Kosova
Pesë viktima dhe 329 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Pesë viktima dhe 329 raste të reja me koronavirus u raportuan të hënën në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tha se viktimat janë regjistruar në: Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Fushë Kosovë dhe Suharekë.
Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan nga testimi i 1,327 mostrave.
Numri më i madh i tyre u regjistrua në Prishtinë: 149.
IKSHPK-ja po ashtu tha se në 24 orët e fundit, 555 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.
Kosova, në total, ka konfirmuar 46,909 raste me koronavirus.
Prej tyre, 1,203 pacientë kanë vdekur dhe 34,155 janë shëruar.
Raste aktive aktualisht janë 11,551.