Connect with us

Bota

SHBA: Rritje alarmante e ndërhyrjeve agresive nga avionët kinezë

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes po paralajmërojnë për një “rritje alarmante” të ndërhyrjeve agresive nga avionët dhe anijet ushtarake kineze, pas një përballjen të rrezikshme mes një avioni luftarak kinez dhe një avioni ushtarak amerikan në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Kinës Jugore javën e kaluar. Këto interceptime “të rrezikshme” kanë “potencialin të shkaktojnë incidente të rënda”, thanë dy zyrtarë të mbrojtjes amerikane, të cilët folën për incidentin në kushte anonimiteti.

Të martën, Shtetet e Bashkuara publikuan pamjet e një incidenti, që Uashintoni e quajti një “manovër agresive të panevojshme” nga një pilot luftarak kinez gjatë përpjekjeve për interceptimin e një avioni RC-135 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara më 26 maj.

Piloti kinez “fluturoi direkt përballë hundës së avionit amerikan RC-135, në një distancë prej 122 metrash”, tha një zëdhënës i Komandës Indo-Paqësore të Shteteve të Bashkuara, e cila mbikëqyr aktivitetin ushtarak amerikan në rajon.

Zëdhënësi tha se avioni amerikan ishte “duke kryer operacione të sigurta dhe rutinë mbi Detin e Kinës Jugore në hapësirën ajrore ndërkombëtare, në përputhje me ligjin ndërkombëtar” në momentin kur ndodhi incidenti.

Në një deklaratë, Komanda amerikane e Indo-Paqësorit, u bëri thirrje të gjitha vendeve që të përdorin hapësirën ajrore ndërkombëtare në mënyrë të sigurt në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të fluturojnë, lundrojnë dhe operojnë – në mënyrë të sigurt dhe me përgjegjësi – kudo që e lejon ligji ndërkombëtar”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning fajësoi të mërkurën Shtetet e Bashkuara për incidentin, duke thënë se avioni po kryente misione “zbulimi afër Kinës” dhe po “kërcënonte seriozisht sovranitetin dhe sigurinë e Kinës”.

“SHBA duhet të ndalë menjëherë aktet e tilla të rrezikshme provokimi”, tha zëdhënësja Mao Ning.

Një vendim i gjykatës ndërkombëtare në Hagë tha se Kina nuk kishte të drejta historike për kontrollin e Detit të Kinës Jugore, por Pekini e ka injoruar vendimin.

Shtetet e Bashkura kryejnë shpesh operacione në dhe mbi Detin e Kinës Jugore për të sfiduar pretendimet territoriale të Kinës dhe të tjerëve dhe për të nxitur dhe lehtësuar lëvizjen e lirë nëpër ujërat ndërkombëtare të flotave tregtare nga gjithë bota, një aktivitet tregtar që arrin vlerën e triliona dollarëve në vit.

Pekini pretendon se çdo gjë në Detin e Kinës Jugore është pjesë e Kinës, ndërsa Brunei, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami gjithashtu kanë pretendime ndaj disa ishujve pranë kufijve të tyre.

Rritja e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës pason njoftimin e Pentagonit se Pekini ka refuzuar një kërkesë të Shteteve të Bashkuara për një takim midis shefave të tyre të mbrojtjes në një forum vjetor të sigurisë në Singapor këtë fundjavë.

Të dy shefat e mbrojtjes pritet të marrin pjesë në Dialogun e Pëvitshëm mbi Sigurinë në Singapor, ku do të mblidhen zyrtarë dhe analistë të fushës së mbrojtjes. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin do të mbajë një fjalim në këtë forum të shtunën, ndërsa ministri kinez i mbrojtjes Li Shangfu, do të flasë atje të dielën.

Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Pat Ryder tha se linjat e hapura të komunikimit janë të rëndësishme “për tu siguruar që konkurrenca të mos kalojë në konflikt”.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes i tha Zërit të Amerikës të martën se që nga viti 2021, Kina ka refuzuar ose nuk i është përgjigjur dhjetëra kërkesave të Departamentit të Mbrojtjes për angazhime të rëndësishme të udhëheqësve, së bashku me kërkesat e shumta për dialog të vazhdueshëm dhe gati 10 kërkesa për takime pune mes zyrtarëve të rangut më të ulët.

“Sinqerisht, ky është thjeshtë një tjetër justifikim i radhës”, tha zyrtari i lartë i mbrojtjes.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës konfirmoi gjithashtu se dy drejtuesit e mbrojtjes nuk do të takohen këtë javë, duke thënë të martën se Shtetet e Bashkuara duhet të “respektojnë sovranitetin, interesat dhe shqetësimet e sigurisë së Kinës … dhe të krijojnë atmosferën dhe kushtet e nevojshme për dialog dhe komunikim midis dy ushtrive”.

Ministri kinez i mbrojtjes Li, i cili mori postin e tij aktual në mars, ka qenë në shënjestër të sanksioneve amerikane që nga viti 2018 për blerjen e avionëve luftarakë dhe pajisjeve nga eksportuesi kryesor rus i armëve, “Rosoboronexport”. VOA

Bota

Toka po fundoset nën peshën e metropoleve

Shumë qytete po fundosen. Xhakarta është më i famshmi, ndoshta sepse Parlamenti indonezian ka miratuar tashmë një ligj që parashikon ndërtimin e një kryeqyteti të ri në Borneo, me një investim prej 35 miliardë dollarësh dhe transferimin gradual të 10 milionë banorëve. Faza e parë e projektit pritet të përfundojë këtë vit, me ndërtesa të mjaftueshme për të akomoduar 60,000 njerëz.

Por në të gjithë botën ka metropole që po fundosen, pak a shumë ngadalë, dhe nuk janë vetëm qytete bregdetare për shkak të rritjes së nivelit të detit. Shkaku kryesor është fundosja, pra ulja e tokës për shkak të nxjerrjes së ujit ose shkëmbinjve nga nëntoka, ngjeshja e sedimenteve nën peshën e ndërtesave dhe sistemet e transportit.

Sipas një artikulli të botuar në revistën “Science”, gati gjysma e sipërfaqes së qyteteve të mëdha të Kinës po fundoset me një shpejtësi prej 3 milimetrash në vit, por një e gjashta e sipërfaqes së tyre po e bën këtë me një shpejtësi prej 10 milimetrash ose më shumë.

Autorët, të udhëhequr nga Tao Shengli, i Universitetit të Pekinit, matën me instrumente satelitore ndryshimin në lartësinë e 82 qyteteve me një popullsi më të madhe se 2 milionë banorë midis 2015 dhe 2022, duke zbuluar se qytetet që po përjetojnë një rrëshqitje të rëndë janë të përqendruara në pesë rajone dhe se ato më të rrezikuara janë qytetet bregdetare: brenda një shekulli, pothuajse 130 milionë banorë të këtyre metropoleve mund të gjenden nën nivelin e detit.

Por kjo nuk do të thotë që këta njerëz duhet t’i nënshtrohen migrimit të detyruar. Në dekadat e fundit, disa qytete, të tilla si Tokio dhe Osaka në Japoni ose vetë Shangai në Kinë, kanë qenë në gjendje të korrigjojnë rrëshqitjen e rëndë duke reduktuar në mënyrë drastike nxjerrjen e ujërave nëntokësore dhe duke miratuar masa të tjera mjedisore. Tani është një çështje kalimi nga masat në kundërmasa.
Continue Reading

Bota

“Kievi i ka mohuar Putinit qëllimin kryesor”/ Blinken: Ukrainasit nuk janë vetëm, SHBA do të qëndrojë pranë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka realizuar një vizitë të papritur në Ukrainë në mes të një ofensive të re ruse, nga ku ka theksuar se ukrainasit “nuk janë vetëm”.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë pranë jush që nga dita e parë. Ne jemi me ju sot dhe do të qëndrojmë pranë jush”, pohoi ai.

“Ju i keni mohuar Putinit qëllimin kryesor, fshirjen e Ukrainës nga harta”, tha Sekretari amerikan i Shtetit.

Ai shtoi se Ukraina gjithashtu ia doli të ndalojë sulmin e Rusisë ndaj Kievit.

 

 

“Ne do t’ia vështirësojmë punën Rusisë që t’ju godasë”, tha Blinken, duke shtuar se “koha është element thelbësor”.

Continue Reading

Bota

Aksident i rëndë në Florida, tetë të vdekur pas përplasjes së autobusit

Tetë persona kanë humbur jetën dhe po aq janë plagosur rëndë pasi një autobus që transportonte punëtorë të një ferme u përplas dhe u përmbys herët në mëngjes të martën në veri të Floridës.

Në aksident u përfshi një autobus që transportonte punëtorët e një ferme dhe një kamion.

Dy automjetet rrëshqitën ndërsa autobusi doli nga rruga përtej një gardhi dhe u përmbys.

Tetë persona mbetën të vdekur ndërsa 37 u shtruan në spital – tetë prej të cilëve janë plagosur rëndë

 

 

Patrulla e autostradës në Florida ka nisur hetimet gjersa nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen fillimisht të dy automjeteve.

Continue Reading

Bota

“Kina po ndihmon Moskën për të vijuar luftën”/ Stoltenberg: NATO duhet të përfshihet edhe në Azi

Pekini po ndihmon Moskën në konfliktin e Ukrainës, ka pohuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke argumentuar se blloku i udhëhequr nga SHBA duhet të përfshihet në Azi dhe jo vetëm në Atlantikun e Veriut.

“Lufta në Ukrainë tregon se siguria nuk është rajonale, siguria është globale”, tha Stoltenberg. Vendi kryesor që po i mundëson Rusisë të zhvillojë luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës në Evropë, është Kina.

Stoltenberg vazhdoi të argumentonte se Kina është “partneri më i madh tregtar” i Rusisë, duke e furnizuar Moskën me “komponentë kritikë” për raketa, dronë dhe armë të tjera. Ai gjithashtu akuzoi Iranin për “ofrimin e dronëve” për Rusinë dhe Korenë e Veriut për “ofrimin e municioneve dhe armëve”.

“Irani, Koreja e Veriut dhe Kina, ato janë kyçe për aftësinë e Rusisë për të luftuar”, tha Stoltenberg. “Pra, kjo ide se ne mund të ndajmë Azinë nga Evropa nuk funksionon më.”

Continue Reading

Bota

Kundë Rusisë/ Scholz u bën thirrje vendeve evropiane që të ofrojnë më shumë ndihmë për Kievin

Kancelari gjerman Olaf Scholz u bëri thirrje vendeve evropiane që të bëjnë më shumë për të mbështetur Ukrainën, duke thënë se ai shpresonte se do t’i siguronin Ukrainës “municion, artileri, tanke dhe mbrojtje ajrore, dhe mbi të gjitha sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot”.

Duke folur në Stokholm, kancelari gjerman premtoi mbështetje për Ukrainën për aq kohë sa duhet. Ai gjithashtu shpjegoi se njoftimi i Gjermanisë në muajn prill për vendimin për të dërguar një sistem të tretë Patriot në Ukrainë nuk ishte një vendim i lehtë pasi Gjermania nuk ka shumë sisteme të saj të prodhuara në vend.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING