Connect with us

Pinknews

Poza provokuese dhe me bikini minimaliste, Oriola Marashi nuk i lë vend imagjinatës

Oriola Marashi është një nga modelet më të suksesshme shqiptare, e cila karrierën e saj po e zhvillon jashtë kufijve duke pozuar për emrat më të njohur të industrisë së modës. Modelja së fundi i ka lënë të gjithë pa mend me pozat e saj. Marashi ka publikuar në rrjetet e saj sociale disa foto ku shfaqet me bikini minimaliste.

 

Pinknews

“Mbajeni TV-në ndezur!”/ Ç’po paralajmëron Sara Gjordeni?

Siç e dimë, një prej finalistëve të “BBV3”, ditën e sotme feston ditëlindjen. Bëhet fjalë pëe Meritonin, sakaq produksioni ka organizuar një festë surprizë për të teksa brenda shtëpisë do të hyjnë disa ish-banorë të edicionit të 3-të “BBV”.

Një prej tyre do të jetë dhe Sara Gjordeni ose të paktën kështu e ka lënë ajo të nënkuptohej. Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit ajo ka shpërndarë njoftimin që tregon se pjesë e shtëpisë do të bëhen disa ish-banorë me rastin e ditëlindjes së Meritonit dhe përbri ka shkruajtur:

Khëm, khëmm. Mbajeni pak televizorin ndezur sot…”

Se cilët ish-banorë do të jenë pjesë e surprizës së organizuar për mbrëmjen e sotme.

Continue Reading

Pinknews

16 vite nga largimi i Dritan Hoxhës nga jeta, dedikimi rrëqethës i Lorit

Më 23 maj 2008 Dritan Hoxha u nda nga jeta, pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Tiranë.

Dritan Hoxha është themeluesi i televizionit Top Channel, sakaq pak momente më herët një dedikim rrëqethës ka ardhur nga vajza e Dritanit, Lori Hoxha, në përkujtim të 16-vjetorit nga ndarja e jetës së të atit

Babit, në përvjetorin e ikjes së tij. I shkruajta Sarës në mëngjes që ndihem në faj që nuk jam më e trishtuar për ikjen tënde, në faj që ndoshta hapsira midis momenteve kur të kujtoj do zgjatet sa më shumë vite kalojnë.

E ndërkohë që shkruaja, m’u mbushën sytë me lot e m’u mbush gjoksi me mall. Në fakt ajo që besoj unë ka ndodhur është që nuk e lejoj më dashurinë për ty, të papërdorur e pafalur, të më plasi shpirtin, por e çoj aty ku do dojë ti që ne të gjithë ta çonim dashurinë për ty, tek familja dhe Top Channel.

Meritoje të jetoje më gjatë e të shijoje me ne çdo kujtim por siç na pelqen ta themi ne ndonjëherë për hir të të pandryshushmes është që ike në ngritje pa e parë kurrë majën por as tatepjetën. Ndoshta s’do isha bërë kjo që jam po të më kishe shoqëruar 16 vitet e fundit e megjithatë do ta zgjidhja çdo herë atë rrugë. Vazhdo të më japësh shenja. I shoh dhe të ndjek, e sa më shumë punoj për ëndrrat e tua aq më shumë të ndjej afër.”

Continue Reading

Pinknews

Debati për ndjekësit/ Ronaldo: Edhe Donaldi kishte shumë K, por fitoi Iliri

Moderatori Ronaldo Sharka ditën e sotme ku ka folur për lojën e 5 finalistëve të “BBV”.

Ai tha se ky mund të jetë sezoni ku një shqiptar i Kosovës, Meriton Mjekiqi dhe një grua e fortë Egla Ceno të përballen “kokë më kokë” me njëri-tjetrin për çmimin e madh.

Është një opsion që ’kokë më kokë’ në këtë Big Brother mund të jetë Egla me Meritonin. Mund të jetë viti që një grua e fortë shkon në dyshe dhe përballet. Një shqiptar i Kosovës përballet me një grua atë fortë. Nuk është e qartë fitorja sepse të gjithë kanë fansa.”- tha Ronaldo.

Continue Reading

Pinknews

Surprizë për ditëlindjen e Meritonit, Ilnisa hyn sërish në ‘BBV’

29-vjetorin, Meriton Mjekiqi po e feston brenda “Big Brother VIP Albania 3”.

Ai ka marrë urime të ngrohta nga banorët e tjerë finalistë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por nga ana tjetër, urimi më i bukur ka ardhur nga jashtë shtëpisë, nga partnerja e tij, Ilnisa Agolli. Ajo ka postuar në ‘InstaStory’ urimin e saj për Meritonin.

Mbrëmjen e sotme me rastin e ditëlindjes, Vëllai i madh ka organizuar një surprizë për Meritonin. Festës do t’i bashkohen edhe disa nga ish-banorët e këtij edicioni.

Emrat e tyre ende nuk bëhen të ditur, por me siguri Ilnisa do jetë në mesin e tyre.

Continue Reading

Pinknews

“Ka edhe më keq”/ Egla uron Meritonin për ditëlindje, ja veprimi i pazakontë i aktores

Moderatori Meriton Mjekiqi feston sot ditëlindjen brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”. Katër finalistët e tjerë e kanë uruar, ndërsa Vëllai i Madh ka vendosur në sfond këngën e ditëlindjes. Ndërkohë Egla i ka kërkuar atij të vallëzojë dhe Meritoni ka pranuar.

Duke qeshur i thotë:

“Hajde të të fal një vallëzim se ke ditëlindjen. Hajde gëzuar, mos u mërzit se ka edhe më keq se kaq”.

Kujtojmë se kur aktorja kishte ditëlindjen, ajo ishte së bashku me Meritonin dhe Ilnisën në Dhomën e Bardhë. Egla e ka cilësuar atë si ditëlindjen më të keqe.

 

Po ashtu, Meritoni u urua edhe nga partnerja e tij, Ilnisa Agolli 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING