Connect with us

Kronike

Sherri nisi për një vajzë, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për të riun që vrau shqiptarin

Rigels Gjinaj, 34-vjeçari i cili mbrëmjen e 16 shtatorit të vitit të kaluar qëlloi për vdekje Emanuel Rrokun në një lokal në Turbigo (Milano) rrezikon burgim të përjetshëm.

Prokurori publik Ciro Caramore kërkoi dënim maksimal për të.

Si ndodhi ngjarja

Mbrëmjen e 16 shtatorit 2022, Rroku ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali përgjatë Via Allea Comunale në Turbigo. Në këtë moment, me sa duket ka lindur një debat për një vajzë me Rigelsin. Në debat e sipër që kulmoi me vrasje, 34-vjeçari shqiptar nxori pistoletën gjysmë automatike dhe qëlloi të paktën tre herë. Një plumb goditi bashkatdhetarin e tij 23-vjeçar dhe dy të tjerët plagosën dy persona.

23-vjeçari ka ndërruar jetë pak pasi ka mbërritur në spitalin e Legnano-s, ndërsa 34-vjeçari u shtrua për disa kohë në Gallarate për shkak të rrahjeve që ka pësuar atë mbrëmje.

Raporti balistik

Muajt e fundit pikërisht në atë lokal është bërë ekzaminimi balistik. Hetuesit e Parmës rindërtuan skenën e krimit, për të përcaktuar nëse ishte apo jo një vrasje me dashje. Nga ekspertiza konstatohet se gjuajtja vdekjeprurëse është qëlluar nga një distancë prej 25 deri në 45 cm, ka goditur gjerdanin e Rrokut dhe është devijuar drejt qafës së tij, shkruajnë mediat italiane.

“Nuk doja të vrisja njeri. Do të doja të kthehesha pas dhe të fshija gjithë këtë dhimbje”, deklaroi Rigelsi, i cili përfundoi në burg për vrasje.

 

Kronike

Dy makina tip “Benz” përplasen me njëra-tjetrën, dy të lënduar

Dy makina tip “Benz” janë përplasur pasditen e sotme në tunelin e Kalimashit, me drejtim lëvizjeje Milot-Morinë.

Dy pasagjerët, shtetasit D.T. dhe I.T, që udhëtonin me automjetin me drejtuese shtetasen M.T., janë dërguar në spital për kontroll mjekësorë.

Shërbimet e Policisë menjëherë bënë të mundur hapjen e rrugës dhe lëvizja e automjeteve vijon e lirë në tunel.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit

Continue Reading

Kronike

Agravon konflikti mes dy shoferëve, plagoset me thikë njëri prej tyre

Një shofer kamioni ka mbetur i plagosur me thikë këtë të mërkurë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Dy shoferë kamionësh janë konfliktuar midis tyre dhe për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Konflikti ka qenë për motive të dobëta ndërsa të dy mësohet se janë banues në Tiranë.

Policia ndërkohë ka shoqëruar në komisariat autorin për të vazhduar me procedurat, ndërkohë i plagosuri është transportuar në spital.

Continue Reading

Kronike

I dehur në timon dhe aksidentoi tre makina të parkuara, arrestohet punonjësi i Gardës

Një punonjës i Gardës është arrestuar nga policia pasi përplasi 3 automjete të parkuara dhe u largua nga vendngjarja.

Sipas policisë, 49-vjeçari, drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën “Zini Sako” tek vendi i quajtur Kryqëzimi i Porcelanit.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës Inspektor, 49 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi. Arrestimi u krye pasi rreth orës 20:00, duke udhëtuar me automjetin e tij në vendin e quajtur Kryqëzimi i Porcelanit, rruga “Zini Sako” ka dëmtuar tre automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pasi është kapur është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 4, ku nga veprimet procedurale ka rezultuar nën efektin e alkoolit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit” dhe “Largim nga vendi aksidentit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Continue Reading

Kronike

Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagoset shoferja (Detajet)

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “ Ura e Mbrostarit” në hyrje të Fierit. Mësohet se 2 automjete “ Tip Nisan” dhe “Wolsvagen“ janë përplasur me njëra-tjetrën ndërsa ka pasur vetëm me dëme materiale. Bëhet me dije se drejtuesja e mjetit “Wolsvagen” ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar në spitalin rajonal të Fierit ku mori ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Continue Reading

Kronike

Tiranë, sherr me armë të ftohta, vihet në pranga një person! 34-vjeçari përfundon në spital

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi u konfliktua me një shtetas tjetër, duke e plagosur me mjet prerës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën ‘Kadri Roshi’ në Tiranë. Shërbimet e komisariatit nr.6 menjëherë shkuan në vendngjarje ku kishte mbetur i plagosur V.B., 34 vjeç banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë vijoi puna për kapjen e autorit dhe në u bë e mundur vënia në pranga e E.L., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Si rezultat, u kap dhe u arrestua shtetasi E. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 32-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin V. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.’, thuhet ndër të jera në njoftimin e policisë.

Mësohet nga policia se konflikti mes dy personave nisi për motive banale, ndërkohë materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING