Connect with us

Aktualitet

Shenjat që tregojnë se nuk jeni e gatshme për martesë

Puna e martesës është një çështje shumë e madhe. Njerëzit kalojnë shumë vite duke planifikuar për ditën e tyre të madhe, duke shpenzuar shuma të mëdha parash dhe duke ftuar të gjithë ata që njohin për t’iu bashkuar festës së madhe. Dhe sapo të mbarojë kjo procedurë, ju filloni jetën tuaj të re me partnerin dhe që atëherë ju ndani jetën së bashku, shtëpinë dhe gjithë pasurinë përderisa jetoni së bashku.

Ju nuk jeni aq të gatshme për të filluar këtë angazhim të madh. Pra, në rast se nuk jeni akoma gati, atëherë është mirë të tregoni nëse vëreni ndonjë nga këto shenja treguese që tregojnë se nuk jeni të gatshëm për t’u bashkuar.

Dëshironi më shumë pavarësi se partneri juaj

Të gjithë kemi nevojë për pak liri dhe privatësi në marrjen e vendimeve. Pasi të martoheni ju duhet të krijoni një balans dhe të keni prioritet lidhjen tuaj. Ndoshta jeni mësuar tërë jetën të jeni e vetme dhe të mendoni me një kokë, por martesa kërkon më shumë përkushtim dhe duhet të bashkëpunoni në gjithçka që bëni.

Ju nuk flisni për para

Ka gjëra më stresuese në një martesë se sa menaxhimi i financave. Dhe, që të keni llogari të shëndetshme bankare, duhet të keni aftësi komunikimi të shëndoshë rreth çështjeve të parave. Ju, po ashtu, duhet t’ia besoni menaxhimin e të hollave partnerit tuaj si dhe të keni besim në njëri-tjetrin.

Ju mbani sekrete

Jo gjithkush duhet të dijë gjithçka për ju dhe kjo është mëse në rregull, është thjeshtë puna juaj. Por, në një martesë, mbajtja e sekreteve mund të përkeqësojë lidhjen tuaj dhe të dobësoni besimin me njëri-tjetrin. Nëse mbani sekrete sepse keni frikë që partneri juaj do të ju gjykojë, atëherë nuk jeni të gatshëm ta bëni këtë hap martesor. Mbajtja e sekreteve tregon papjekuri emocionale andaj mundohuni të jeni transparent dhe të bëheni të sinqertë.

Ju nuk keni një plan afatgjatë

Procesi i martesës nënkupton se ju po ndërtoni një të ardhme së bashku me partnerin, gjë që kërkon mund, kohë, planifikim dhe aktualizim. Ju duhet të dini saktë se çfarë dëshironi dhe prisni nga jeta. Bëni plane të përbashkëta, diskutoni vizionin e gjerë për lidhjen tuaj dhe krijoni pritshmëri duke u bazuar në përvojën tuaj.

Divorci për ju nuk paraqet ndonjë problem

Siç e cekëm më parë, martesa kërkon shumë përkushtim të madh. Nuk është thjeshtë një copë letër e nënshkruar, pra nuk mund ta mendoni divorcin thjeshtë si një problem të vogël, veçanërisht nëse bëhet fjalë edhe për fëmijë. Kjo shenjë tregon se nuk jeni ende gati për martesë, andaj mendohuni mirë para se të merrni këtë vendim në jetë.

Keni dyshime

Nëse ka ndonjë gjë për të cilën duhet të jeni të sigurtë për këtë, është që ju të martoheni me personin e duhur. Nëse keni ndonjë dyshim, atëherë rimerrni vendimin e drejtë. Të martoheni nga frika apo përpjekja për t’i pëlqyer të tjerëve sigurisht që do sjell pakënaqësi, por bëjeni vet vendimin jetësor.

Nuk keni vendosur limite

Çdo martesë ka nevojë për vendosje të kufijve, pra nëse nuk i nxirrni në pah këto kufij, mund të keni telashe më vonë gjatë jetës. Pra, martesa duhet të ketë rregulla dhe kufizime, të keni njëfarë lloj sigurie e jo të merrni tatëpjetën. Kështu, harmonia juaj familjare do të jetë më e madhe dhe do keni më pak gjasa për mospajtime.

Ju nuk i besoni partnerit tuaj

Ndoshta arsyeja më themelore dhe megjithatë e rëndësishme për të mos u martuar është sepse ju nuk i besoni partnerit tuaj, edhe mund ta doni pamasë. Nëse ndjeni një mosbesim të tillë, më mirë mendoni prapë para martese. Besimi ndaj njëri-tjetrit e forcon shumë lidhjen tuaj, e bën më intime dhe të përmbushur, andaj edhe nuk ka kuptim martesa pa këtë element.

Ju mendoni se martesa do ta ndryshojë partnerin

Martesa nuk ju ndryshon rrënjësisht jetën tuaj, juve personalisht apo partnerin tuaj. Andaj tentativa për ta ndryshuar partnerin më vonë pas martese mund të jetë një dështim sepse mund të shpresoni ndërsa kurrë nuk do ta arrini këtë. Planifikoni të ardhmen tuaj, bisedoni për gjërat që ju pëlqejnë dhe jo, caktoni kufij të përbashkët dhe gjeni mesin e artë për të dy.

Aktualitet

Të shtëna me armë në një bar në Pensilvani, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur

Të shtëna me armë  janë raportuar në një bar në periferi të Pittsburgh, Pensilvani ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Policia tha se i është përgjigjur një kërkese për ndihmë në orët e para të mëngjesit në Ballers Hookah Lounge dhe Cigar Bar në Penn Hills.

Viktimat janë një burrë dhe një grua. Të plagosurit janë transportuar në spital, një prej të cilëve është në gjendje kritike për jetën.

Sipas informacioneve, ka nisur një sherr mes disa personave duke agravuar në përdorimin e armëve.

Ndërkohë policia ka arrestuar një të dyshuar.

Continue Reading

Aktualitet

Pse vriten gratë? Për dreq, njësoj si Alma në të njëjtin vend, në Bunë, në të njëjtën datë

Nga Monika Stafa

Dje pasdreke, një tjetër grua u hodh në lumë.

Në Bunë. Në Shkodër.

‘Fluturimi’ i Almës për të cilën kisha shkruar tamam në nisje të muajit maj, nuk e kish ulur pezmin e rëndë të dhimbjes po në atë anë të Bunës.

I njëjti dëshpërim.

I njëjti trishtim.

E njëjta përbuzje. E së njëjtës gjini. Në po të njëjtin vend.

Për dreq, në të njëjtën datë.

Po pse gratë vriten më së shumti?

Cila është ajo arsye jashtë detyrave të së përditshmes, kënaqësisë që të jep bashkësia, që u jep forcën e këtij veprimi kriminal ndaj jetës së tyre?

Përse ato mohojnë jetën para urtësisë së mendimit? Paqtësisë që të jep ulësia hyjnore?

Cili është ai çast që ua shkund arsyetimin duke bërë që zgjidhje dot mos të gjejnë? Dhe në fund përse gratë, ato që kanë rolin edukator kryesues në familje, veçanërisht ato, shkojnë drejt suicidit të pakthyeshëm?

Ne nuk duhet të harrojmë se çdo familje, çdo grua ashtu si dhe çdo burrë është pjesë e shtetit. Ndërsa ata vetë janë pjesë e familjes. E derisa të gjithë bashkë gëzojnë tipare dhe veçoritë e tyre përkatëse në raport me tërësinë, atëherë është e domosdoshme harmonizimi i edukimit të fëmijëve dhe i grave me formën e rregullimit shtetëror.

Sepse për të ndërtuar një shtet të mirë, është e rëndësishme që edhe gratë dhe fëmijët të bëhen të mirë.

Dhe kjo padyshim është shumë e rëndësishme sepse gratë përbëjnë gjysmën e njerëzve të lirë, kurse fëmijët do jene ata, që nesër do jenë anëtarët e kësaj bashkësie shtetërore.

Ndaj dhe kjo është vetëm një prej formave më të mira të rregullimit shtetëror.

A duhet t’i kemi ato më shumë në kujdes?

Continue Reading

Aktualitet

A solli Heidi një shembull të mirë këtë “BB”?/ Ja ç’thotë Ori Nebijaj

Në takimin e fundit të të gjithë banorëve të edicionit të tretë të “BBV”, pati debate të ashpra mes tyre. Shumica e banorëve komentuan dhe sjelljen e Heidit, pëe të cilën u shprehën se ka qenë e ftohtë dhe skuthe.

Sakaq, ndryshe nga mendimi i ish-banorëve ka qenë opinionistja Ori Nebijaj, e cila ka dedikuar disa rreshta për Heidin. Ajo u shpreh se Heidi ka dhënë një shembull të mirë në këtë edicion, nuk bëhej pjesë e fjalëve që mund të kritikohej por qëndori aty dhe nëse donte të argumentonte me inteligjencë një argument

“Unë absolutisht mendoj që Heidi ka dhënë një shembull të mirë në këtë BBV por mendoj që nuk e pati të vështirë. Mendoj se kjo ka qenë pjesë e nuhatjes dhe inteligjencës së saj që të luante pikërisht në rolin e mbrojtjes së polit pozitiv, që nuk sulmonte e para, që nuk denigronte, që nuk bëhej pjesë e fjalëve që mund të kritikohej por qëndori aty dhe nëse donte të argumentonte me inteligjencë një argument, e bënte përndryshe thjesht me një përtoj.

Nga ana tjetër, patjetër që e kishte luksin ta bënte këtë gjë pasi kishte edhe romancën që donte, s’donte e ndihmonte të ishte pjesë e situatave në shtëpi. Të qënurit finaliste në polin pozitiv, në nëj Big Brother që të gjithë luftuan fortë që të kapnin finalen, mendoj që ishte aq sa zgjuari, nuhatje edhe rrethanë”.- është shprehur Ori.

Continue Reading

Aktualitet

Matura 2024/ Nesër provimi i gjuhës së huaj, ministrja lë porositë: S’ka tolerancë nëse shkelet rregullorja

Një ditë përpara fillimit të provimeve të maturës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka vënë theksin tek zbatimi me përpikmëri i rregullores së Maturës Shtetërore.

Këtë ministrja e bëri me dije, gjatë një takimi që zhvilloi sot me monitoruesit që do të ndjekin nga afër provimet e maturës që do të nisin më 3 qershor me provimin e gjuhës së huaj. Më 10 qershor do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa më 18 qershor provimi i matematikës.

“Kemi një rregullore që duhet zbatuar nga të gjithë, që nga shkollat e deri në nivel kombëtar. Shpresoj të mos kemi parregullsi, por nuk do të ketë asnjë tolerancë për rastet që shkelin rregulloren. Nxënësit duhet të jenë të qetë dhe të sigurt gjatë këtij procesi provimesh,” theksoi Ministrja Manastirliu.

Manastirliu deklaroi se do të ketë një angazhim maksimal nga ana e punonjësve të arsimit, ndërsa kërkoi që procesi të jetë sa më transparentë.

Për mbarëvajtjen e procesit të provimeve do të jenë rreth 1900 administratorë, të cilët do të monitorojnë grupet e maturantëve.

“Në të gjithë Shqipërinë janë 144 qendra ku do të zhvillohen Provimet e Maturës, dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit do të monitorojë procesin me përfaqësues të deleguar, duke siguruar që çdo hap i procesit të garantojë transparencën e duhur. Do të angazhohen rreth 2900 mësues dhe punonjës të arsimit që do të jenë përgjegjës për mbarëvajtjen e provimit në çdo qendër provimi nga veriu në jug. Në provimet e maturës shtetërore do të marrin pjesë rreth 28 mijë nxënës, maturantë. Do të jenë 1900 administratorë provimi që monitorojnë grupe prej 15-20 nxënësish, 200 përgjegjës të administrimit, 250 administratorë të sekretimit, 290 përgjegjës për strukturat shkollore dhe mësues ndihmës për mbështetjen e nxënësve me aftësi të veçanta”, tha Manastirliu.

Continue Reading

Aktualitet

Media italiane: Vizitoni plazhet më të bukura në Shqipëri, nga Veriu në Jug

Cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri? Në fakt, vitet e fundit Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet kryesore turistike evropiane falë peizazheve, plazheve të mrekullueshme dhe çmimeve të lira, shkruan Valentina Todaro në një artikull të botuar në të përditshmen italiane tag.24.

Vendi ka pamje nga Mesdheu dhe kufizohet si nga Joni ashtu edhe nga Adriatiku dhe mbi të gjitha është shumë afër Italisë, gjë që e bën këtë shtet një zgjedhje të vlefshme për pushimet e ardhshme të turistëve italianë.

Më poshtë kemi renditur disa nga plazhet më të bukura në të gjithë Shqipërinë nga Veriu në Jug

Cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri: mrekullitë e veriut

Plazhet në pjesën veriore të Shqipërisë, të cilat kryesisht kanë pamje nga deti Adriatik, priren të jenë me rërë dhe me ujëra të cekët. Prandaj, zona është e përkryer për pushime me familjen dhe fëmijët.

Përveç detit, ka edhe laguna dhe ekosisteme natyrore dhe për këtë zona është shumë e dashur edhe nga alpinistët dhe adhururesit e gjelbërimit.

Një nga plazhet më të njohura në veri të Shqipërisë është padyshim Plazhi i Velipojës i vendosur në pikën më veriore të vendit jo shumë larg qytetit të Shkodrës.

Ky, është në fakt një nga destinacionet e preferuara për adhuruesit e detit.

Plazhi shtrihet në një sipërfaqe rreth 14 kilometra në bregun e Adriatikut dhe i gjithi karakterizohet nga rëra shumë e imët dhe e pasur me jod.

Ky është gjithashtu vendi i përsosur për ata që duan të praktikojnë sporte ujore si kanoe apo kajak.

Gjithashtu, në zonën veriore të vendit ndidhet Plazhi i Shëngjinit, i cili është gjithashtu me rërë dhe i përshtatshëm për pushime me familjen.

Këtu do të gjeni diell të paktën 300 ditë në vit dhe një kuzhinë tipike vendase të shkëlqyer.

Në veri të Shëngjinit, përballë kodrave të Rencit, ndodhet plazhi i mrekullueshëm i quajtur “Rana e Hedhun”.

Këtu mund të gjeni hapësira rëre të mbrojtura mirë nga erërat tipike të zonës.

Nëse e doni detin e pastër dhe rërën e imët, plazhi ideal për ju me siguri do të jetë ai i Gjirit të Lalzit në veri të Durrësit.

Ky në fakt konsiderohet si një nga plazhet më tërheqës në bregdetin shqiptar të Adriatikut, i rrethuar nga një pyll i dendur me pisha, dhe është vendi i duhur për ata që duan të pushojnë buzë detit.

Plazhi është vetëm 25 kilometra nga kryeqyteti, Tirana dhe është lehtësisht i aksesueshëm me transport publik.

Së fundi, një nga plazhet e fundit në Shqipërinë e Veriut për t’u vizituar është Vlora. Është porti i dytë më i madh në vend dhe një nga qendrat e turizmit shqiptar.

Plazhi është i pajisur dhe ofron shumë lehtësira turistike, sidomos për shkak të vendndodhjes së tij, pasi ndodhet mes plazheve të gjirit të Vlorës dhe portit të Orikumit.

Plazhet e Shqipërisë së Jugut

Bregdeti Jon i Shqipërisë është gjithashtu plot me peizazhe magjepsëse dhe plazhe që të lënë pa frymë.

Në këtë pjesë të vendit mund të gjeni male me pamje nga deti, natyrë të pacënuar dhe ujë të pastër kristal.

Kjo është arsyeja pse prej disa vitesh kjo zonë është bërë më turistike në vend.

Plazhi i parë në pjesën jugore të Shqipërisë që duhet vizituar është Ksamili, i riemërtuar si Perla e Jonit.

Ky plazh i mrekullueshëm qëndron përballë ishullit të Korfuzit, disa kilometra larg kufirit me Greqinë.

Nga kjo pikë është vërtet e lehtë për të arritur në Sarandë, e konsideruar si shumë e ngjashme me Rimini, në Itali për të kaluar mbrëmjet me argëtim dhe muzikë.

Aty ndodhet edhe peizazhi i mrekullueshëm i Karaburunit, një plazh mahnitës që ofron gjithmonë kënde të reja të fshehura falë limaneve të tij të shumtë.

Ai ndodhet pranë bregut që rrethon Vlorën dhe është i njohur për rërën e bardhë me guralecë dhe ujin e pastër kristal të detit.

Nëse jeni në pjesën e detit Jon, mos humbisni Porto Palermon, një gadishull i vogël në krye të një fortese, të ndërtuar nga Ali Pasha i Tepelenës gjatë shekullit të XIX.

Ky plazh është vendi i përsosur për ata që e duan natyrën e egër dhe të pacënuar.

Megjithatë, nëse jeni në kërkim të jetës së natës dhe plazheve të mbushura me njerëz, vizitoni Plazhin e Dhërmiut, një nga më të famshmit në vend.

Këtu do të gjeni shumë vendas dhe shumë turistë të tërhequr nga ujërat e tij të mrekullueshëm dhe të pastra blu.

Së fundi, është Plazhi i Borshit, më i gjati në bregdetin shqiptar të Jonit.

Në fakt, ky plazh shtrihet në 3 kilometra vijë bregdetare dhe është vendi ideal për ata që duan të relaksohen.

Plazhi është i rrethuar nga një natyrë e përbërë kryesisht nga pemë ulliri dhe agrume.

Turistët që duan të bëjnë ecje mund të ndjekin rrugën përgjatë bregdetit, ndërsa ata që duan të zhyten në kulturën dhe historinë vendase mund të vizitojnë fshatin që ndodhet jo shumë larg detit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING