Connect with us

Pinknews

“Po nxit njerëzit të më urrejnë”/ Dea e prekur, ka një thirrje publike për Luizin

Ashu si brenda shtëpisë së BBV, edhe jashtë pas daljes situata mes Dea Mishel dhe Luizit ka qenë e tensionuar.

Por “zjarri” u ndez kur Luiz Ejlli ofendoi rëndë nga nëna Dean, në një koncert në Shkodër ku gjeti edhe përkrahjen e publikut.

Dea reagoi ashpër për këtë e duket se nuk ka ndërmend ta harrojë lehtë.

E ftuar së fundmi në “Se luan topi”, Dea u shpreh:

“Doja t’i thoja publikisht që të përpiqet që këta ndjekës që i ka kaq të zjarrtë, tí udhëzojë që të jenë më të dashur dhe më pozitiv”.

Pinknews

“E kam finalen e garantuar…”/ Ky banori i ‘BBV’ acaron Romeon me deklaratën

Teksa ka biseduar me Romeon në oborr rreth situatave në shtëpi, Juli i shprehet se për vete e ka të siguruar se do të shkojë në finale. Kjo gjë e ka bërë Romeon ta ironizojë duke i thënë të mos jetë i sigurt dhe kaq arrogant.

Juli: E kam finalen e garantuar

Romeo: Kjo siguria nuk të bën mirë

Juli: Çfarë ke more burrë

Romeo: Lërja publikut në dorë kjo siguria të nxjerr keq ty

Continue Reading

Pinknews

“Në gjumë finalisti dhe fituesja…”/ Franceska dhe Graciano ironizojnë çiftin

Prej mbrëmjes së djeshme situata në shtëpi ka qenë shumë e tensionuar për shkak të deklaratës së Gracianos, ku u shpreh se jashtë Romeo i ka shkruar mesazhe Erjolës dhe ajo ia ka lënë ‘seen’ dhe se ai ka pëlqim për të. Vetëm pak më parë banorët në oborr kanë komentuar Heidin dhe Romeon, të cilët ndodhen duke fjetur dhe i quajnë ‘finalisti dhe fituesja’.

Françeska: Finalisti dhe fituesi në gjumë dhe kjo tjetra që pretendon fitoren

Graciano: Jemi vetëm 10 ditë larg, ajo tjetra Big Brother me skece, mama dhia personazhi i përradhave

Continue Reading

Pinknews

“Ju q*…, jam dhunuar fizikisht”/ Erjola Doçi shpërthen në lot pasi u diskutua se ka ndjenja për Romeon

Moderatorja Erjola Doçi ka shpërthyer në lot pas deklaratave të balerinit Graciano Tagani, i cili u shpreh se aktori Romeo Veshaj i ka dërguar mesazh prezantueses

 

Prezantuesja është shprehur se ka përjetuar dhunë fizike, ndaj nuk e duron dot presionin psikologjik.

“O Jul kam kaluar dhunë fizike në jetë, presion se duroj dot”, tha ajo duke ulëritur, ndërsa u shpreh për Gracianon: “Ai më vjen e bën shantazh e presion”.

Erjola Doçi ka lënë të nënkuptohet se balerini ka qenë dëshmitar i dhunës që ajo ka përjetuar në duart e ish të dashurit

“E ka pasur shtëpinë ngjitur me mua kur dëgjonte se si bënte edhe thoshte a do ndihmë”, rrëfeu moderatorja.

Erjola Doçi: Nuk më intereson më asgjë, para fytyrës tënde. Kam 4 ditë me këtë muhabet, për shpirt të babit s’më intereson më kjo gjë. O Jul kam kaluar dhunë fizike në jetë, presion se duroj dot.

Dhe ai më vjen e bën shantazh e presion. E ka pasur shtëpinë ngjitur me mua kur dëgjonte se si bënte edhe thoshte a do ndihmë. Familja ime duke dëgjuar këto gjëra. Ju q*fsha finale. Më lini

Continue Reading

Pinknews

“Mua më fut bananen aty…”/ Debat i ashpër mes Eglës dhe Meritonit: Mos m`u afro mua te këllqet

Aktorja Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin në “BBV”, ku shkak është bërë një banane që moderatori i dha aktores.

Ndonëse Egla i tha që sapo e ka ngrënë, Meritoni ia afroi asaj te divani, veprim ky që u cilësua nga konkurrentja ngacmim seksual .

“Është shumë seksual edhe ky veprim. Mua më fut bananen aty ti! Nënës tënde i vjen turp që të shikon” – i tha Ega, megjithëse sipas Meritonit veprimi nuk ishte tendencioz.

Debil mos ma afro mua te kellqet. Ik se është ushqim dhe është gjynah” – vazhdoi aktorja e acaruar me moderatorin, ndërsa tha që do të ndalojë së thënuri që nënës së tij i vjen marre që djali i saj bën këto veprime vetëm nëse ai ndalon së ngacmuari seksualisht.

Pjesë nga debati:

Meritoni: A do banane?

Egla: Faleminderit po e hëngra

Meritoni ia afron bananen aktores te divani

Egla: Mos ma afro mua në mënyrë tendencioze

Meritoni: S’ka tendencioze këtu. Bananja është banane

Egla: Jo zemra është shumë seksual edhe ky veprim. Mua më fut bananen aty ti! Nënës tënde i vjen turp që të shikon duke më afruar bananen e zhveshur këtu.

Meritoni: Normal

Egla: Ik more haje atë banane. Debil mos ma afro mua te këllqet. Ik se është ushqim dhe është gjynah. Të zënt syrin, është ushqim po të them.

Continue Reading

Pinknews

Nata e parë e Eurovizion: Ja kush janë dhjetë vendet që vazhdojnë garën për finalen e madhe

Nata e parë e festivalit evropian të këngës ka nxjerrë 10 vendet që vijojnë garën për në finalen e madhe më 11 maj. Pas votimit të publikut në finalen e madhe do të shkojnë Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qiproja, Kroacia, Irlanda dhe Luksemburgu.

Nata e parë “Eurovision Song” që mbahet në Malmo të Suedisë dhuroi një spektakël të vërtetë teksa festivali u hap nga këngëtarja me orgjinë shqiptare Eleni Foureira ndërsa eventi mban sloganin “Të bashkuar nga muzika”.

Mbrëmja e sotme shënoi gjysmëfinalen e parë të festivalit europian të këngës, ndërsa të enjten më 9 maj do të jetë gjysmëfinalja e dytë ku do të garojë edhe Shqipëria me këngëtaren Besa Kokëdhima.

E shtuna do të shënojë finalen e madhe më 11 maj prej nga do të dalë fituesi i festivalit evropian të këngës. Pas renditjes nga ana e organizatorëve të edicionit të 68-të të Eurovision 2024 Malmo, të gjithë shqiptarët, të cilët prej dekadash ndjekin këtë ngjarje të madhe të muzikës evropiane dhe botërore, do të kenë mundësinë të dëgjojnë përfaqësuesen e Shqipërisë në këtë edicion, Besa Kokëdhima më 9 maj, në gjysmë-finalen e dytë.

Kënga e saj “TITAN” do të jetë e dyta që do të këndohet në mbrëmjen e dytë të gjysmë-finales. Versioni i ri në anglisht i këngës vjen si një bashkëpunim me producentë të njohur botërorë si Gia Koka, Serban Casan dhe Alias LJ dhe producentin e njohur shqiptar Kledi Bahiti. Video-klipi është realizuar në Stamboll dhe vjen si një trinom që kombinon tekstin, mesazhin dhe muzikën. Me këngën “Zemër n’dorë” (TITAN), Besa Kokëdhima fitoi besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovizion, në Festivalin e 62-të Këngës në RTSH.

Eurovision 2024 transmetohet drejtpërdrejt nga Radio Televizioni Shqiptar. Vetëm 20 shtete zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të vijuar më pas në finalen e madhe që do të zhvillohet më 11 maj, të cilat do t’u bashkohen 5 shtetet e përhershme finaliste dhe vendi mikpritës që është Suedia.

Nga gjysmëfinalja, dhjetë finalistët vlerësohen nga vota e publikut. Votohen në dy forma: Shqiptarët që ndodhen në shtetet që janë në garë në natën e dytë gjysmëfinale mund të votojnë me kodin 02 në numrat e telefonit vendosur në dispozicion nga shteti ku ata jetojnë, nga vendet pjesëmarrëse. Ndërsa, të gjithë shqiptarët që ndodhen kudo nëpër botë, në votimin “rest of the world”, ku mund të votohet online 24 orë përpara se të çelet votimi i online, mund të votojnë për Shqipërinë deri në 20 herë nga çdo vend i botës.
Continue Reading
Advertisement

TRENDING