Bota
SHENJA E KEQE! U injektuan me vaksinën anti-COVID, dy anëtarë të stafit të Urgjencës në Angli patën reaksion, KËSHILLA e ekspertëve
BRITANI E MADHE- Rregullatorët e Britanisë së Madhe kanë lëshuar një paralajmërim lidhur me vaksinën anti-COVID-19.
Në një artikull të “Mirror” shkruhet se njerëzit që kanë një histori me reaksionet alergjike nuk duhet ta marrin vaksinën e “Pfizer”.
Paralajmërimi vjen pasi dy anëtarë të stafit të Urgjencës që u injektuan me dozën e parë pësuan një reaksion alergjik, megjithatë mësohet se të dy janë rikuperuar.
Vaksinimet filluan në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dje me më të moshuarit, njerëzit që kujdesen për ta në azile dhe stafin mjekësor.
Margaret Keenan, 90, ishte e para që mori dozën e parë të vaksinës që në orën 6.31 të mëngjesit në Coventry.