Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Hyseni tha “vetëm telefonata”/ SPAK dyshon ndryshe: FOTO dhe VIDEO të takimeve me Agasin

Ish-drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, është marrë më herët në pyetje nga SPAK për komunikimet e saj me biznesmenin Ergys Agasi, ndërsa tashmë përballen me një hetim të përbashkët.

Sipas burimeve, Hyseni e ka pranuar para prokurorëve se ka komunikuar me Agasin, por ka deklaruar se kontaktet kanë qenë në cilësinë e bashkëpunëtorit të shërbimit.

Ajo ka pretenduar se SHISH bashkëpunon me persona të ndryshëm për sigurimin e informacionit dhe se komunikimet me Agasin kanë qenë vetëm përmes telefonit.

Por hetimi i SPAK-ut ngre dyshime të tjera. Sipas të dhënave të publikuara, nga telefoni i sekuestruar i Ergys Agasit janë evidentuar qindra komunikime me Hysenin, ndërsa prokuroria dyshohet se disponon edhe foto dhe video të takimeve mes tyre.

Këto materiale, sipas hetuesve, mund të jenë të rëndësishme për të përcaktuar nëse marrëdhënia mes tyre ka qenë vetëm profesionale apo ka pasur kontakte të tjera.

Hyseni dyshohet nga SPAK për përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të të dhënave sekrete. Ajo vijon të jetë nën masën e arrestit në shtëpi dhe gëzon prezumimin e pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë.

Advertisement