Pinknews
Përndoqi Noizy-n/ E pëson keq Cllevio, ekstradohet nga Dubai në Tiranë
Policia e Shtetit ka njoftuar sot se është ekstraduar nga Dubai në Shqipëri shtetasi Kleviol Ahmeti, 39 vjeç, i njohur me emrin artistik “Cllevio”. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pas vendimeve të dhëna nga Gjykatat e Tiranës dhe Fierit, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Ekstradimi u realizua në kuadër të operacionit “The Wanted”, me bashkëpunim mes Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi. Sipas njoftimit zyrtar, reperi akuzohet se për një periudhë të gjatë ka përndjekur një shtetas dhe familjarët e tij, si fizikisht, ashtu edhe përmes rrjeteve sociale. Gjithashtu, ai është dënuar nga Gjykata e Fierit me 9 muaj burg për thyerje të masës së sigurisë.
Ahmeti ishte ndaluar në Dubai rreth tre muaj më parë, ku dyshohet se u kap edhe me lëndë narkotike. Përveç këtyre rasteve, Kleviol Ahmeti është nën hetim edhe për porositjen e djegies së një automjeti luksoz në pronësi të Kozak Braçit, si dhe për kallëzime të tjera nga figura publike, përfshirë reperin Noizy.
Pritet që ai të dalë përpara drejtësisë dhe të përballet me të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.
Njoftimi: