Connect with us

Politike

Kryeministri Rama me dy dokumenta reflektimi per protestën

Pas transmetimit të një videoje të cilën e quajti si reflektim për bulevardin e flamingove, kryeministri Rama solli para grupit të PS dy dokumente. Ai tha se i pari është kthesa që duhet të garantojë mandati i katërt dhe i dyti aneks për mbështetjen që duhet të japë partia.

“Sot dua t’ju flas për çfarë pamë dhe dëgjuam gjatë muajit qershor kur bulevardi u mbush nga njerëz nga të gjitha rrugët e jetës, kategoritë shoqërore, moshat dhe kur një shpend i rrallë, i bukur dhe i brishtë u bë simbol i vëmendjes më të madhe që Shqipëria ka përjetuar ndonjëherë. Kam sjellë sot me vete dhe dy dokumente. Janë dy dokumente që mishërojnë reflektimin tim përpara pasqyrës së bulevardit të flamingove dhe janë të hapura për t’u lexuar, ndryshuar që ta përmbushin sa më mirë qëllimin e tyre. I pari është dokument strategjik për kthesën që duhet të garantojë mandati i katërt në qeverisje. I dyti është një aneks sesi PS duhet ta mbështesë kthesën e mandatit të katërt”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe anëtarët e qeverisë, ka folur një për reflektim për protestën që ka kaluar mbi 50 ditlë, duke theksuar se mazhoranca ndodhet përballë sfidave të reja që kërkojnë një qasje ndryshe në drejtimin e vendit.

Rama u ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë ministrave, deputetëve dhe drejtuesve socialistë, duke i paralajmëruar të mos i konsiderojnë qytetarët që protestojnë si “mosmirënjohës”, por si tregues të standardeve të reja që duhet të arrijë qeverisja.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së dhe qeverisë, Rama iu referua protestave të zhvilluara pas zgjedhjeve të qershorit, duke u shprehur se zëri i qytetarëve duhet të shihet si një thirrje për reflektim dhe jo si mungesë mirënjohjeje.

“Dua t’ua them drejt e në sy atyre që protestuan, atyre që dolën në bulevard gjatë qershorit dhe atyre që kanë protestuar në heshtje apo me zë, kudo në Shqipëri apo jashtë, qysh pas zgjedhjeve të qershorit të kaluar: Ju nuk jeni mosmirënjohës, jeni matësi i ri i standardeve tona”, deklaroi kreu i qeverisë.

Rama tha se protestat e qershorit, ku sipas tij “bulevardi u mbush nga njerëz të të gjitha moshave dhe shtresave”, përbëjnë një moment reflektimi për Partinë Socialiste. Ai përmendi edhe simbolikën e flamingove, të cilat, sipas tij, tërhoqën vëmendjen ndërkombëtare ndaj Shqipërisë.

Kryeministri bëri të ditur se kishte përgatitur dy dokumente, të cilat i cilësoi si produkt i reflektimit të tij pas protestave. Njëri lidhet me analizën e situatës, ndërsa tjetri është një aneks që, sipas tij, përcakton mënyrën se si Partia Socialiste duhet të mbështesë “kthesën e mandatit të katërt”.

“‘I kam gjetur në llum’, tha. ‘Nuk kishin rrugë e trotuare, vetëm gropa e plehra. U bëra rrugë, drita, pemë, kopshte e stola, por janë mosmirënjohës'”, rrëfeu Rama.

Sipas kryeministrit, ky është një gabim që mund ta bëjë çdo drejtues socialist.

“Ai shok dhe koleg jemi ne të gjithë. Secili prej nesh e ka menduar, qoftë edhe një herë, atë fjalë të keqe në marrëdhënien e punës me popullin”, u shpreh Rama, duke kërkuar që protestat të mos shihen si shenjë mosmirënjohjeje, por si një kërkesë për më shumë cilësi në qeverisje.

….

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në protestat e muajve të fundit kanë marrë pjesë edhe anëtarë, mbështetës dhe votues të Partisë Socialiste.

Gjatë mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar, Rama u ndal te pakënaqësitë e shfaqura në protesta dhe në rrjetet sociale, duke thënë se ato duhet të lexohen si një mesazh për mazhorancën dhe si një tregues se pritshmëritë ndaj qeverisë janë rritur.

Sipas tij, mes protestuesve ka pasur edhe persona të lidhur me Partinë Socialiste, mbështetës të qeverisë, si edhe punonjës të administratës shtetërore.

“Mosmirënjohës është pikënisja e perspektivës së re që na duhet sepse në të gjendet kuptimi më i gabuar. Dua t’ua them unë që në fillim duke i parë në sy atyre që protestuan kundër kryetari të Bashkisë, atyre që dolën në bulevard atyre që protestuan të heshtur apo me zë, që pas zgjedhjeve të qershorit të kaluar. Ju nuk jeni mosmirënjohës, jeni matësi i ri i standardeve tona.

Ju që mbushët rrjetet sociale dhe bulevardit nuk protestuat ndaj Shqipërisë që ndërtuam në 3 mandatet e para.

Ata jo të paktë që ishin anëtarë të PS dhe mbështetës e votues, apo edhe ata që ishin në punë shteti dhe në darë shkonin në protestë. Nuk dolën atje për t’ju bashkuar këngës Rama jepe dorëheqjen apo të mohoni transformimin e Shqipërisë. U bashkuan sepse forca e saj përthithëse ishte më e madhe për ta se sa figura ime.

Ishin në shesh sepse i çoi një nevojë e thellë për të përcjellë një mesazh më të fortë se përkatësia ndaj një partie apo ngjyra e qeverisë për të cilën mund të kenë votuar”, tha Rama.

Advertisement