Politike
Rëndohet dosja e Belinda Ballukut/ Korreshi: Genocid me buxhetin e shtetit
Deputeti i opozitës, Saimir Korreshi, një nga të paktët ligjvënës që ka pasur akses në dosjen hetimore të SPAK për ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka zbuluar detaje të reja mbi ecurinë e çështjes.
Korreshi e cilësoi situatën si një ‘genocid financiar’ me buxhetin e shtetit, i cili sipas tij, trajtohej si pronë e partisë në pushtet apo si një buxhet familjar.
Sipas Korreshit, hetimi është shumë më i gjerë sesa është bërë publik. Ai theksoi se prokuroria ende nuk ka formuluar akuzë për tre procedura tenderimi, çka lë të hapur mundësinë për akuza të reja që mund të rëndojnë mbi ish-ministren.
“Fillimisht ka qenë për dy të akuzuar, pastaj për gjashtë të tjera dhe për tre të tjera pritet formulimi i akuzës,” deklaroi ai, duke shtuar se klasifikimi i veprës penale mund të ndryshojë pas ekzaminimit të plotë të provave, përfshirë edhe të dhënat nga telefonat e sekuestruar.
Saimir Korreshi: Genocid me buxhetin e shtetit ka qenë kështu, aktualisht sepse, në qoftë se është trajtuar gjithë kohës buxheti i shtetit shqiptar, është trajtuar si me qenë, po them, lekët e Partisë Socialiste. A thua se ka qenë rroga e këtyre ose buxheti i familjes së tyre dhe këta duan t’ia japin këtij apo duan t’ia japin atij tjetrit. Pra, patjetër situata nuk është domosdoshmërisht ashtu siç do të gjeni një provë tjetër sepse ka shumë më shumë prova të tjera që Këshilli i Mandatit dhe Imunitetit nuk jua vë në dispozicion. Pra, janë 11 lote dhe nuk parashikohet ose nuk, nuk hiqet mundësia që edhe pa u hapur telefonat të ndryshojë akuza, sepse prokurori, për të qenë i sinqertë, në momentet me dyer të mbyllura që mund t’i hapim pak dyert, ka thënë që për tre procedura tenderimi akoma nuk është formuluar akuza. Pra janë akoma në formulim akuze sipër sepse edhe materialet janë të shumta, po dhe koha, domethënë voluminoze dhe koha që duhet për ato, për t’i nxjerrë në dritë.
Pra, fillimisht ka qenë për dy të akuzuar, pastaj për gjashtë të tjera dhe për tre të tjera pritet formulimi i akuzës. Pra, që mund të ndryshojë dhe gjatë gjithë kohës kërkesat e para të prokurorisë drejtuar nesh kanë qenë vetëm fillimisht për dy akuza, pastaj sa ka ardhur është agravuar. Kështu që nuk përjashtohet mundësia që jashtë këtyre telefonave të kemi një ndryshim ose një klasifikim tjetër të akuzës ndaj Belinda Ballukut.
Në dijeninë time ka hetim pasuror sepse i janë dërguar me dhjetra shkresa nëpër banka. E kemi dëgjuar dhe kanë dalë dhe në disa media kjo pjesë. Kështu që paralelisht patjetër që ka dhe një hetim pasuror. Unë mendoj që situata, dhe për shkak tëvendesës. Po të lexosh edhe dosjen do vësh duart në kokë domethënë të thotë, ky çmimi i naftës po të çohej 5000 lekë ku pyesin këta? Domethënë hallexhinjtë po do ikin, njësoj do ikin. Pra, pesha e provës që është aty, ka, për mua, nuk ishte trajtuar komplet. Pra, që të ketë formulim akuze sepse po të shikosh, është çështje për shumë e shumë lote është në hetim e sipër. Pra mund të kemi formulim akuza dhe me ato dokumenta që ne kemi. Pra, rishikimi i këtyre dokumentave, ose nuk janë parë të gjitha sepse po ta dëgjojmë dhe prokurorin tha janë tre, tre furgona po t’i printosh me dokumenta. Kështu që është e gjatë kjo dallavaja. Nuk është se ka përfunduar dhe janë çuar të gjitha për gjyq dhe e vetmja akuzë që ka nisur SPAK-u është kjo. Unë kam besim që do ndryshojë klasifikimi i akuzës, nuk është kaq kollaj. As thua që po, sepse SPAK-u mund të duket se e ka lënë mënjanë, për arsye të volumit sepse Belinda Balluku në fund të fundit fare administron 90% të buxhetit të shtetit.