Connect with us

Sociale

Projektbuxheti 2021/ 55 miliardë lekë për Shëndetësinë, financimi më i lartë në 25 vitet e fundit

Buxheti 2021 për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale parashikohet të jetë 81.8 miliardë lekë me një rritje 7.5% ose 5.7 miliardë lekë, krahasuar me vitin 2020.

E pranishme në Komisionin e Ekonomisë gjatë diskutimit të projektbuxhetit për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, Sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Geraldina Prodani tha se “buxheti adresuar shëndetësisë parashikohet të jetë në 55 miliardë lekë ose 9.41% e buxhetit të shtetit që përfaqëson një rritje 0.4% krahasuar me një vit më parë, duke shënuar kështu financimin më të lartë për shëndetësinë në 25 vitet e fundit”.

Sipas saj, buxheti total për shëndetësinë ka pësuar një rritje me 8.25%, krahasuar me një vit më parë ose 55.36% më shumë krahasuar me vitin 2013. Ndërsa investimet për të dy sektorët (shëndetësi , mirëqenie sociale) në vitin 2021 kapin vlerën 3,6 miliardë lekë, nga të cilat 2.5 miliardë lekë janë financim i brendshëm dhe 1.1 miliardë lekë janë financim i huaj.

Fondi total i investimeve për vitin që vjen, theksoi ajo, është rritur me 461 milionë lekë krahasuar me vitin 2020. Ndërsa shpenzimet publike për shëndetësinë për banor do të rriten nga 12 295 lekë që ka qenë në vitin 2013, në 19 400 lekë për vitin 2021, me një rritje 37.8%.

Prodani tha se, buxheti për Mbrojtjen Sociale shënon 25.5 miliardë lekë me një rritje 6.2% krahasuar me vitin 2020.

“Buxheti për vitin 2021 financon në sektorin e shëndetësisë, mbulimin universal për kontrollin bazë mjekësor për grupmoshën 35 – 70 vjeç, programin kombëtar të depistimit të kancerit të qafës së mitrës, programin kombëtar të depistimit të kancerit të gjirit,vaksinimi, vizitat tek mjeku i familjes, rimbursimin e barnave, vizitat dhe ekzaminimet tek mjeku specialist për të gjithë popullsinë rezidente në vend”- theksoi Prodani.

Gjithashtu vijoi ajo, buxheti i 2021 siguron mbulimin në masën 100% të pacientëve që kryejnë ndërhyrje kirugjikale falë 12 paketave shëndetësore, depistimin e dëgjimit neonatal, financimin e shërbimit të urgjencës mjekësore 36 autoambulanca të reja, vijimin e Programit Kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore.

“Buxheti 2021 është financimi publik më i madh për shëndetësinë që adreson mbështetje për mbrojtjen e shëndetit publik, investimeve të rëndësishme në shëndetësi dhe mbështet mjekët dhe infemierët me rritjen e pagës si asnjëherë më parë”- tha Prodani.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Vjen oferta e parë për futbollistin e Milanit, ai është…

Sharl De Ketelare ishte padyshim një nga blerjet më të dështuara sezonin e kaluar, me mesfushorin belg që erdhi te Milani për 35 milionë euro, ku në 40 ndeshje nuk shënoi asnjë gol dhe dha vetëm një asist.“Djalli” duket se nuk ka më besim te 22-vjeçari dhe është në pritje të ofertave për të.Duket se e para ka ardhur nga Seria A, me Atalantën që ka shfaqur interes për belgun.Siç bëjnë me dije mediat italiane, bergamaskët janë të gatshëm që ta huzazojnë me të drejtë blerje De Ketelaren, teksa Milani ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

Continue Reading

Sociale

Shqetësimi qytetar/ Rrugët e Dibrës si Kandahari (VIDEO)

Peshkopi/ Dibëra si Kandahari. Në redaksinë e NTV.AL vjen shqetësimi qytetar.

Jo vetëm rrugët e shkatërruara por edhe trotuaret po i veshtiresojne jeten njerezve. Femijeve po iu rrezikohet jeta cdo dite kur shkojnë në shkolle, pasi te dy krahet e trotuareve jane te bllokuara nga makinat qe tregtojne ushqime dhe tezgat e ambulanteve qe shesin. Bulevardi i qytetit te sjell ndermend kandaharin e famshem ne Afganistan. Edhe pse ankesat iu jane bere te ditura autoriteteve, prej policise bashkiake te Dibrës, nuk po merret asnje mase

Video e derguar nga nje qytetar

 

 

 

Continue Reading

Sociale

Protestë në Bërxullë, banorët përplasje me FNSH

Banorët e Bërxullës në Rinas kanë tentuar ditën e sotme të bllokojnë aksin Rinas-Tiranë duke protestuar për rrugën që po ndërtohet në tokën e tyre. Protesta ka agravuar dhe në ndihmë të forcave të rendit kanë mbërritur edhe grupet e FNSH-s duke bërë të mundur edhe lirim e rrugës.

Banorët janë shprehur se shteti po u grabit tokat e tyre dhe nuk po i dëmshpërblen me çmimin që duhet dhe se ato po na vjedhin.

​Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata thonë se kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi. Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet.  Janë rreth 200 banorë të Fushë-Prezës dhe Bërxullës, të cilët preken nga shkatërrimi i pronave dhe tokave bujqësore. Një pjesë e këtyre banesave ende janë në proces legalizimi, ndërsa për tokat bujqësore kanë çertifikatë pronësie.

Continue Reading

Sociale

Bllokohet Rruga e Kombit, banorë ngrihen në protestë

Banorët e qytetit të Rubikut janë ngritur në protestë në shenjë kundërshtie për bllokimin e hyrjes së rrugës në anën lindore.

Banorët e zonës janë mbledhur të gjithë para Rrugës së Kombit, ndërsa pohojnë se penalizohen nga ky vendim.

Sipas tyre me bllokimin e hyrjes së rrugës, ata ngelen të izoluar. Pjese e protestës është bërë dhe deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Piroli.

Continue Reading

Sociale

Vendimet e qeverisë/ Nga 1 tetori dyfishohet ndihma ekonomike

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se duke nisur nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike.

‘Nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike. Dua të ndalem në këtë mbështetje që qeveria po jep për skemën e ndihmës ekonomike për përfituesit e saj janë mbi 64 mijë familje.

Do mbështeten për energjinë elektrike personat të cilët kanë status me aftësi të kufizuar, të cilëve u rritet masa e mbështetjes për energjinë elektrike. Kjo masë mbështetje shkon nga 2000 mijë lekë në 3000 mijë lekë. Nga kjo mbështetje përfitojnë 12 mijë persona.’- u shpreh Manastirliu.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING