Connect with us

Politike

Përjashtimi i deputetëve, Alibeaj: Jam përfaqësues i demokratëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka komentuar vendimin e tij për përjashtimin nga grupi të 4 deputetëve të PD. Në një prononcim për gazetarët nga Saranda ai tha se është pikërisht ai drejtuesi i PD pas largimit të Bashës, duke thënë qartë: Jam unë përfaqësuesi i demokratëve.

Gjej rastin të ndodhem mes demokratëve të Sarandës jo vetëm për të festuar por edhe për të diskutuar gjendjen dhe situatën politike së pari në Sarandë, sfidat që na presin, por edhe për zhvillimet lart në qendër. Unë jam drejtues i PD pas shkëputjes së Lulzim Bashës. Unë jam përfaqësues i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare. Unë e kuptoj fare mirë hallin e atyre që herë pas here bëjnë këto lëvizje agresioni. Eshtë hall i Sali Berishës dhe Edi Ramës. Jam mësuar tashmë me këto etiketime duke më venë në krah të Edi Ramës. Media e ka bërë publike se kush ka qenë bashkë me Edi Ramën. Ata që janë bashkë kanë arësye hallet e tyre personale.

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë, që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë: Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn. Alibeaj pretendon se 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit. Ky vendim erdhi në kohën kur Salianji kishte nisur të merrte firmat për të rrëzuar Alibeaj nga posti dhe për ta marrë ai karrigen, me bekimin e Berishës.

Advertisement