praninë në Grupin Parlamentar deri sa të zgjidhej statusi i tij nongrata.

Në koherencë të plotë me qëndrimin që ne kemi pasur për të gjitha nongratat e tjera që kanë shpallur SHBA, si Tom Doshi, Vangjush Dako, Aqif Rakipi etj; në koordinim dhe mbështetje të politikës së Presidentit Biden, si derivim i urdhrit ekzekutiv të ish-presidentit Bush, për ta konsideruar korrupsionin në vendet e rajonit tonë si rrezik serioz për sigurinë dhe zhvillimin e demokracisë dhe prosperitetit.

Tashmë është koha të sqarojmë se kush jemi ne, demokratët euroatlantikë të Shqipërisë, përkundër gjithë propagandës berishiste me një frymëzim dhe tonalitet leninist, që është pjesë e kulturës së vjetër politike të Sali Berishës.

Në vend që këtë qëndrim, këtë akt, Sali Berisha ta trajtonte si problem të tijin, ai ia ka ngarkuar atë çdo demokrati dhe po kërkon të implikojë çdo ditë çdo demokrat,

çdo simpatizant dhe çdo strukturë të Partisë Demokratike në rrugën e pashpresë të tij, por shumë dëmsjellëse për të gjithë ne, për të krijuar një negociatë dhe rrugëdalje me udhëheqësit e botës së lirë, SHBA, dhe prej korrikut të vitit të kaluar dhe me Britaninë e Madhe.

Ai  pra , është në luftë për imunitetin e tij politik. Ai kërkon vetëm imunitet dhe përballë kësaj nevoje është gati të shkatërrojë PD-në dhe opozitën, është gati ta çojë votën tek LSI-ja dhe më pas kjo ta çojë tek PS-ja.

Ne jemi të qartë dhe të bindur për karakterin anti-perëndimor, anti-atlantist të lëvizjeve të tij.

Por po ashtu kemi një qëndrim të palëkundur ndaj faktorit kryesor të së keqes në këtë vend, qeverisë së Edi Ramës.

Nuk ka dyshim që problemi themelor i lëngatës së Shqipërisë aktuale, shkaku kryesor i zbrazjes së saj nga njerëzit, shkaku themelor i gjendjes katastrofale ekonomike, korrupsionit të ngritur në sistem, dorëzimit tek krimi i organizuar, mungesës së shpresës, shkatërrimit të shtetit të së drejtës dhe zgjedhjeve, pra vetë sistemit demokratik, është Edi Rama.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ai është koordinuar me dy këmbët e tjera të trinomit, me Sali Berishën dhe Ilir Metën, dhe përpiqen në çdo moment, përkundër hapave mbështetës të aleatëve euroatlantikë, të bllokojnë mekanizmin demokratik shqiptar, me firma, me vula, me vendime, me shantazhime, me lloj-lloj marrëveshje të fshehta e të pista, për ta bllokuar sistemin politik në Shqipëri.

Ne, demokratët euroatlantikë jemi kundërshtarët e vendosur të regjimit në fuqi. Ne kërkojmë përmbysjen sa më parë të këtij regjimi, shkurtimin e ditëve të kësaj qeverie dhe rrëzimin e saj. Kjo është e mira e Shqipërisë dhe e shqiptarëve.

Përkundër kësaj, ne gjendemi të rrethuar nga një veprim i koordinuar i krahëve të trinomit që do ta ruajë sistemin politik të vjetër 30 e ca vjeçar, që askujt mos i hyjë gjemb në këmbë, të bëhet thjesht në makiazh gjoja drejtësie apo vendosje gjasme e rendit apo të ligjit dhe mbi të gjitha të mbetet një status quo që i lë gjërat në Shqipëri siç janë, kur ne duam të kundërtën: ndryshim dhe reformim të thellë të sistemit tonë politik, tregun e lirë dhe prosperitet në zhvillimin e vendit. Asnjë ndotje, asnjë përbaltje, asnjë përgojim nuk e zhbën dot pozicionimin tonë të qartë, kundër kësaj qeverie, me qëllimin për t’ia shkurtuar jetën një orë e më parë.

Ai që po ia zgjat jetën kësaj qeverie është Sali Berisha me veglat e tij të gënjyera apo të interesuara, të cilat, duke e dëmtuar thelbësisht Partinë Demokratike, duke e sabotuar procesin politik të demokratëve dhe shpresën e tyre, janë shndërruar në varken e shpetimit të qeverisë së Ramës.

Ne luftojmë për të  ndaluar përdorimin e këtyre zgjedhjeve nga non grata si sifdë ndaj SHBA dhe perëndimit në tërësi. Qytetarëve  shqiptarë nuk duhet tu devijohet qëllimi i votës kundër qeverisë, duke u përdorur si votë anti-amerikane. Ndaj çdo votë kundër qeverisë që nuk është dhe votë kundër perëndimit e ka një sigël, është Partia Demokratike e Shqipërisë

Në lidhje me Sali Berishën i qëndrojmë vendimit të 9 shtatorit. Ai ka qenë një vendim i drejtë dhe i arsyeshëm i ish-kryetarit të Partisë Demokratike, proporcional në raport me zgjedhjen themelore që kjo parti ka bërë në dhjetor të vitit 1990, qëndrimin euro-atlantist.

Asnjë non-grata i çfarëdo lloji nuk ka vend në Partinë Demokratike, aq më pak të na udhëheqë, aq më tepër të na përdorë apo manipulojë demokratët e Shqipërisë, njerëzit më të vuajtur, më energjikë dhe më besimplotë të këtij vendi, në shërbim të qëllimit të tij. Në këto 18 muaj është koha të bëjmë një bilanc.

Pas 9 shtatorit, në vend që të tërhiqej në jetën e tij dhe të trajtonte personalisht problemin me SHBA, në rrugë ligjore, Sali Berisha iu fut një fushatë për t’i vënë kazmën Partisë Demokratike.

Ai ndërtoi një proces anti-statutor dhe të paligjshëm duke ndërtuar organe dhe struktura paralele në PD dhe duke mbledhur në 11 dhjetor një kongres të paligjshëm të cilin Gjykata e Apelit e rrëzoi dhe e quajti nul.

Por nuk u mjaftua me kaq. Ai erdhi në 8 janar dhe sulmoi fizikisht selinë e Partisë Demokratike duke dhënë shembullin e një barbarie të pashoqe për jetën publike kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në 6 mars të vitit të kaluar në një koordinim perfekt me trekëndëshin, në zgjedhje krejt të sajuara, mori demokratë dhe i çoi nëpër sigla të tjera socialiste, duke goditur shanset e demokratëve për të fituar këto zgjedhje.

Aktet e tij kundër PD nuk përfundojnë këtu!

Edhe pse ish-kryetari Lulzim Basha dha dorëheqjen për të mos e vazhduar përçarjen, me pretendimin logjik që të njëjtën gjë ta bënte dhe Sali Berisha, me qëllim që demokratët të shkonin drejt një procesi dhe të ndalej kjo përçarje dhe dhuna e brendshme verbale ose fizike, Sali Berisha vazhdoi veprimet e tij të njëanshme.

Ai bëri kongres të njëanshëm në 30 prill, bëri zgjedhje të njëanshme duke u zgjedhur apo vetëzgjedhur kryetar i PD-së dhe duke përmbysur çdo rregull apo logjikë politike.

Ai, vazhdoi duke mashtruar demokratët se është njeriu që do ti çonte në fitore, dhe kush?!

Ai që humbi në vitin 2013!

Jo vetëm kaq. Ai që në fund të korrikut të këtij viti prej qeverisë konservatore britanike u shpall non-grata.

Dhe ajo nuk ishte qeveri soroiste, ishte qeveri e partisë sonë simotër, ishte qeveri anti-soroiste dhe e shpalli me të njëjtat terma non-grata Sali Berishën, tashmë me një dosje të plotë të vënë përpara syve të tij.

Duke pretenduar se do të rrëzonte për disa ditë qeverinë apo Edi Ramën, por në koordinim të thellë me të, ai organizoi procesin e njëanshëm të primareve duke manipuluar dhe gënjyer demokratë për shanset për pushtet të një partie të udhëhequr nga non-grata, shanse të cilat thjesht nuk ekzistojnë.

Megjithatë, qëndrimin tonë të arsyeshëm për bashkim ai e refuzoi duke bërë një proces të njëanshëm primaresh.

Negociatat Bardhi, Paloka dështuan sepse Sali Berisha nuk pranoi asgjë, sepse kërkonte jo bashkim por imponim, jo fuzion por nënshtrim dhe asimilim.

Kulmi i veprimit shkatërrimtar të tij ndaj Partisë Demokratike qe pas 3 marsit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, vendim i mbajtur peng gjatë nga qeveria e Edi Ramës.

Gjëja më absurde, që dëshmon qartë se qëllimet e Sali Berishës që nuk janë për demokratët, nuk janë për shqiptarët, nuk janë për simpatizantët, por janë për të krijuar një moment imponues për hallin e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është refuzimi nga Sali Berisha i ofertës sonë zyrtare që kandidatët e primareve të ishin kandidatë të Partisë Demokratike dhe të vinin të kandidonin në shtëpinë e tyre, me logon e tyre.

Ai refuzoi çdo bashkëpunim me Partinë Demokratike në këto zgjedhje duke i çuar demokratët te  socialisti Ilir Meta,  duke pasur vetëm një qëllim: të dëmtojë sa më shumë shanset e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.

Bashkë me veglat e qeverisë, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, lloj-lloj pengesash dhe stërkëmbshash i nxorën demokratëve për të konkurruar në zgjedhje.

Ja pra, ky është Sali Berisha, që përçau Partinë Demokratike dhe e përçau në momentin kur ai nuk e kishte një instrument kundër perëndimit, me qëllimin për t’ju kundërvënë politikës amerikane në Shqipëri.

Partia Demokratike ka lindur si partia e parë pro-perëndimore në Shqipëri dhe e ka për detyrë të jetë aleate e pakorruptuar e perëndimit në Shqipëri.

Të jesh aleat me perëndimin nuk mjaftojnë vetëm deklarata si ato të Sali Berishës, Ilir Metës apo Edi Ramës.

Të jesh me Perëndimin duhet të luftosh për standardet e perëndimit në shoqërinë shqiptare dhe jo të flasësh si perëndimor dhe të sillesh si dikator i korruptuar.

Politike

Pas telefonatës Rama-Rishi Sunak, vjen në Tiranë ministri i Jashtëm, Lord Cameron

Ish-kryeministri britanik David Cameron, tashmë sekretar shteti për çështjet e jashtme në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak,  pritet të vizitojë Tiranën.

Kjo vizitë e Lord Cameron parashikohet të zhvillohet në 22 Maj nëse nuk do të ketë ndryshim agjende në varësi të zhvillimeve në Britaninë e Madhe.

Në fokus të vizitës nuk është ndonjë çështje specifike, por vijimi i mbështetjes Britanike për vendin tonë.

Njëkohësisht, tregon rikthimin e vëmendjes pas Brexit për Ballkanin Perëndimor nga Britania e Madhe. Disa ditë më parë, kryeministri Rama pati një bisedë telefonike me homologun Rishi Sunak, i vënë nën presion nga opinioni publik dhe të tijtë brenda Partisë Konservatore për kalimet e Lamanshit me gomone të emigrantëve ilegal.

Muhamed Veliu: Disa muaj më parë ju zhvilluat një takim në Romë me kryeministren Meloni dhe kryeministrin Rishi Sunak. Javën e kaluar, 10 Downing Street njoftoi se ju kishit zhvilluar një telefonatë me kryeministrin Rishi Sunak. A ka një dëshirë nga Britania e Madhe për ta përsëritur atë marrëveshje të suksesshme që Shqipëria bëri me Italinë në favor të zgjidhjes së problemit të emigracionit që ata kanë në Britaninë e Madhe?

Kryeministri Edi Rama: Në raport me Shqipërinë?

Muhamed Veliu: Po, në raport me Shqipërinë?

Kryeministri Edi Rama: Ka pasur një shprehje dëshire nga ana e Britanisë së Madhe e jo vetëm, edhe e disa vendeve të tjera lidhur me këtë dhe jo pas por edhe përpara se të ndodhte marrëveshja jonë me Italinë, por përgjigja ime ka qenë e prere “Jo” dhe mbetet e prerë “Jo”. Italia është një histori tjetër dhe është një realitet tjetër në tablonë e marrëdhënieve tona miqësore dhe marrëdhënieve tona ndërkombëtare kështu që i kam shpjeguar të gjitha arsyet pse Italia ha bukë veç.

Në Tiranë, Lord Cameron pritet të vlerësojë, koordinimin me Ministrinë e Punëve të Brendshme në parandalimin e emigracionit ilegal dhe bashkëpunim e SPAK me NCA kundra krimit të organizuar.

Në 2022, mbërritën me gomone 13 mijë shqiptarë, kjo shifër ra me 90% gjatë 2023 ku shkuan vetëm 900 shqiptarë, ndërsa gjatë periudhës Janar-Prill 2024 hynë me gomone vetëm 20 shtetas shqiptarë.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, thotë se “në mënyrë që kjo  vizitë të mos mbetet vetëm në kuadrin e falenderimeve dhe vlerësimeve, është një mundësi e mirë për  Qeverinë  Shqiptare në të këmbëngulurin e shtimin  të vizave për punonjës sezonal dhe vizat e punës për shqiptarët. Emigracioni ilegal nuk mund të luftohet vetëm me dëbimet e përjavëshe cdo të enjte me charter Londër- Tiranë. të shqiptarëve pa dokumente në shtetin ishull”.

Continue Reading

Politike

‘Le ta lavdërojë kush të dojë’/ Berisha: Dumanin e kemi armikun më të egër

Sali Berisha ka përsëritur mbrëmjen e sotme akuzat e tij ndaj kryeprokurorit Altin Dumani. Berisha tha se ai lëshon fletë-arresti pasi njofton ata për të cilët lëshohet fletë-arresti, “t’ia mbathin në të katër anët”.

Gjatë fjalës së tij, ai e vuri theksin edhe tek skandali i sistemit TIMS. Sipas Berishës,”Malaveci i mori të dhënat e TIMS-it nga Taulant Krimi”.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Qytetarë dhe qytetare, dëgjoni çdo ditë se Zamani dhe Dumani lëshojnë fletë-arresti kallp, lëshojnë fletë-arresti pasi njofton ata për të cilët lëshohet fletë-arresti, t’ia mbathin në të katër anët. Nuk kishte akt më të turpshëm, më të shpifur se të njoftojë se lëshoi 50 fletë-arresti, në një kohë kur asnjë nga kriminelët nuk u arrestua.

Sepse fletë-arrestin Zamani i krimit e lëshoi pasi ata u larguan, u larguan, u njoftuan, ikën, e paguan e kështu me radhë.
Tallet me një komb të tërë ky faqezi që nuk ka nder as dinjitet. Kujt ia bën këto ky? Po e kemi armikun më të egër atë, le ta lavdërojë kush të dojë, është armik i shqiptarëve, armik i Shqipërisë.

Si ka mundësi qytetarë të dashur, që jeta juaj të kontrollohet nga kriminelë dhe trafikantë që Malaveci, ky kriminel i damkosur të ketë kontroll të plotë pa asnjë lidhje përveç krimit, mbi sistemin më sekret të të dhënave, TIMS-in?
Po pse kjo, kush ia dha? Ia dha Edi Rama, ia dha Taulant Krimi, ia dha Met Katrori, ia dhanë faqezinjtë e krimit, ia dhanë balozët e krimit, ia dha Ulsi Manja që mbajnë në punë këtë kriminel. Miqtë e mi, zyrat e këtij regjimi janë me armiqtë tuaj, me kriminelë të egër.

Si ka mundësi, që në postet më nevralgjike të drejtorisë së policisë, Bledar Çuçi, i nipi i kriminelit, xhelatit Gafurr, Edi Rama, Met Katrori punësoi 11 vetë pa certifikatë sigurie, pa asnjë kriter. Kriteri i vetëm, lidhjet me krimin. Që t’u kontrollojnë ju, që të mbajnë peng qytetarët e ndershëm, që t’u vjedhin pasuritë e tyre. Ndodh kjo në botë përveçse në Shqipëri? Ju në çdo zyrë keni armiq.

Continue Reading

Politike

A do të jetë Argita Malltezi pasardhësja e Berishës në politikë? Noka zbulon bisedën private

Që pas arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha, vajza e tij, Argita Malltezi ka filluar të jetë më e pranishme në skenën politike. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur noka, ditën e sotme ka folur në lidhje  me mundësinë që Argita Mallezi të marrë rolin e të atit Sali Berishë në politikë. Noka tha në “News 24”, se ai ka qenë ndër politikanët në radhët e demokratëve që i ka kërkuar të bijës së ish-kryeministrit të angazhohet me kohë të plotë.

Megjithatë ai u shpreh se ajo e ka refuzuar këtë kërkesë.

Çfarë simbolizon pjesëmarrja e Argita Malltezit në protestat e opozitës?

Noka: Argita Berisha është një demokrate që ka mbështetur historiksht çdo kauzë të partisë së saj Nuk ka ose duket çudi prezenca e saj në protesta. Unë kam qenë një nga politikanët e kësaj force që ia kam kërkuar angazhimin me kohë të plotë, por ajo e ka refuzuar. Megjithatë kontributi i saj është jashtëszakonisht i vlefshëm.

Sa gjasa ka të jetë pasardhëse e të atit pas vitit 2025?

Noka: Synimi ynë sot është të organizohemi, të mobilizohemi, të ngrihemi dhe të përballemi të rrëzojmë regjimin më korruptiv pas diktaturës. Pastaj gara për PD, ajo e ka një kryetar sot, kur mos të ketë do flasim. PD ka një kryetar. E kam thënë dhe e them, kam qenë i pari që i kam kërkuar që në 2013 një angazhim më të plotë të zonjës Malltezi në PD.

Do ishit dakord të ishte pasardhëse?

Noka: Për sa koh të jetë Sali Berisha kryetar unë nuk harxhoj kohë të diskutoj asgjë tjetër për kryetar

Continue Reading

Politike

‘Reagim ndaj një shpifësi të shpërfytyruar!’

Nga Sali Berisha

Reagim! Reagim ndaj një shpifësi të shpërfytyruar!

Sot Edi Rama nxori në treg shpifjen e rradhës. Sipas tij Sali Berisha nuk donte lirimin e të burgosurve politikë. Një shpifje të tillë banale nuk e ka nxjerrë nga goja njeri tjetër kurrë, përveç shpifësit të shpërfytyruar Edi Rama.

Në dhjetor të vitit 1990 në burgjet dhe kampet e Shqiperisë kishte mijëra e mijëra të burgosur dhe të internuar politik. Partia Demokrtatike në të gjitha protestat e saj në mbarë vendin doli me sloganin “Lironi vëllezërit tanë” dhe denoncoi në arenën ndërkombëtare mashtrimin e etërve të Edi Ramës se Shqipëria kishte vetëm 100 të burgosur politikë.

Me protestat dhe denoncimet e saj arriti t’i imponojë regjimit lirimin e të burgosurve politik të cilet nga burgjet dhe kampet u anëtarësuan në radhët e PD-së dhe u zgjodhën në të gjitha strukturat drejtuese të saja.

Shpifjet dhe trillimet e Edi Ramës dëshmojnë thjesht pafytyrësi. Por pavarësisht nga kjo i kërkoj atij nëse i ka mbetur ndonjë grimcë njerëzore në amoralitetin e tij, të denojë firmat prej xhelati të babait të tij biologjik, piktorit kriminel Kristaq Rama, për varjen publike të poetit disident Havzi Nela dhe ekzektutimin e qytetarëve të thjeshtë të pafajshëm si kundërshtarë të diktaturës hoxhiste.

Continue Reading

Politike

Haklaj: Meta ndihmoi Gruevskin të arratisej, e shoqëroi me makinë në Malin e Zi…

Azgan Haklaj anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, tha se Ilir Meta ka ndihmuar ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski që të arratisej nga vendi.

‘Meta shoqëroi me makinë Gruveskin në Malin e Zi. Ka takuar Gruveskin, s’ka siguruar dot azil politik.’- tha Haklaj.

Nikola Gruevski, është dënuar me burg në Maqedoninë e Veriut, por është strehuar nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, në Hungari.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING