Bota
Suedia dhe Finlanda në Nato/ Biden: Votim historik
Është miratuar me shumicë dërrmuese anëtarësimi në NATO për Suedinë dhe Finlandën. Presidenti amerikan Joe Biden ka përshëndetur këto miratim duke e quajtur një votim historik.
“Sot, Senati miratoi me shumicë dërrmuese bashkimin në NATO të partnerëve tanë të ngushtë, Finlandës dhe Suedisë. Ky votim historik dërgon një sinjal të rëndësishëm të angazhimit të qëndrueshëm, dypartiak të SHBA ndaj NATO-s, duke siguruar që Aleanca jonë është e përgatitur për të përballuar sfidat e së sotmes dhe së nesërmes.”, tha Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden