Politike
VLORA BIE NE RRJETE/ BUSHATI: RAMA ISHTE NË DIJENI, E KISHTE BËRË ALIBINË DY JAVË MË PARË
Pra, ti ngrite dy pyetje. E para a e dinte, a ishte i përfshirë Edi Rama, dhe e dyta a mund të bëhet kjo pa aleatët tanë, pa amerikanët kryesisht. E para, nga mënyra si reagoi sot Edi Rama, me vonesë, me një gjuhë të dyfishtë… domethënë, një njeri që akuzohet, minimumi akuzohet, se ka nxjerrë sekretet shtetërore dhe ka bashkëpunuar me kriminelë, mundet kryeministri i një vendi ta falënderojë? E pastaj pasi ta falënderojë për arritjet e mëdha që ka pasur në SHISH, edhe të thotë që ajo ka fajet e saj personale dhe mëkatet e asaj nuk e dëmtojnë qeverinë.
Pra çfarë tregonte kjo gjuhë e dyfishtë? Kjo gjuhë e dyfishtë tregonte që Rama ishte në ngërç. Ishte në një ngërç me atë që edhe nuk do të njësohet me bandën e Ergys Agasit, se po ta mbrojë publikisht, njësohet, por dhe nuk do ta hedhi poshtë se di që pozicioni i asaj zonjës ka ca dosje që mund t’i prishin punë. Prandaj bën deklarata të tilla që s’janë as mish as peshk. Dhe prandaj detyrohet, gënjej, që unë e mora vesh më vonë se jam në New York.
Ndërkohë, që po të hapësh intervistën e Ramës tek kolegia jonë Rudina Xhunga, ai gati ka bërë alibinë që unë s’kam pasur lidhje me Vlora Hysenin sepse thotë, të gjithë bota e di që unë raportet e SHIK-ut, e tha në SHIK unë i jap besim, i lexon vetëm shefja ime e kabinetit, unë s’di gjë. Pra, ai e ka ditur shumë mirë ç’do ndodhi më pas, por bëri të paditurin. Dhe kjo tregon, kjo tregon që Rama ka një ngërç me këtë punë.
Rama padyshim ka qenë në dijeni, ka bërë dy javë përpara alibinë. Nuk mundet, nuk mundet, jo ky shteti jonë që është shtet banditesk, po as në shtete serioze, të arrestohet shefja e shërbimit inteligjent, kryeministri detyrimisht lajmërohet. Nuk ndodh në asnjë vend. Jo më këtu që këta e kanë të gjithë shtetin të vetin. Pra, padyshim Rama e ka ditur, po këtë e provon dhe fakti që Rama dy javë, në gjashtë shtator, ka bërë alibinë, unë s’e di çfarë bënte, unë i kam dhënë besim të plotë, vetëm shefja ime e kabinetit e kontrollonte.
E dyta, dhe kjo e shton pastaj misterin, është pyetja jote e dytë. A bëhet kjo pa amerikanët? Ne mbajmë mend, kur Sali Berisha donte të shkarkonte shefin e SHIK-ut, u bë nami. U bë nami si mund ta shkarkosh ti që e kishte kompetencë të vetën, pa pyetur aleatët. Këtu nuk bëhet më fjalë për shkarkim, po këtu bëhet fjalë edhe për arrestim, dhe askush nuk foli. Pra, a kemi diçka aq të rëndë sa edhe partnerët, se SHIK-u dihet që kontrollohet nga amerikanët, e kanë lëshuar? Dhe a shkon kjo përtej Vlora Hysenit? Këto janë pyetjet që në mungesën e fakteve bazë, po me logjikë dhe duke njohur kuadrin e madh, janë pyetjet më themelore sot, mendoj unë’…