Connect with us

Politike

Rama: Beogradi të ushtrojë ndikim mbi serbët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën ne Kosovë. Kreu i qeverisë shkruan se sulmet mbi EULEX janë të dënueshme dhe se rishfaqja e barrikadave bie ndesh me çdo ligj. Sipas Ramës Beogradi duhet të ushtrojë ndikimin e vet mbi serbët e Veriut të Kosovës, pa i justifikuar assesi veprimet e tyre cilatdoqofshin arsyet.

‘Sulmet mbi @EULEXKosovo janë të dënueshme pa asnjë ekuivok ashtu siç është i dënueshëm çdo akt dhune ndaj policisë së Kosovës. Rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës, bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu e jo vetëm nuk zgjidh asgjë, po përkundrazi komplikon më tej çdo gjë!

Shtyrja e votimeve nga ana e Presidentes së Republikës së Kosovës është një sinjal kuptimplotë, të cilit autoritetet e larta të Beogradit duhet t’i përgjigjen me të njëjtën frymë dhe ndjenjë përgjegjësie, për moslejimin e përshkallëzimeve të mëtejshme të akteve destabilizuese!

Beogradi duhet të ushtrojë ndikimin e vet mbi serbët e Veriut të Kosovës, pa i justifikuar assesi veprimet e tyre cilatdoqofshin arsyet! Arsyet diskutohen nuk përdoren si armë kundër policisë e si barrikada kundër rendit ligjor.BE-ja duhet të thërrasë urgjent tryezën e dialogut.’- shkruan Rama.

Politike

Shemsi Prençi: Ja kë konsideron Meta si laraska dhe sufllaqexhinj

Ish-drejtori i Policisë, Shemsi Prençi dha idenë se kë mund të ketë quajtur Meta si laraska dhe sufllaqexhinj pas daljes nga SPAK, ditën e sotme. Në Frontline, Prençi thekson se si laraska Meta konsideron ata që i ka besuar gjëra të rëndësishme në parti.

‘Laraksa konsideron njerëz që kanë shërbyer shumë të afërt, Jo Kryemadhin. Njerëz më të afërt që u është besuar financat e partisë, Meta hedh dyshime të arsyeshme që jo vetëm kanë abuzuar, tashmë edhe flasin broçkulla duke akuzuar të tjerë. I konsideron laraska dhe sufllaqexhinj. Kam një ide për personat që mund të thërriten, por nuk do flasim me emra. Janë njerëz që kanë qenë më të favorizuarit e Partisë së Lirisë por edhe pushtetit që ka pasur PL. Një ministër që ka marrë portofolin kohët e fundit do të jetë dhe udhëheqës politik i Tiranës.’

Continue Reading

Politike

Fatos Lubonja: Ja pse Rama nuk ka frikë nga SPAK

Fatos Lubonja thotë se nëse për 5 vjet do të mund të pastrohej ky vend, do e mbështeste SPAK, por nuk beson se kjo mund të ndodhë.

I ftuar në studion e emisionit Open në News 24 ku është debatuar mbi hetimin që SPAK po kryen ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe akuzat e këtij të fundit ndaj SPAK, Lubonja tha se i paprekshmi i vetëm që ka qenë në Shqipëri, është ai që ka qenë në krye të shtetit.

“Ka qenë Sali Berisha dikur, pra figura numër 1 në Shqipëri. Por çështja është se kjo vijon ende, pra kemi një Edi Ramë të paprekshëm, që nuk ka frikë fare. E dëgjoni ju kur flet Edi Rama? Një Kryeministër që jep leje për kulla, ka dhënë një tjetër 24 katëshe tjetër në qendër të Tiranës. Po fut krimin në ekonomi, atëherë kur do të ndërhyjë apo veprojë SPAK?

Dosja e famshme “Metamorfoza” ccfarë bie në sy atje? Krimi i vetëm që akuzohen këta është tentativa për vrasje, ndërkohë që këto janë banda që kontrollojnë terrenin, që kanë bërë krime elektorale, që kanë marrë status investitori strategjik, që janë ndihmuar nga ky Kryeministër, që pastrojnë para, Kryeministri nuk ka frikë”, – tha Lubonja.
Continue Reading

Politike

Lulzim Basha sot vendos fatin e tij politik

Lulzim Basha i la 2 ditë afat vetes dhe mbështesve të tij dhe të premten në orën 14:00 do të zhvillojë takimin që pritet të vulosë fatin e tij politik, pas humbjes së vulës së Partisë Demokratike të martën në Gjykatën e Apelit.

Basha po shqyrton të gjitha mundësitë, por anëtarët e kryesisë që janë marrë me çështjet ligjore dhe zgjedhore në grupimin e tij, e kanë këshilluar të mos humbasë më kohë me betejën për rekurs në Gjykatën e Lartë.

Mundësia më e madhe është krijimi i një partie të re, por vendimi nesër do të merret bazuar mbi situatën e anëtarësisë dhe rrjedhjet drejt Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, pas kalimit të vulës nga Basha te ish kryeministri nën arrest shtëpie.

Këto rrjedhje kanë nisur edhe në radhët e deputetëve pasi në vetëm 2 ditë, 2 deputetë të PD, Kreshnik Çollaku dhe Eralda Tase Bane, nga 11 që e përkrahin, nënkuptuan divorcin me Bashën. Nga ana tjetër deputetja Flutura Açka përforcoi qëndrimin-pro Basha, duke thënë se aleat do të zgjedhë SPAK. “Sa mijëra e mijëra mendojnë si unë? Ajo është pra, partia ime” shkruajti Açka duke nënkuptuar idenë e një partie të re.

Vëtë Basha e ka pranuar tashmë ‘humbjen’. Në të gjitha rrjetet sociale ai e ka hequr statusin “Kryetar i PD”, ndërsa Report Tv ka mësuar se përgjatë këtyre dy ditëve ish kryetari i PD ka patur komunikime edhe me përfaqësues ndërkombëtarë.

Continue Reading

Politike

“Kush vlerëson SPAK, fyen baxhellën”, Curri për deklaratën e Metës: Uroj të mos e kishte për Monikën

Analisti Arian Curri komentoi deklaratën e fortë të Ilir Metës këtë pasdite, kur tha se “nëse ka në këtë sallë nga ata që vlerësojnë SPAK, turpërojnë fjalën baxhellë”.

Në studion e Top Story ai tha se uron që këtë deklaratë të mos e ketë pasur për të shoqen Monika Kryemadhi, pasi ajo dje deklaroi se nuk pajtohet me të shoqin për sulmet ndaj SPAK.

“Uroj që të mos i jetë dedikuar të shoqes, sepse dje e shoqja kishte vlerësim për SPAK. Unë e besoj se kjo është strategji. Ndarjen nuk janë ndonjë gjë e madhe njëherë, i bëjnë rëndomë për të rregulluar një situatë ose një tjetër.

Besoj se çifti politik janë duke luajtur një tragjedi Shekspiriane që të shpëtojnë veten nga ‘dënimi në opinionin publik”. Nuk e ke idenë ky popull se sa vdes për këto sherret në shtëpi, a ia dredh më ke ia dredh, ai i ke harxhuar lekët, për çfarë…”, tha ai.

“Meta që ka drejtuar këtë vend nuk ka drejtuar dot gruan e tij sesi ka harxhuar lekët. Ata kanë një strategji me njëri-tjetrin kush do ta mbajë përgjegjësinë. Sa më shumë të dalë që Monika ka harxhuar lekët dhe Meta nuk dinte gjë, Meta lehtësohet. E kanë reale sherrin me njëri-tjetrin apo jo? Se Monika nga ana e saj e merr me të mirë SPAK, Meta e sulmon. Meta e di se për të do kërkohet masë më e rreptë, ndërsa për Monikën mendojnë ata që do merret masë më e lehtë”, tha ai po ashtu.

Continue Reading

Politike

Apeli i dha vulën Berishës, Kulluri: Duhet krijuar një parti e re, PD nuk vjen kurrë në pushtet

Vendimi i Gjykatës së Apelit për ti dhënë vulën dhe logon e Partisë Demokratike Sali Berishës, ka krijuar edhe krisjet e para në kampin e Lulzim Bashës.

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në grupin “Basha” ka deklaruar se në situatën aktuale ku ndodhet PD, nevojitet krijimi i një partie të re, me vulë dhe logo që të mund të krijonë besueshmëri tek elektorati dhe aleatët e djathtë.

Sipas tij, PD në asnjërin kamp nuk ka arritur dot të marrë 160 mijë votat e tyre që nga viti 2013, teksa shton se në këtë situatë, nuk do të vijë asnjë herë në pushtet.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në Vizion Plus me Roland Zilin, Kulluri theksoi se deri më tani, PD është parë si një parti për një vend pune dhe jo për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

Intervista e plotë:

Kalimi i vulës së PD tek Berisha duhte thënë se e ka lënë grupin Basha në një udhëkryq. Çfarë drejtimi duhet të marrë tashmë grupi sipas jush?

Nuk duhet të vazhdojmë më me ping pong Berisha-Basha. Çështja është e PD, jo e kryetarëve. Ka disa rrugë. Dy deputetë kanë pranuar që do jenë pjesë e PD dhe do e vazhdojnë karrierën e tyre në PD. Unë nuk prisja ndonjë gjë nga deputetët me lista të mbyllura. Ky është thelbi i krizës politike nga 2008 e këtej. Kur nuk e sheh politikën si mision por si vend pune është e lehtë të merresh me prencipe që nuk kanë vlera.

Rruga tjetër?

Rruga tjetër është të krijohet një parti tjetër politike dhe të përfaqësojë mijëra vota që nuk kanë shkuar në kutitë e votimit nga viti 2013 e këtej. Unë e kam thënë prej vitesh, PD e ka pasur të pamundur të vijë në pushtet për shkak se i mungon një numër votash që nuk beson më tek modeli i paraqitur deri më tani, kjo është konstante.

Ju mbështesni rrugën e dytë, krijimin e një force të re politike me emër të ri, logo të re…

Unë jam njeri që më pëlqejnë sfidat, jo rehatia. Të ishte për rehati do isha ulur në prehrin e Rithemelimit, por nuk e kam bërë asnjë herë. Nuk mendoj që njerëzit duhet të shkojnë aty ku është fprca, por ku është e drejta dhe ku ka një mision politik për ti shërbyer vendit. Unë nuk besoj që ti shërbesh një njeriu është shërbim ndaj vendit. Presioni ka qenë shumë i lartë nga strukturat. Unë kam dy ditë që më është bllokuar telefoni nga mesazhet dhe telefonatat, sepse çështja e frymës dhe e misionit politik nuk është çështje vule. Çështja qëndron tek principet për të përfaqësuar interesin publik sipas një modeli ku njerëzit bien dakord. Ne sot nuk kemi një PD, në Kryesi dhe një Këshill Kombëtar, por ka një grupim të madh njerëzish që besojnë tek disa gjëra.

Ju thatë që duhet një parti e re, një logo e re për një shërbim më të madh sesa drejt një njeriu të vetëm. A duhet ti nënshtrohet këtij gjykimi edhe Lulzim Basha , i cili tregoi e humbi edhe këtë betejë…

Për mendimin tim, ata që duhet të drejtojnë PD duhet të jenë persona që duhet të krijojnë besim edhe tek partitë e tjera aleate, edhe në elektorat. 14 maji tregoi që as kjo strukturë nuk i mori ato 160 mijë vota që i mungojnë PD.

Berisha ju ka ftuar publikisht të riktheheni në PD. Nëse do të kishte një ose disa kuste për tu rikthyer tek PD me vulë, cilat do të ishin?

Kushti që i kam çuar në shtator 2021 kur më dërgoi emisar për t’iu bashkuar Foltores; mos kandido për kryetar partie, hap garën dhe një grup punë dhe krijo një model të ri për të reformuar PD me themel. Nuk ramë dakord. Kolegët e mi firuan një nga një për një karrige dhe sot nuk dinë ku janë. Rrinë në rrugicë, e kur të dalë Berisha nesër do bëjnë ecje jake nëpër Tiranë me një parti politike që ka zero shanse të fitojë zgjedhje. Nuk fiton individi, por individi që përkrah modelin e duhur. Nëse ekipi që nesër mund të zgjidhet nuk jep garanci tek elektorati dhe partitë aleate, duhet riparë për një projekt serioz. Unë kam bërë luftë i vetëm për 6 vite dhe kam ndenjur dhe do rri në pozicionin tim.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING