Kronike
U përplas nga makina, 64 vjeçari humb jetën, arrestohet shoferi
Një 64-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur ditën e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Sipas Policisë, një automjet me drejtues një 42-vjeçar është përplasur me një motomjet që drejtohej nga 64-vjeçari. Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e motorit, i cili ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të përplasjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 22.09.2026, rreth orës 14:50, në Don Bosko, automjeti me drejtues shtetasin F. F., rreth 42 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. N., rreth 64 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.