Thinking ...
Connect with us

Politike

Pse nuk është e arrestuar Belinda Balluku/ Arlind Qori: Do ketë revolucion në rrugë po vijuan kështu

Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, ka komentuar hetimin ndaj Belinda Ballukut, duke kërkuar që drejtësia të vijojë hetimet dhe të marrë masa të forta ndaj zyrtarëve të dyshuar për korrupsion.

Qori u shpreh se, sipas tij, Belinda Balluku duhet të ishte në paraburgim, ndërsa paralajmëroi se nëse institucionet e drejtësisë nuk veprojnë, mund të rritet pakënaqësia qytetare.

“Po se bëri SPAK gjyqin, atëherë do të nisë ta bëjë populli”, deklaroi Qori.

Ai theksoi se lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon hetime të thelluara dhe masa shtrënguese, duke shtuar se SPAK dhe GJKKO duhet të jenë institucionet që vendosin për përgjegjësitë penale.

Qori shkoi edhe më tej, duke përmendur emrat e Belinda Ballukut, Sali Berishës dhe Edi Ramës.

“Sot, për mendimin tim, Belinda Balluku duhet të ishte e arrestuar në paraburgim, Sali Berisha po ashtu, edhe Edi Rama po ashtu”, u shpreh ai.

Qori tha se, sipas vlerësimit të tij, ekzistojnë indicie që duhet të hetohen për të përcaktuar përgjegjësinë e personave të përmendur.

Deklaratat e tij rikthejnë në qendër të debatit politik rolin e SPAK dhe GJKKO në hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit në nivelet e larta të politikës.

Advertisement